web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthjellime dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

28 Prill 2026, 07:11, Sociale CNA

Kthjellime dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut. Temperaturat do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius. 

Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 1-2 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga