Zvërneci/ Rama kundër protestuesve dhe gjysmë të vërtetat e gjysmë të drejtat
Edi Rama e ka shumë për zemër të përmendë shpesh aksiomën ...

Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesit thërrasin njëkohësisht: "Rama në burg! Berisha në burg!".
Një parullë, e cila në pamje të parë duket si një thirrje e thjeshtë zemërimi, nga ana semantike duket se nuk kërkon thjesht ndëshkimin e dy individëve, por fundin e një epoke.
Një thirrje, e cila përmban një mesazh shumë më të thellë politik, moral dhe shoqëror dhe shpreh mosbesimin ndaj gjithë klasës politike që ka dominuar Shqipërinë për dekada.
Si parullë rrëzon mitet. Si parullë rrëzon mitin se e keqja është vetëm te kundërshtari. Rrëzon propagandën që e ndan shoqërinë në dy kampe ku secili e sheh liderin e vet si shpëtimtar dhe tjetrin si fajtorin e vetëm dhe mishërimin e së keqes.
Por kur dëgjon mijëra njerëz që thërrasin njëkohësisht "Rama në burg!" dhe "Berisha në burg!", kupton se një pjesë e qytetarëve nuk e pranon më këtë lojë. Ata nuk po kërkojnë ndërrimin e roleve mes protagonistëve. Nuk po kërkojnë që njëri të zëvendësojë tjetrin. Po kërkojnë llogari nga të dy.
Kjo është ndoshta akuza më e rëndë që mund t'i bëhet klasës politike shqiptare. Ngaqë nuk drejtohet kundër një partie apo një qeverie të caktuar. Ajo drejtohet kundër vetë sistemit të tranzicionit.
Kur thërret të dy në burg, deklaron se problemi nuk është vetëm një individ, por një kulturë politike e tërë që ka prodhuar klientelizëm, korrupsion, pandëshkueshmëri, kult lideri dhe një demokraci që shpesh ka funksionuar më shumë si teatër sesa si sistem kontrolli dhe balancash.
"Rama në burg" mund të jetë një akuzë ndaj pushtetit aktual, ndaj korrupsionit, arrogancës dhe kapjes së shtetit. Por kur dëgjohet edhe "Berisha në burg", mesazhi bëhet më i gjerë. Problemi nuk është vetëm ai që qeveris sot. Problemi është edhe ai që ndërtoi dje kur ishte në pushtet kulturën politike që prodhoi këtë realitet.
Në këtë kuptim, parulla nuk është thirrje për hakmarrje apo revansh. Të paktën nuk duhet të jetë.
Nuk është kërkesë që drejtësia të përdoret si armë politike. Përkundrazi, është kërkesë që drejtësia të mos ketë ngjyrë politike.
Ndoshta kjo parullë tregon lodhjen e qytetarëve nga tranzicioni i tejzgjatur. Nga rotacionet që ndryshojnë emrat, por jo sistemin. Nga premtimet për drejtësi që bëhen vetëm kundër kundërshtarit politik. Nga ideja se ligji duhet të veprojë për një palë dhe të mbyllë sytë për palën tjetër.
Besoj se kjo parullë sfidon tribalizmin politik shqiptar. Sfida më e madhe për sistemin nuk janë protestuesit që kërkojnë burgosjen e kundërshtarit. Ata janë të parashikueshëm dhe të dobishëm për propagandën. Sfida e vërtetë janë ata që kërkojnë të njëjtin standard për të gjithë.
Në një vend normal, askush nuk do të duhej të shqetësohej nga kjo parullë. Në një shtet ligjor nuk ka rëndësi emri, posti, partia apo historia politike e askujt. Ka rëndësi vetëm ligji. Por pikërisht sepse Shqipëria ka jetuar për dekada me idenë se disa njerëz janë "shumë të mëdhenj" për t'u prekur nga drejtësia, kjo thirrje tingëllon kaq e fortë.
Në thelb, "Rama në burg, Berisha në burg" është një kërkesë për barazi para ligjit. Ndoshta askush nuk do të shkojë në burg. Por kjo thirrje është refuzim i kultit të liderit. Një thirrje që askush të mos jetë mbi drejtësinë, as ai që ka pushtetin sot, as ai që e kishte dje.
Ndoshta kjo është arsyeja pse kjo parullë i tremb të dy liderët kryesorë më shumë se çdo tjetër. Sepse nuk mbron askënd. Nuk kërkon zëvendësimin e një idhulli me një tjetër. Kërkon fundin e idhujve dhe tregon se qytetarët nuk kanë më nevojë për shpëtimtarë, por për institucione. Nuk kanë nevojë për liderë të paprekshëm, por për ligje që prekin këdo. Nuk kanë nevojë për heronj politikë, por për një shtet ku askush të mos jetë aq i fuqishëm sa të jetë mbi drejtësinë.
Prandaj kjo thirrje nuk flet vetëm për Ramën apo Berishën. Ajo flet për fundin e një epoke ku politika kërkonte besnikëri. Dhe për fillimin e një epoke ku qytetarët kërkojnë përgjegjësi.
A jemi gati si shoqëri për këtë gjë? Dyshoj.../ CNA
Edi Rama e ka shumë për zemër të përmendë shpesh aksiomën ...
Një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohës sonë nuk është mu...
Pavarësisht kaosit të mesazheve, banderolave, pankartave d...
Rrëmbimi dhe dhunimi i pamëshirshëm i një qytetari protest...
Sipas Shkrimit të Shenjtë, që përbën themelin e besimit të...
Do të kisha dashtë me e mbajt këtë kumtesë të shkrume në t...
Behgjetin dhe Valonin i njoh të dy prej vitesh. Shumë mirë...
Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje kërcënuese, që presin në ...
I nderuar nga ftesa për të qenë i pranishëm në festën e so...
Evropa po përballet me një rritje të ndjeshme të gjuhës së...
Debati që shpërtheu pas një shkrimi që unë publikova mbi p...
Edhe njëherë si dhe herë të tjera, Edi Rama zgjodhi të për...
Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në...
Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e protestës s...
Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në kët...
Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldin...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i lë Gjykatës së...
Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugë...
Ka ditë në politikë kur zhurma e debateve televizive, cini...
U shënua viktima e radhës, fatkeqsisht është një fëmijë ve...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...