web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Elisa pëllumbesha në botën e çudirave nuk meriton replikë

23 Korrik 2026, 13:24, Politikë CNA

Kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën e tij në Kuvend pas deputetes socialiste Elisa Spiropali.

Berisha u shpreh se deputetja nuk meriton asnjë replikë, por, sipas tij, duhet folur vetëm për dhunën që, sipas tij, është ushtruar në protestë.

“Elisa pëllumbesha në botën e çudirave nuk meriton asnjë përgjigje. Kjo është replika ime ndaj saj. Sot problemi më madhor është barbaria e ushtruar ndaj protestuesve. Një njeri po lufton në urgjencën e spitalit, i kanë thyer brinjët dhe i kanë dëmtuar kafkën. Nuk ka seancë më të padenjë në historinë e këtij Parlamenti se sot. Kjo është replika ime ndaj pëllumbeshës në botën e çudirave”, tha Berisha.

Më herët gjatë fjalës së saj në foltore, Spiropali iu drejtua Berishës lidhur me protestat që po zhvillohen në vend dhe kërkesat e tyre.

“E ka guximin Sali Berisha të ndryshojë sistemin elektoral që e mban në krye të një partie, deputetët e së cilës e kanë frikë”, tha Spiropali. /CNA





Lajmet e fundit nga