Inaugurohet Akademia e Arteve Marciale në Bilisht, një mundësi e re për të rinjtë
Qyteti i Bilishtit ka tashmë një hapësirë të re sportive n...

Transformimi digjital në Ballkanin Perëndimor po kalon nga aksesi në internet drejt një përdorimi më cilësor, ndonëse me ritme të ndryshme midis qytetarëve dhe bizneseve.
Bazuar në gjetjet e detajuara të raportit DESI 2025 nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), vërehet zhvillim pozitiv në mbulimin me rrjete celulare 4G dhe një rritje të ndjeshme të kompetencave digjitale bazë; megjithatë, mbetet ende një hendek i konsiderueshëm në krahasim me standardet e Bashkimit Europian, veçanërisht në adoptimin e teknologjisë 5G dhe integrimin e inteligjencës artificiale në biznese dhe njohuritë e dobëta të popullatës mbi mjetet digjitale.
Serbia, lideri digjital në rajon
Serbia është motori teknologjik i rajonit, me treguesit më të lartë në integrimin e teknologjisë nga bizneset. Rreth 7% e bizneseve serbe përdorin inteligjencën artificiale, rreth 25% përdorin Cloud dhe gjithashtu 28.4% përdorin analizim të dhënash.
Aftësitë digjitale janë pika e fortë e Serbisë, ku specialistët e TIK-ut përbëjnë 4.3% të fuqisë punëtore, duke iu afruar mesatares së BE-së, dhe 33.6 për qind e popullatës zotëron njohuritë digjitale bazë. Infrastruktura është shumë e avancuar me 73% mbulim VHCN, duke përgatitur terrenin për 5G.
Edhe në shërbimet publike Serbia qëndron lart me 69% të qytetarëve që përdorin e-Government, ndërsa shitjet online nga bizneset arrijnë në 30.2%, duke treguar një ekonomi digjitale të mirëfilltë dhe të maturuar. Serbia është pozicionuar si lideri industrial i rajonit në aspektin digjital, duke u afruar më shumë se kushdo tjetër me standardet e Bashkimit Europian.
Ky shtet ka arritur të krijojë një ekosistem ku inovacioni është prioritet, duke regjistruar shifrat më të larta të bizneseve që përdorin inteligjencën artificiale, analizën e të dhënave masive (Big Data) dhe faturimin elektronik. Qytetarët serbë posedojnë aftësitë digjitale më të avancuara në rajon, falë një numri të madh specialistësh të TIK-ut.
Shqipëria, shërbimet publike bëhen digjitale, por qytetarët dobët me njohuritë
Në Shqipëri transformimi digjital ka ecur me dy shpejtësi të ndryshme. Nga njëra anë, vendi shënon performancën më të lartë në sferën e shërbimeve publike digjitale, ku portali e-Albania ka arritur të integrojë pothuajse të gjitha ndërveprimet e qytetarëve me shtetin, duke e renditur Shqipërinë në krye për numrin e përdoruesve të e-Government. Megjithatë, kjo arritje në administratë nuk është reflektuar ende plotësisht në sektorin privat.
82% e qytetarëve në Shqipëri që përdorin internetin tashmë ndërveprojnë me shtetin përmes platformave digjitale, ndërsa vetëm 22.9% e ndërmarrjeve përdorin shërbime Cloud dhe 9.2% kanë integruar inteligjencën artificiale në proceset e tyre.
Sa i përket aftësive digjitale, rreth 23.3% e popullsisë zotëron aftësi bazë dhe gjithashtu vendi vuan nga një numër i ulët i specialistëve të TIK-ut, të cilët përbëjnë vetëm 1.8% të fuqisë punëtore.
Infrastruktura mbetet e fortë në mbulimin celular me 98.2% të popullsisë të mbuluar me internet nga telefoni. Bizneset shqiptare mbeten ndër më të ngadaltat në rajon për sa i përket adoptimit të teknologjive të avancuara si shërbimet Cloud dhe analizimi i të dhënave. Ndërsa 24.4% e bizneseve realizuan shitje online vitin e kaluar.
Kosova ka avantazh popullsinë e re
Kosova gëzon një nga nivelet më të larta të depërtimit të internetit në rajon, me 99% të familjeve që kanë akses në internet, kryesisht falë shtrirjes agresive të fibrës optike. Kjo ka krijuar një shoqëri shumë aktive ku 92% e individëve përdorin internetin çdo ditë, kryesisht për komunikim.
Sektori i bizneseve TIK është shumë produktiv, duke kontribuar ndjeshëm në eksporte, por digjitalizimi i bizneseve të tjera mbetet mesatar, pasi vetëm 2.6% e bizneseve kryejnë shitje online, 5.6% përdorën shërbimet Cloud dhe vetëm 1% integruan inteligjencën artificiale në punën e tyre, por sakaq 37.7% e qytetarëve kanë njohuritë digjitale bazë.
Ecuria e Kosovës udhëhiqet nga një popullsi jashtëzakonisht e re dhe vitale, e cila ka diktuar një shkallë shumë të lartë të përdorimit të internetit. Vendi shquhet për mbulimin e gjerë me rrjete broadband, ku investimet në infrastrukturën fikse kanë tejkaluar shumë vende të rajonit, duke u siguruar qytetarëve qasje të shpejtë në internet edhe në zona më të thella.
Maqedonia e Veriut, biznesi po ecën me teknologjinë
Maqedonia e Veriut tregon një ekuilibër interesant, veçanërisht në tregtinë elektronike ku 23% e bizneseve realizojnë shitje online. Rreth 38% e qytetarëve zotërojnë aftësi digjitale bazë, një shifër mbi mesataren e Ballkanit. Infrastruktura broadband mbulon 85% të zonave urbane, por investimet në zonat rurale mbeten pas.
Në shërbimet publike, rreth 52% e popullsisë shfrytëzon portalet qeveritare, ndërsa integrimi i teknologjive të avancuara si Cloud nga bizneset është në nivelin 28 për qind, nga më të lartët në rajon, teksa 8% e bizneseve kanë integruar inteligjencën artificiale në proceset e tyre të punës.
Specialistët e TIK-ut zënë 3.3% të fuqisë punëtore. Në Maqedoninë e Veriut, progresi është më i dukshëm në fushën e tregtisë elektronike dhe harmonizimit të kuadrit ligjor me atë europian.
Bizneset maqedonase kanë treguar një pjekuri të lartë në përdorimin e platformave online për të shitur produktet e tyre, duke udhëhequr rajonin për sa i përket përqindjes së SME-ve që operojnë në e-commerce.
Mali i Zi, qytetarët më vigjilentë për shërbimet digjitale
Mali i Zi shquhet për gatishmërinë e lartë të qytetarëve për të adoptuar shërbime financiare dhe edukative online. 37% e malazezëve përdorin shërbimet digjitale publike dhe aftësitë digjitale bazë te popullsia janë në nivelin 52%. Infrastruktura celulare është shumë e zhvilluar me mbulim 94% të popullsisë me internet 5G. 28% e bizneseve përdorin Cloud dhe 26.4% e bizneseve shesin online.
Mali i Zi ka ndërtuar një profil digjital të orientuar drejt shërbimeve dhe individit. Vendi ka arritur të ketë shkallën më të lartë të përdorimit të bankingut online nga qytetarët, duke reflektuar një besim të lartë te siguria digjitale. Një pikë e fortë e këtij shteti është dëshira e popullsisë për të ndjekur kurse trajnimi online, duke e bërë Malin e Zi një destinacion tërheqës për fuqinë punëtore digjitale globale.
Bosnjë dhe Hercegovina, bizneset mirë me shërbimet e avancuara digjitale
Bosnjë dhe Hercegovina gjendet në një fazë fillestare të transformimit digjital në krahasim me fqinjët e saj. Pengesat kryesore kanë qenë mungesa e një legjislacioni të unifikuar për nënshkrimin elektronik dhe fragmentimi administrativ, gjë që ka vështirësuar krijimin e shërbimeve publike digjitale të integruara. 30.1% e qytetarëve zotërojnë aftësi digjitale në nivelin bazë.
Shërbimet publike digjitale përdoren nga vetëm 43.3% e popullsisë, kryesisht për shkak të mungesës së një infrastrukture të unifikuar të e-ID. Infrastruktura e internetit ka një mbulim të lartë të tipit VHCN në 57.4%. 18.1% e ndërmarrjeve përdorin shërbime Cloud dhe 6.4% përdorin inteligjencën artificiale.
Gjithashtu 24% e bizneseve në Bosnjë shesin online dhe 38.6% e tyre përdorin shërbimet Cloud dhe bëjnë analizë të dhënash./Monitor
Qyteti i Bilishtit ka tashmë një hapësirë të re sportive n...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kus...
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Fshati Mëmëlisht në Pogradec po përballet me një situatë s...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ky vit ka sjellë shumë artikuj që e krahasojnë varësinë ng...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Faktorët e rrezikut psikosocial, duke përfshirë orët e gja...
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë...
Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar në plagosje me th...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Brenda Shërbimit Informativ Sekret të Britanisë, MI5, një ...
Aeroporti Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta ka ruajt...
Ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kusht...
Shqiptarëve iu mungon thellësisht ndjenja e angazhimit qyt...
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte a...
Juglindja e vendit vijon të mbetet një nga destinacionet m...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...