web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

28 Maj 2026, 07:07, Sociale CNA

Sot priten kushte atmosferike të paqëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në disa zona parashikohen reshje shiu afatshkurtra.

Paraditja do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e ngrohta, kryesisht në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare.

Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites, vranësirat do të shtohen kryesisht në zonat malore dhe lindore të vendit, ku priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me drejtim veriperëndim-verilindje, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore herë pas here do të ketë forcim të saj. Deti Adriatik dhe Jon do të paraqiten me valëzim të ulët deri mesatar. /CNA





Lajmet e fundit nga