web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

30 Prill 2026, 07:04, Sociale CNA

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët si dhe me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut.

Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 28 gradë Celsius.  

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga