web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alternime vranësirash mesatare/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

14 Prill 2026, 07:11, Sociale CNA

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në veri.

Reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të bëhen prezente prej orëve të pasdites deri të mbrëmjes në malësitë zonës së veriut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga