web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe reshje shiu në qendër dhe në jug të territorit/ Moti për ditën e sotme

14 Maj 2026, 07:10, Sociale CNA

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura kryesisht në qendër e jug të vendit.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 25 gradë Celsius.

Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në qendër e jug të territorit.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të jetë me intensitet të ulët të karakterit lokal, përgjatë relieveve malore në lindje shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga