Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...

Raporti i detajuar i konsumit të barnave për muajin mars 2026 bazuar në listën e rimbursimit nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore tregon se popullata shqiptare po vuan nga përhapja e lartë e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe gastritit.
Lista tregon se sëmundjet Kardiovaskulare mbeten kategoria me volumin më të lartë të rimbursimit. Gjatë muajit mars, vetëm për kontrollin e tensionit arterial dhe ritmit kardiak, janë rimbursuar dhjetëra mijëra paketime.
Për shembull, bllokuesit e kanaleve të kalciumit si Amlodipina dhe Lercanidipina shënojnë shifra të larta konsumi, ku vetëm disa prej brendeve kryesore arrijnë në mbi 10,000 paketime secila. Kjo tregon se hipertensioni është sëmundja me shtrirjen më të gjerë gjeografike dhe moshore në vend. Gjithashtu aspirina protekt konsumohet në masë.
Diabeti pason si kategoria e dytë për nga sasia e barnave të shpërndara. Metformina, si mjekimi bazë për diabetin Tip 2, shënon shifra rekord. Nga të dhënat e muajit mars, rezulton se variantet e ndryshme të Metforminës (si Siofor apo Glucophage) janë rimbursuar në sasi që i kalojnë 20,000 paketime në total.
Ndërkohë, te insulinat, vihet re një dominim i insulinave me veprim të shpejtë si Novorapid (mbi 4,000 njësi) dhe insulinave bazale si Lantus apo Tresiba, që dëshmon për një numër të lartë pacientësh që varen nga terapia me injeksion.
Sëmundjet e sistemit tretës zënë një vend të rëndësishëm në hartën e konsumit. Barnat anti-ulcer dhe ato për mbrojtjen e stomakit, si Omeprazoli, shfaqen me një sasi totale rimbursimi prej mbi 18,000 paketimesh (ndarë mes brendeve Ulcozol, Omeprazid, etj.). Kjo tregon për një incidencë të lartë të problemeve gastrike në popullatë.
Shëndeti okular (Glaukoma) dhe Sistemi Nervor përmbyllin listën e kategorive me konsum të lartë. Për trajtimin e Glaukomës, produkti Travatan shënon një sasi prej rreth 4,930 paketimesh, ndërsa Xalatan rreth 1,394, duke treguar një fokus të lartë te shëndeti i syrit te moshat e thyera.
Për sa i përket sistemit nervor, barna si Levetiracetam për epilepsinë dhe Donepezil për Alzheimerin shënojnë konsum të qëndrueshëm, duke pasqyruar nevojat e vazhdueshme të pacientëve me sëmundje degjenerative.
Ky vëllim i lartë i barnave të rimbursuara tregon se buxheti i shtetit po orienton pjesën më të madhe të fondeve drejt menaxhimit të sëmundjeve kronike jo-ngjitëse, të cilat dominojnë profilin shëndetësor të popullatës shqiptare në vitin 2026./ Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Tri dekada pas një prej tragjedive më të rënda që ka shënu...
Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8...
Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një shpërthim vdekjeprurës i hantavirusit të rrallë në bor...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Shqipëria është ndër vendet europiane ku emigracioni mund ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Studentët shqiptarë po largohen drejt universiteteve jasht...
Shqiptarët kanë rritur investimet në pasuri të paluajtshme...
Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Pasojat e reshjeve intensive të muajve nëntor dhe dhjetor ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndarë një njoftim li...
Plakja e popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bë...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Për ditën e diel, priten kushte atmosferike relativisht të...
Ekstremet klimatike po e intensifikojnë ndjeshmërinë e Eur...
Një analizë e re mbi trendet demografike globale tregon se...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohen detaje lidhur me vrasjen me armë zjarri që ndodhi...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që u reg...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ësh...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion Cessna 402...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aj...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...