Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Ja si pritet të jetë moti për ditën e sotme
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...

Emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me të drejta të plota. Në vitin 2024, rreth 48.2 mijë shtetas shqiptarë morën shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.
Marrja e shtetësisë është procesi përmes të cilit një person bëhet ligjërisht qytetar i një shteti, duke fituar të drejta dhe detyrime ndaj tij, që më pas mundëson dhe marrjen e pasaportës së vendit përkatës.
Në krahasim me 2023-n, shtetësitë e dhëna për shtetasit shqiptarë nga një vend i BE-së janë rritur me 8.1%. në tre vitet e fundit, BE ka dhënë mesatarisht 44-45 mijë shtetësi në vit për shqiptarët, ritmet më të larta që nga 2018-a, duke treguar për një valë të re emigracioni në vend.
Që nga viti 2010, rreth 632 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë në një nga vendet e BE-së, ndërsa vetëm dekadën e fundit janë dhënë 522 mijë shtetësi. (shiko grafikun: Shtetësitë e dhëna për shtetasit shqiptarë nga BE). Niveli më i lartë ishte në 2016 dhe 2016, me rreth 60-67 mijë në vit.
Shifra prej 522 mijë shqiptarësh që kanë marrë një shtetësi të BE-së në dekadën e fundit përkon pak a shumë dhe me tkurrjen e popullsisë në vend që në periudhën gjatë dy censeve 2011-2023 u ul me rreth 420 mijë persona, e ndikuar në pjesën më të madhe nga emigracioni, por dhe nga rënia e shtesës natyrore të popullsisë, si rrjedhojë e lindjeve më të pakta.
Kryeson Italia, Greqia më dorështrënguar
Italia është shteti kryesor që u mundëson shqiptarëve që të marrin një pasaportë italiane. Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat e para, ky shtet ka dhënë 375 mijë shtetësi për shqiptarët.
Greqia, ndonëse ka një numër të ngjashëm emigrantësh me Italinë, të paktën rreth 500 mijë secili, a është më dorështrënguar për shtetësitë, duke dhënë 264 mijë të tilla, që nga viti 2007.
Edhe Gjermania po e lëshon dorën
Në Gjermani, për të marrë pasaportë duhet fillimisht të marrësh shtetësinë, zakonisht pas rreth 5 vitesh qëndrimi, me gjuhë gjermane (B1), të ardhura të mjaftueshme, pa probleme ligjore dhe me njohuri bazë për vendin. Edhe pse rregullat janë lehtësuar (nga 8 në rreth 5 vite), ajo mbetet më strikte se shumë vende të tjera të BE-së me kërkesa të qarta për gjuhën, të ardhurat dhe integrimin.
Ky shtet ka qenë i preferuar në valën e fundit të emigracionit dhe duket se shumë shqiptarë po i plotësojnë kushtet, teksa në vitin 2024 Gjermania lëshoi numrin më të lartë të shtetësive të dhënave ndonjëherë për shqiptarët, me 310 të tilla. Për krahasim, që nga 2002-shi deri në 2023-n, pra në 21 vjet, ky shtet kishte dhënë vetëm rreth 8100 shtetësi.
Në vend të katërt është Belgjika, që ka dhënë gjithsej rreth 8.7 mijë shtetësi për shqiptarët nga viti 2022, e ndjekur nga Franca (6480), Suedia (4,219), Irlanda (1,197), Spanja (1,157), Holanda (1,137). /Monitor
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Aksioni i ndërmarrë nga Prefektura e Korçës për largimin e...
Sipas agjencisë së të drejtave themelore të BE‑së (FRA), e...
Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Faqja ndërkombëtare, IQ Test ka publikuar të dhënat e mesa...
Këtë të diel, akrepat e orës shkojnë një orë para, duke ka...
Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Rastet e përsëritura të tentativave për vetëvrasje të vajz...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një raport i fundit i KLSH ka nxjerrë në pah se në shkolla...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Europian, num...
Pensionet shtetërore në Evropë ndryshojnë ndjeshëm nga një...
Sot, vendi ynë do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshë...
Agjencia e motit e OKB-së ka paralajmëruar se klima e Tokë...
Vetëm disa muaj më parë përfundoi një investim për rehabil...
Sipas një studimi të ri, rajonet më të varfra në Europë pë...
Mediat ndërkombëtarë kanë publikuar rezultatet e dy rendit...
Për ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...