Leksion për "pelikanët"/ Kur Berisha dhe Rama do të iknin vetë
Prej 53 ditësh, Pelikanët e "ngulur", mbi shkopinjtë e dru...
Prej 53 ditësh, Pelikanët e "ngulur", mbi shkopinjtë e dru...

Sipas krahasimeve të fundit me mesataren e Bashkimit Europian, në vitin 2013 çmimet në Shqipëri ishin rreth 68% e mesatares europiane. Sot janë rreth 103.8%. Zyrtarisht, nuk jemi më një vend i lirë.
Prej vitesh na tregojnë grafikë për rritjen e PBB-së, pagës minimale, pagës mesatare dhe pensioneve. Të gjitha me shigjeta që ngjiten lart. Krahasimi bëhet gjithmonë me vitin 2013. Dhe shifrat nuk gënjejnë. Por të kujtojnë atë shprehjen shkodrane: “Lum çfarë ndëgjoj, mjer çfarë shoh!”
Paga minimale neto u rrit nga rreth 19 mijë lekë në vitin 2013 në 35.5 mijë lekë në vitin 2025, ose 87%. Në letër duket një rritje e respektueshme. Në dyqan, historia është tjetër.
Po, ka produkte që janë shtrenjtuar më pak se paga minimale: vaji i lulediellit (+33%), mishi i derrit (+48%) dhe portokallet (+74%). Për to, paga e fitoi garën.
Por shumica e produkteve bazë ecën shumë më shpejt. Djathi u rrit 243%, veza 192%, fasulet 150%, mollët 146%, kastravecët 137%, makaronat 132%, vaji i ullirit 122%, orizi 112%, ndërsa mishi i viçit u dyfishua.
Për një familje që blen çdo javë bukë, qumësht, vezë, djathë dhe mish, kostoja e jetesës është rritur më shpejt se paga.
Edhe më e fortë bëhet kjo tablo te pensionistët. Pensioni mesatar u rrit nga 14 mijë në rreth 20 mijë lekë, vetëm 43%. Krahasuar me këtë ritëm, pothuajse çdo produkt bazë i shportës është shtrenjtuar shumë më tepër. Djathi afro gjashtë herë më shpejt, veza dhe fasulet tre deri katër herë më shpejt, ndërsa buka, qumështi, orizi dhe makaronat rreth dy deri në tre herë më shpejt.
Ka edhe një shifër që nuk ka nevojë për supermarket.
Nga viti 2020 deri në vitin 2025, paga neto mesatare e deputetit u rrit 126%. Në të njëjtën periudhë, paga minimale neto u rrit 54%, pensioni mesatar 28% dhe pensioni minimal vetëm 18%.
Pra, ndërsa qytetarët ndiqnin me ankth rritjen e çmimeve të bukës, djathit dhe vezëve, ata që votojnë buxhetin e shtetit panë pagat e tyre të rriteshin më shpejt se të çdo grupi tjetër.
Ekonomia mund të jetë rritur në letra. Edhe pagat mund të jenë rritur në statistika. Por për shumicën e njerëzve është si të mbushësh një kovë me ujë, kur fundi i saj është i çarë.
GDP-ja nuk hahet, grafikët nuk gatuhen dhe krahasimi me vitin 2013 nuk bind askënd që del çdo ditë për pazar./ CNA


Pas protestës, “dhuna” dhe debati janë zhvendosur në rrjet...
"Një diktaturë e përsosur ka pamjen e një demokracie, por ...
Jam pro eutanazisë dhe miratimit të një ligji për eutanazinë...
Është përmendur aq shumë herë nëpër shhkrime e citime saqë...
A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar? ...
Deklarata e Snezhana Paunoviç, ministre në qeverinë e Serb...
Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshë...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e rëndë t...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Kam disa kohë që po lexoj me vëmendje komentet poshtë post...
Ndikimi i figurave publike në debatin politik është një ti...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Publiku nuk ka gjithmonë prova të drejtpërdrejta, por ka s...
Shpesh censura paraqitet si problem i medias. Në të vërtet...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Si ka mundësi që monedha e një prej zonave ekonomike më të...
Në Shqipëri po rishkruhet një histori biblike, ajo e David...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...