web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Administratë haxhiqamiliste, “dum babën” e pushtetit

24 Korrik 2026, 19:25, Opinione CNA

Administratë haxhiqamiliste, “dum babën” e pushtetit

Në fjalën e mbajtur sot me Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar, kryeministri e njëherazi kryesocialisti Edi Rama, vuri theksin te sjellja e administratës.

Shembulli ishte një rast në Ministrinë e Bujqësisë apo raste të Ministrinë e Shëndetësisë, ku një qytetar kishte bërë një projekt një investimi me miliona euro, por askush nuk i kishte kthyer përgjigje, si edhe një nënë që kishte shkuar në protestë se mjeku i lagjes nuk shkonte në punë në orar dhe radhët të ishin shumë të gjatë.

Këto janë shumë pak për të folur.

Administrata shqiptare ka një mentalitet turkoshak, haxhiqamilist. Janë të gjithë të parimit “dum babën”. “Partia”, “kryeministri”, “Rroftë Edi Rama”, fiks si në rastin e atij djalit që kishte dalë në protestë dhe s'i kthehej përgjigje apo të atij që kishte shkruar për një protestë. Konsiderohet armik nga “haxhiqamilistët” e këtij e këtij vendi, që paguhen edhe nga demokratët protestues, qytetarët protestues, flamingot protestues apo dhe nga sorrat protestuese bashkë.

Kjo administratë ka një koncept haxhiqamilist me parimin “dum babën”, “kena Edi Ramën, e na mban në pushtet”.

Por jo, tashmë Edi Rama duket se e ka kuptuar se administrata e tij është thuajse jashtë kontrollit.

Një shembull konkret. Në një ministri një institucion fetar për një zgjidhje të një problemi disa minutësh ka bërë tre apo katër kërkesa. “Haxhiqamili” dhe “dum baba” që është Sekretari i Përgjithshëm në atë institucion dhe vartësit e tij kërkojnë aplikim pas aplikimi edhe pse komuniteti fetar e kishte kryer detyrën me ligjin dhe fajin për kalimin e afateve se kishin aplikuesit, por e kishte pikërisht ministria që s'kishte kthyer përgjigje. Si ky janë me dhjetëra raste.

“Haxhiqamilë” të shumtë në institucionet shqiptare! Ministra me mentalitet të tillë.

Kryeministri flet për korrupsionin. Ndoshta shpreson se nuk ekziston! Sa herë ngre një task-forcë ajo i dështon. Dhe gjërat kanë shkuar edhe më keq. Përgjigja është shumë e thjeshtë, se këto grupet e punës janë thjesht dhe vetëm të korruptuara dhe zhvasin më shumë xhepat e bizneseve. Për më tepër, kur bëhen nga këto task-forca, shumë prej tyre shkojnë si banditë. Nuk mund të thuhet që s'ka të ndershëm dhe profesionistë, por që shkojnë me kamxhik në dorë “hajde kaq, ta mbyllim se të kapëm”.

Janë bërë ‘turkoshakët’ e administratës si zagarët e gjahut. Dhe ky është problemi kryesor që ka sot qeveria. Një administratë turkoshake që bërtet “dum babën” me një mentalitet haxhiqamilist.

Ky është problemi.

Ndoshta janë lodhur shumë në pushtet patronazhistët, rilindasit, 99-shat, socialistët prej 13 vjetësh në administratë. Ndaj dhe në qoftë se ka një leksion që i duhet dhënë, atë duhet ta marrë administrata, jo vetëm nga lart poshtë. Por ndoshta edhe nga poshtë-lart./CNA





19:19 Opinione Lutfi Dervishi

Krahasuar me 2013

Sipas krahasimeve të fundit me mesataren e Bashkimit E...

Lajmet e fundit nga