web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama, mesazh publik protestuesve/ Porosi socialistëve

24 Korrik 2026, 13:32, Politikë CNA

Rama, mesazh publik protestuesve/ Porosi socialistëve

Kryeministri Edi Rama u ka përcjellë një mesazh publik protestuesve duke u thënë se i ka dëgjuar të gjitha thirrjet dhe ankesat e tyre.

Po ashtu u ka dhënë porosi socialistëve se besimi i popullit nuk vritet me një krismë, por largohet kur trazohet uji.  

“Ju kam dëgjuar. Flamingot nuk i mban në lagunë uji i trazuar, i mban uji i qetë. Kur uji trazohet, ikin. Kështu është besimi i një populli, nuk vritet me një krismë, largohet kur trazohet uji. Nuk rikthehet me thirrje, por vetëm kur gjen ujin miqësor.

Të mbledhim ngado nga të gjitha burimet ujin e trazuar të besimit dhe ta bëjmë me empati. Rilindja 2.0 është emri që i vumë ciklit të ri politik, 'Besa' është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga