"Arti në duart e gruas”/ Korça pasurohet me një atelie të re kushtuar artizanatit
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...

Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në Fondin 153, gjeta një dokument me shumë vlera për mua. Ky dokument arkivor hedh dritë mbi figurën e stërgjyshit tim (babait të gjyshit), Hafiz Emin Cangonjit, i cili në shkresat zyrtare të kohës shënohet sipas patronimit si Hafiz Emin Musa.
Dokumenti i datës 23 Tetor 1921 është një "Letër Propozimi". Përmes këtij akti, banorët dhe krerët e komunitetit u mblodhën për të votuar dhe zgjedhur Kryetarin (Myftarin) e ri të lagjes së tyre, pas ndarjes nga jeta të paraardhësit, Abidin Veliu.
Besimi i komunitetit i udhëhequr nga "ndërmjetësit" e lagjes iu delegua pikërisht Hafiz Emin Cangonjit. Ai u zgjodh Kryetar i lagjes më të vjetër, më të rëndësishme dhe historike të qytetit: Lagjes së Sahatit. Kjo zonë përbënte zemrën e vjetër të Korçës, ku lartësohej jo vetëm Kulla e Sahatit, por edhe Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit — objekti i kultit dhe monumenti më i vjetër arkitekturor i të gjithë qytetit, i ndërtuar që në agimin e themelimit të Korçës.
Lidhja e stërgjyshit me këtë pjesë të shenjtë të qytetit ishte e hershme dhe e përditshme. Hafiz Emini e kishte shtëpinë e tij fare pranë kësaj qendre dhe shërbente si klerik e punonte pikërisht në Xhaminë e Iljaz Mirahorit, duke gëzuar një respekt të jashtëzakonshëm mes bashkëqytetarëve për integritetin dhe dijeni e tij. Pasi banorët hodhën firmat e tyre dhe e zgjodhën me votim unanim, ky vendim popullor u përcoll zyrtarisht për aprovim në Prefekturën e Korçës, duke u vulosur e protokolluar si një akt legjitim i shtetit shqiptar.
Sot, ky dokument i më bën krenarë. Ai dëshmon se si stërgjyshi ynë, Hafiz Emin Cangonji, la gjurmët e tij të pashlyeshme në organizimin civil dhe shpirtëror të Korçës, duke udhëhequr me nder lagjen që ngriti themelet e qytetit tonë.
Transkipti i dokumentit:
Letër – Propozimi: Për Myftar dhe antarë të famulisë sè Sahatit.
Duke pare se famulia jonë “Sahat” mas vdekjes të myftarit Abidin Veliut mbeti pa myftar, dhe dyke ndjer ndevojen e nji myftari për t’u për kujdes për famulinë tone, të nënëshruarit në mbledhjen që bëmë sot më 23 tetor 1921 për këtë çështje me pranimin e gjithë ndejnjësve të famulisë tone vendos’më për myftar Hafës Emin Musa dhe anëtarë Z.Z. Belul Lytfi dhe Riza Kadi Dërsniku të cilët që të tre janë njeres të nderçëm dhe të zotrit me mbane deyterat qe i përkasin.
Prandaj për t’u pranuar zyrtarisht dhe për t’u dhënë Vula e famulise me dëshirën e të gjithëve shkruhet kjo letër propozimi e cila i paraqitet Prefekturës për pranimin e të përmendurve.
Korçë me 23 Tetor 1921
Nëpunësit e famulisë Sahat.
Nënshkrimet dhe Emrat
• Hafës Emin Musa
• Emin Seizniku
• Nazim Idris
• Belul Lytfi
• R. Kadi
• Memet
• Haxhi Musa (H. Emin)
• Abidin ...
• Abidin Gashi
• Osman Zyber
• Balil ….
• Fuad D...
Prefektur’ e Korçës
V. Nr. 4447
Drejtor. të Policis për anketë mbi moralë e të propozuarve këshillë dhe në kanë kualitetet e duhura ligjore.
K. më 24.10.21
Pref. i Korçës
(Firma)
________________________________________
Drejtoris e Policis
Prefekturës
Këtu
Marrim nderë t'u njoftojmë si pas anqetit të bëmë Kryeplaku i Lagjes Sahat ashtu dhe anetarët janë të Ndershëm për detyrat që u-zgjodhë jemi të mendimit që të pranohen.
K. 29.10.21
Drejtor' i Policis
Nik. Dishnica
Drejtorja e Policies
Komiseri
Për anqetë mbi Zoterintë që janë zgjedhur nga ndenjësit
e famulis Sahat nji-1- Myftar dhe 2 Anetarë.
K. 28.10.21
Drejtor' i Policies
Nik. Dishnica
Pref. e Korçës
Nr. —
Shërb. të Arqivës
Pranohet dhe ti bëhet emërimi.
K. më 31.10.21
Pref. i Korçës
(Firma)
Drejtorja e Policies
Nro 3091
N/Komisarit Tregut
Njoftoni familjen e përmendur, që të propozojnë nji tjetër në vend të djalit Abidin, se është
nga mosha e vogël.
Për Drejtor' i Policies
(Firma)
Korçë, 5/12/21
Komisaria e Korçës
Drejtoris Policies
Marim nderë t'ju bëjmë të njohturë pas anqetit që rrodhi mbi Kryeplakun
dhe Këshilltarjet që kanë propozuarë famullia Sahatitë Janë nga morali dhe nga karakteri të
pëlqyerë dhe gati me pranu dhe jemi të mendjes që të pranohenë Kryeplaku dhe të dy 2 anëtarët
me nderë
Komisari(Firma)
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...