Ngricat shkatërrojnë pemëtarinë në Devoll/ Fermerët: Dëmi është katastrofik
Ngricat e forta të datave 3 dhe 4 maj kanë sjellë një situ...
Sistemi arsimor parauniversitar në vend po përballet me një tkurrje të shpejtë të numrit të nxënësve, si pasojë e faktorëve demografikë me plakjen e popullsisë dhe emigracionit në moshat e reja.
Të dhënat më të fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se brenda vetëm një viti akademik 2024-2025, numri i përgjithshëm i nxënësve që ndjekin arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm ka pësuar një rënie me 10,020 persona ose 3%. Numri total i të regjistruarve në të gjitha nivelet arsimore ka zbritur nga 349,827 nxënës që ishin në vitin akademik 2023-'24, në 339,807 nxënës në vitin vijues 2024-'25.
Duke marrë në konsideratë se numri mesatar i nxënësve për kasë është 25, i bie që gjatë vitit shkollor 2024-2025 të jenë mbyllur 400 klasa.
Kjo rënie reflektohet në mënyrë të ngjashme në të gjitha ciklet e shkollimit, por goditjen më të rëndë e ka marrë arsimi fillor, i cili ka humbur numrin më të madh të nxënësve. Ky cikël ka pësuar një tkurrje prej 4,710 fëmijësh më pak, duke u tkurrur me 3% dhe duke zbritur në 136,379 nxënës të regjistruar. I njëjti trend negativ vërehet edhe në ciklin e lartë të arsimit bazë, ku numri i nxënësve ra me 2,745 persona, duke shkuar në 114,238 nga rreth 117 mijë që ishin një vit më parë.
Në të njëjtin trend ishte ecuria edhe në arsimin e mesëm, ku gjimnazet dhe shkollat profesionale numërojnë 2,565 nxënës më pak për vitin akademik 2024-'25, çka përkon me një rënie prej 3% të këtij grupi. Ekspertët e fushës e shohin këtë dinamikë si një kambanë alarmi, pasi zbrazja e klasave në arsimin fillor parashikon një tkurrje afatgjatë që do të zhvendoset gradualisht edhe në universitetet e vendit dhe në tregun e punës në vitet në vijim.
Emigracioni i familjeve të reja mbetet një nga shkaqet kryesore dhe më të dukshme. Ndryshe nga vitet e kaluara ku emigronin kryesisht individë të vetëm, vitet e fundit vihet re emigrim me familje.
Rënia e lindshmërisë është një tjetër faktor me ndikim afatgjatë. Ndryshimi i stilit të jetesës, kostot e rritura të jetesës dhe shtyrja në kohë e moshës për të krijuar familje kanë sjellë një rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve të reja çdo vit. Vitin e kaluar lindën rreth 21400 foshnja në të gjithë vendin nga 32,715 të tilla në vitin 2015.
Krahas largimit jashtë vendit, ekziston edhe një braktisje e zonave rurale dhe qyteteve të vogla drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana apo Durrësi. Ndërsa në kryeqytet disa shkolla mund të përballen ende me mbingarkesë, në rrethe dhe në fshatra situata është kritike, duke çuar shpesh në mbylljen e shkollave apo krijimin e klasave kolektive për shkak të mungesës së nxënësve.
Tkurrja me mbi 10 mijë nxënës brenda një viti në arsimin parauniversitar do të reflektohet në goditje zinxhir në të gjithë ekonominë, tregun e punës.
Në planin afatshkurtër, rënia e numrit të nxënësve sjell një çekuilibër të menjëhershëm në menaxhimin e burimeve njerëzore në arsim. Mbyllja e klasave apo e tërë shkollave, veçanërisht në zonat rurale dhe qytetet e vogla, krijon një tepricë të stafit mësimor.
Kjo do të thotë se qeverisë do t’i duhet të rishikojë formulën e financimit të shkollave, ndërsa mësuesit rrezikojnë të mbeten pa normë të plotë orësh ose pa punë. Nga ana tjetër, rënia e numrit të nxënësve në shkollat e mesme përkthehet automatikisht në më pak aplikime në universitete pas pak vitesh, duke vënë në rrezik ekzistencën e shumë degëve të studimit, sidomos në universitetet rajonale./Monitor
Ngricat e forta të datave 3 dhe 4 maj kanë sjellë një situ...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në një vit kur lindjet në Shqipëri vijuan të bien dhe vend...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Tirana po ndryshon fytyrë çdo ditë, por jo domosdoshmërish...
Mjeku i njohur Erion Dasho ndau sot detaje lidhur me Ebolë...
Flukset e emigracionit po shndërrohen në pengesë kryesore ...
Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga potencialet e di...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbro...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Tirana ka hyrë në një fazë ku çmimet po rriten shumë më sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohe...
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Taksat për pijet me sheqer duhet të rriten dhe për ushqime...
Treguesit demografikë për tremujorin e parë të këtij viti ...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohen detaje lidhur me vrasjen me armë zjarri që ndodhi...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që u reg...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ësh...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion Cessna 402...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aj...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...