web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Leksion për "pelikanët"/ Kur Berisha dhe Rama do të iknin vetë

23 Korrik 2026, 15:00, Opinione Muharrem Meko

Leksion për "pelikanët"/ Kur Berisha dhe Rama do të

Prej 53 ditësh, Pelikanët e "ngulur", mbi shkopinjtë e drunjtë, vazhdojnë të valviten në ajër, nën slloganin "Rama ik, Rama në burg, Berisha në burg" e që për hir të së vërtetës, fillimisht morën vëmendjen e publikut të gjerë, madje, deri edhe përtej kufijve të 1913-s.

Ndërkohë që "i modhi", si sportist e artist që ka qenë e gjeti "ilaçin", fët e fët e si për ta asfiksuar atmosferën e elektrizuar nga thirrjet frenetike të protestuesve në adresë të tij, hodhi zarin e radhës; reformën teritoriale!

Hakun të mos ja hamë, i funksionoi për bukuri, përveçse "revolucionarët" janë katandisur në një grusht  "buzëfryrash" e qeleshexhinjëve të mirëpaguar, nëpër ekrane s'flitet për gjë tjetër, përveçse, numri i bashkive!

Ideologët e vlerësojnë si shumë produktive, sidomos kur e shoqërojnë edhe me argumentin e "shkurtimit të shpenzimeve për shërbimet ndaj qytetarit", ndërkohë që unë them se, "rendimenti" i këtij aksioni do të shumëfishohej nëse "hanxhari" i kësaj reforme, do të binte edhe mbi konsumatoren kryesore të fondeve marramendëse, ADMINISTRATËN e Shtetit!

Që s'besoj se gaboj nëse them se, ka shkuar mëse dyfishin e kohës kur Shqipëria numëronte një numër popullsie prej afro 4 milionë ose dyfishin e kësaj aktuale!

Dhe çfarë administrate ishte, se, në cilësi e prezencë, e pastër, e larë , e rruar, e mësuar , e shkolluar , atdhetare, e kulluar. Meshkujt; të veshur si njerëz, me pantallona "pa xhepa" e jo si këta të sotmit që u duken edhe të përbrendeshmet! A thua se i kanë kafshuar qentë!

Femrat, vetëtinin si yje të asaj Shqipërie hallemadhe e jo si sot, me mini e bythë jashtë, biba të neveriteshme e laraska të pështira që qelbin zyrat e shtetit!

Ndaj do t’iu sugjeroja atyre 100 Petritave me në krye atë "kokëndriturin", që t’i lënë thirrjet Rama ik e Berisha ik, po "programit" të tyre t'i shtohej edhe:

1 - Përgjysmimi i të ashtuquajturve deputetë e deputetleshka ç’ka do të thotë, as më pak e as më shumë, përgjysmim i  miliardave të destinuara, pikërisht për këtë lloj paraziti me mandat!

2- Përgjysmim i ministreshkave dhe ministrave, Drejtorëve e Drejtoreshkave  qëndrore, çka do të thotë automatikish, (vë bast me kë të dojë ) se, efektet pozitive do t'i prekinim qysh të nesërmen, kur të shikojmë se korrupsioni galopant, do të shënojë rënien drastike deri edhe 50 %.

Shënim: nëse e bëjnë këtë gjë, të jenë të sigurt se edhe thirrjet Rama ik e Berisha ik, s’do të kenë me vlerë... Rama e Berisha do të iknin vetë!/ CNA





19:19 Opinione Lutfi Dervishi

Krahasuar me 2013

Sipas krahasimeve të fundit me mesataren e Bashkimit E...

Lajmet e fundit nga