web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperatura deri në 34 gradë Celsius/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

25 Maj 2026, 07:09, Sociale CNA
 

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare nga orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore.

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të karakterit lokal në orët e mesditës deri pasdite me kryesisht përgjatë relieveve malore në jug e lindje të vendit. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 34 gradë celsius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1- 3 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga