web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe alternime kthjellimesh/ Parashikimi i motit, e diel, 10 maj 2026

10 Maj 2026, 08:11, Sociale CNA

Të dielën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme.

Reshje të herëpashershme shiu kryesisht të karakterit lokal parashikohen në pjesën e parë të ditës, prej orëve të mesditës e pasdite reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e në mënyrë të lokalizuar shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore në jug të territorit, sipas SHMU. 

Reshjet e herëpasherëshme të shiut kryesisht të karakterit lokal mbeten prezente në relievet malore në veri.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.





Lajmet e fundit nga