Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Qyteti i Bilishtit ka tashmë një hapësirë të re sportive në shërbim të të rinjve. Këtë të mërkurë është inauguruar zyrtarisht Akademia e Arteve Marciale, një nismë që synon të promovojë sportet luftarake dhe të krijojë mundësi të reja për aktivizimin e fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete sportive.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Andrea Balli”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor, trajnerë, sportistë, si dhe qytetarë të kësaj bashkie.
Aktiviteti u shoqërua me demonstrime të teknikave të taekwondo-së dhe ndeshje boksi, të cilat sollën një atmosferë të veçantë te publiku.
Kjo akademi vjen si një përgjigje konkrete ndaj nevojës që kanë pasur të rinjtë e zonës për të praktikuar sporte të tilla, pa qenë të detyruar të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera.

"Një mundësi e artë për qytetin e Bilishtit. U hap Akademia e Arteve Marciale në këtë qytet, me mundësinë e kryetarit të bashkisë dhe Bashkisë Devoll. Ua dha këtë mundësi të artë qytetarëve të saj, rinisë së saj, për të praktikuar sportet marciale luftarake si taekwondo dhe boks. I mirëpresim që të gjithë, edhe fëmijët nga mosha 4 vjeç e sipër që të ushtrohen në Akademinë e Arteve Marciale në Bilisht. Dua të përmend edhe diçka tjetër, që shumë të rinj nga qyteti i Bilishtit vinin për t'u stërvitur në akademinë që ndodhet në Korçë. Për ta ishte një surprizë shumë e madhe që u bëri kryetari dhe ne si akademi, që tashmë jemi në qytetin e tyre që ata ta kenë më të lehtë për t'u stërvitur”, tha Dorian Potka, trajner i arteve marciale.
Mbështetja e Bashkisë Devoll ka qenë kyçe në realizimin e kësaj nisme, duke e kthyer atë në një projekt konkret në funksion të komunitetit.

"I urojmë mirëseardhjen dhe një fillim të mbarë për këtë nismë që kemi marrë ne si bashki nëpërmjet Qendrës Kulturore të Fëmijëve, për të zhvilluar në bashkinë tonë një sport të ri që i ka munguar kësaj bashkie dhe këtyre fëmijëve të cilët e ardhurojnë sportin e taekwondo-së. Është një nismë e propozuar nga autori, por bashkia e mbështeti dhe do të bëjë gjithçka mundet për ta mbështetur edhe më tej", ka deklaruar kryebashkiaku Eduard Duro.
Përfaqësues të sportit në nivel rajonal vlerësuan bashkëpunimin mes institucioneve dhe aktorëve sportivë, duke e konsideruar atë një model për t’u ndjekur.

"Një iniciativë dhe një bashkëpunim i mrekullueshëm që të hapet një derë për sportin. Nuk hapim vetëm një derë për sportin, por për të ardhmen e të rinjve që do t'i bashkohen këtij sporti jo kaq të thjeshtë, e jo vetëm taekwondo, por disa lloje sportesh. Është një bashkëpunim që duhet të marrin shembull të gjithë drejtuesit, jo vetëm lokalë, por dhe qendrorë”, u shpreh Pavlina Evro, presidente e Komitetit Olimpik Rajonal Korçë, kampione atletike.
Hapja e Akademisë së Arteve Marciale në Bilisht pritet të ndikojë pozitivisht jo vetëm në zhvillimin sportiv të të rinjve, por edhe në përfshirjen e tyre në aktivitete të shëndetshme, larg fenomeneve negative.
Me këtë iniciativë, Bilishti i shtohet hartës së qyteteve që po investojnë në sport dhe në të ardhmen e brezit të ri, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e talenteve dhe promovimin e një stili jetese aktiv./ CNA
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kus...
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Fshati Mëmëlisht në Pogradec po përballet me një situatë s...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ky vit ka sjellë shumë artikuj që e krahasojnë varësinë ng...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Faktorët e rrezikut psikosocial, duke përfshirë orët e gja...
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë...
Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar në plagosje me th...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Brenda Shërbimit Informativ Sekret të Britanisë, MI5, një ...
Aeroporti Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta ka ruajt...
Ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kusht...
Shqiptarëve iu mungon thellësisht ndjenja e angazhimit qyt...
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte a...
Juglindja e vendit vijon të mbetet një nga destinacionet m...
Inteligjenca Artificiale (IA) po riformëson tregjet e punë...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...