Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Rritja e rasteve të të moshuarve që jetojnë të vetmuar dhe gjenden të pajetë në banesat e tyre po kthehet në një fenomen shqetësues në qytetin e Korçës.
Ky realitet ka ngritur alarmin mes ekspertëve dhe institucioneve, duke nxjerrë në pah pasojat e emigracionit dhe braktisjes sociale.
Sipas sociologes Maria Dojçe, tkurrja e popullsisë në Qarkun e Korçës, e reflektuar edhe në statistikat e vitit 2023, po shoqërohet me rritjen e numrit të të moshuarve që jetojnë të vetëm.
Mbi 40% e tyre nuk kanë fëmijë pranë për t’u kujdesur, çka i ekspozon ndaj izolimit dhe vështirësive të përditshme.
Ajo thekson se kjo grupmoshë, e cila përballet me rënie të aftësive fizike dhe shëndetësore, e ka të vështirë të përballojë jetesën pa ndihmë, duke rrezikuar mirëqenien sociale dhe ekonomike.

"Edhe statistikat e INSTAT të vitit 2023 kanë theksuar një tkurrje të popullatës në Qarkun e Korçës. Kjo do të reflektohet edhe në rritjen e moshës së tretë të vetmuar, ku mbi 40% e tyre nuk kanë asnjë fëmijë brenda në qytet që të kujdeset për këtë grupmoshë. Është shumë e vështirë që kjo grupmoshë, e cila është duke dalë nga aftësitë e jetës, me rënie të aftësive vetjake, të vazhdojë ciklin e jetës shëndetshëm dhe në mirëqenie të plotë sociale e ekonomike."
Sociologia apelon për më shumë përgjegjësi nga ana e familjarëve, duke kërkuar që fëmijët të mos i braktisin prindërit, por të sigurojnë kujdes të vazhdueshëm për ta.
"Duhet një mbështetje edhe nga fëmijët, të cilët nuk duhet t’i braktisin në mënyrë kategorike prindërit. Fëmijët duhet të sigurojnë dikë që të kujdeset për ta, apo edhe të kthehen për të jetuar me prindërit e tyre."
Nga ana tjetër, edhe pse Bashkia e Korçës ka ndërmarrë nisma si qendrat ditore për të moshuarit, këto masa konsiderohen të pamjaftueshme. Sipas saj, nevojitet një shtrirje më e gjerë e shërbimeve sociale, përmes punonjësve që duhet të ndjekin të moshuarit në banesat e tyre disa herë në ditë.
"Nga ana tjetër, edhe institucionet, këtu i referohem më shumë bashkisë, e cila ka një politikë sociale shumë të mirë në vetvete me qendrat ditore që ka aktivizuar në qytetin e Korçës, por nuk mjafton. Në rastin e moshës së tretë, të prindërve të moshuar që jetojnë vetëm, nuk mjafton vetëm një qendër ditore, kryesisht për gratë, pasi burrat e kanë më të lehtë për të dalë nga shtëpia, për të kaluar disa orë në qendrat ditore e për të marrë shërbime. Gratë zakonisht rrinë brenda në shtëpi, nuk dalin ose janë të paafta edhe në aspektin shëndetësor. Në këtë rast, këto qendra ditore duhet të rekrutojnë punonjës të shërbimit social dhe të bëhet një grafik ditor që ata t’u shkojnë familjeve që janë në moshë të tretë dhe jetojnë të vetëm në shtëpi, të shkojnë 2 ose 3 herë në ditë për t’i parë, për t’u kujdesur e për t’i ndihmuar në shërbimet jetësore."

Një tjetër shqetësim mbetet edhe kapaciteti i kufizuar i rezidencave për të moshuarit, të cilat aktualisht janë të mbingarkuara dhe me lista pritjeje. Ndërkohë, kostot e këtyre shërbimeve mbeten të papërballueshme për shumicën, për shkak të pensioneve të ulëta. Ekspertët theksojnë se pa një ndërhyrje më të strukturuar dhe të koordinuar, fenomeni i vetmisë dhe braktisjes së të moshuarve rrezikon të thellohet edhe më tej.
"Kam dëgjuar që rezidenca e të moshuarve në Korçë i ka vendet e plotësuara dhe ka një listë pritjeje. Kjo është alarmante sa i përket braktisjes së moshës së tretë. Them se është shumë e rëndë që t’i lësh prindërit në këtë moshë, kur humbasin të gjitha aftësitë jetike e funksionale, t’i lësh të mbijetojnë në mënyrë dramatike. Jam në dijeni që është hapur edhe një qendër tjetër rezidenciale që ofron shërbime mjekësore, por edhe sociale për moshën e tretë, por edhe këto qendra duan një buxhet të caktuar dhe gjendje financiare të mirë. Pensionet aktuale në Shqipëri nuk ua mundësojnë personave të moshës së tretë që të paguajnë këto shërbime. Ndaj bashkia duhet t’u vijë në ndihmë me një grafik të posaçëm sipas lagjeve, ku dy herë në ditë të moshuarit të jenë nën vëzhgimin e punonjësve socialë."
Të dhënat e fundit e bëjnë edhe më alarmante këtë situatë. Vetëm në 6-mujorin e fundit janë regjistruar 6 raste të vdekjeve natyrale në banesë në të gjithë Qarkun e Korçës, ku 3 prej tyre janë shënuar në Maliq dhe 3 në qytetin e Korçës. Shifra që, përtej numrave, tregojnë një realitet të dhimbshëm të vetmisë dhe mungesës së kujdesit për moshën e tretë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe më të koordinuar nga familja dhe institucionet./ CNA
Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Sociologu Gëzim Tushi analizoi sot shkaqet kryesore të rri...
Mësuesi 52-vjeçar, Alban Bejleri, ndërroi jetë një ditë më...
Europa po shkon drejt rënies demografike, me popullsinë e ...
Për ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Varësia nga videolojërat nuk është një problem i së ardhme...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rreth 50 biznese të veshjeve në zonën e njohur si “Tregu M...
Temperaturat e oqeaneve arritën nivele rekord muajin e kal...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, krahas aspek...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...