web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Rama, dorëhiqu!"/ Mbahet sot protesta e 55-të kundër qeverisë

24 Korrik 2026, 20:09, Politikë CNA

"Rama, dorëhiqu!"/ Mbahet sot protesta e 55-të kundër

Këtë të premte po zhvillohet në Tiranë protesta qytetare e 55-të kundër qeverisë.

Edhe sot, qytetarët janë grumbulluar si zakonisht në sheshin 'Skënderbej'.

Me postera e pankarta në duar, protestuesit do të zhvendosen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbajnë disa fjalime.

Më tej, protestuesit do të vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare./CNA





Lajmet e fundit nga