web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthjellime dhe vranësira/ Moti për ditën e sotme

6 Prill 2026, 07:15, Sociale CNA

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë me forcë 1-3 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga