web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Moti për ditën e sotme, 2 qershor 2026

2 Qershor 2026, 07:07, Sociale CNA

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje prej orëve të mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në malësitë e kësaj zone dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave, sipas SHMU. 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.





Lajmet e fundit nga