web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parashikimi i motit/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira

19 Maj 2026, 07:14, Sociale CNA

Parashikimi i motit/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Dallgëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë./CNA





Lajmet e fundit nga