web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash/ Parashikimi i motit, 23 maj 2026

23 Maj 2026, 07:10, Sociale CNA

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra, sipas SHMU. 

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.





Lajmet e fundit nga