web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Parashikimi i motit, 18 maj 2026

18 Maj 2026, 07:08, Sociale CNA

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në male në veri e lindje të territorit, nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta e të izoluara shiu, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

 





Lajmet e fundit nga