web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligji për zonat e mbrojtura/ Rama, "shuplakë" opozitës dhe eurodeputetëve

24 Korrik 2026, 12:42, Politikë CNA

Ligji për zonat e mbrojtura/ Rama, "shuplakë" opozitës

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes me grupin e PS-së dhe qeverinë u ka dhënë një "shuplakë" opozitës dhe eurodeputetëve në lidhje me ligjin për zonat e mbrojtura.

“Në një dekadë në kemi bërë për florën dhe faunën një përmbysje historike me rezultate të pamohueshme. Bëmë ligjin e integruar me BE-në për zonat e mbrojtura dhe zgjeruam në mënyrë të ndjeshme sipërfaqen e tyre, shtuam kategorinë e mbrojtjes dhe e shndërruam nga një thirrje sporadike në një sistem. Ndryshimet e vitit 2024 në atë ligj u përdorën pa pushim për zjarrin e protestës, agjentë politikë përfshinë disa eurodeputetë që në rastin më të mirë nuk e kanë lexuar ose në rastin më të keq kanë dashur të besojnë rastin. Ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën europiane. Fatmirësisht nuk është fjala ime kundër fjalës së tyre, por ka një proces ku do të skanohen një për një me Komisionin Europian për ta përputhur 100% me direktivën e BE-së. Ky konflikt i stisur do të zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE-së”, tha Rama./ CNA

 





Lajmet e fundit nga