web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fytyrën e kanë parkuar në vend të prapanicës”/ Rama targeton Ministrinë e Bujqësisë

24 Korrik 2026, 14:25, Politikë CNA

Pas Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama ka targetuar gjatë fjalës së tij edhe zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë duke treguar rastin e një fermeri i cili nuk kishte marrë përgjigje në lidhje me një projekt që mendonte të zhvillonte në Lushnjë.

Rama tha se në mesazhin e dërguar prej tij dhe të shumë prej protestuesve që ndodheshin në shesh për të protestuar kishte parë se sa e padurueshme ishte bërë për njerëzit mungesa e empatisë së njerëzve të shtetit.

Ai targetoi zyrtarët duke thënë se u flasin qytetarëve sikur të kenë karrigen në vend të fytyrës, ndërkohë që fytyrën e kanë parkuar në vend të prapanicës.

“Jam një katundar që e dua sadopak këtë vend. Unë fola me të, por në atë pasqyrën e bulevardit të flamingove ishin plot si ai. Ku unë pashë se sa e padurueshme është bërë për njerëzit mungesa e empatisë së njerëzve të shtetit. Arroganca e zyrtarëve pa gjak, që u flasin sikur të kenë karrigen në vend të fytyrës, ndërkohë që fytyrën e kanë parkuar në vend të prapanicës. Dhe këtu s'po flas fare, hiç, për ata që u kërkojnë dhe lekë, se pastaj ç'fjalim mbetet ky”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga