web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prioritetet e përmbysura në shëndetësinë e rilindur

29 Maj 2026, 14:32, Opinione Elizabeta Musta

Prioritetet e përmbysura në shëndetësinë e rilindur

Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje kërcënuese, që presin në radhë për ilaçe dhe trajtime jetike në QSUT. Shpesh këto situata mbeten pa zgjidhje.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë nxiton në mënyrë absurde e nxjerr udhëzues të trajtimeve hormonale (Urdhri Nr. 304, datë 28.04.2026).

?Si qytetare respektoj liritë e zgjedhjes së çdokujt, si nënë e një të riu pikëllohem thellë sesa abuzohet në emër të të drejtave e lirive të tyre...

Si mjeke kam për zemër e luftoj me aq sa mundem për pacientët që vuajnë pasojat e një sistemi shëndetësor në kolaps si ky i yni.

Mendoj dhe apeloj që pacientët që vuajnë nga sëmundjet jetëkërcënuese duhet të jenë prioritet i shërbimeve mjekësore dhe jo ti hapet rrugë protokolleve qe kanë mbrapa interesa okulte te axhendave të caktuara.

P.S. do doja shumë të dëgjoja në sy, se cfarë mendojnë për terapitë hormonale ata qytetarëve të revoltuar që kur u mungojnë elementë të shërbimit na akuzojnë neve mjekëve se po "abuzojmë "me taksat e tyre. 





10:30 Opinione Ardi Stefa

Skllevërit e lumtur

Skllavëria më e rrezikshme nuk është ajo me zinxhirë që ki...

Lajmet e fundit nga