Kur Presidenti i Republikës bëhet haxhi
Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në...

Edhe njëherë si dhe herë të tjera, Edi Rama zgjodhi të përdorë metaforën e preferuar të tij se “...shqiptarët janë talebanët e Evropës!”. Më herët, gjatë krizës së refugjatëve afganë në 2021-shin, i quante shqiptarët si afganët e Evropës. Dje, nuk ju nda gjithashtu një metafore më të pafajshme me dashuri dhe martesë: për Shqipërinë marrëdhënia me Evropën është martesë dashurie, kurse Evropa e sheh zgjerimin si martesë dashurie. Stili është njeriu dhe nëse stili nuk diskutohet, por thjesht pranohet, njeriu, aq më tepër kur është kryeministër, duhet të jetë shumë më i kujdesshëm. Sepse përtej buzëqeshjeve diplomatike që vjel humori atipik, ajo çka mbetet pas, mund të jepë reaksionin e një ilaçi që dobinë e ka më të vogël sesa efektet anësore. Dhe mund të afrojë, madje, edhe efekt krejt të kundërt. Njëlloj si ata fakirët që qëndrojnë në kryqëzime semaforësh dhe demonstrojnë cenet fizike duke kërkuar lëmoshë. Dhe që në vend të mëshirës së kalimtarëve dhe monedhave të lëmoshës, vjelin neveri. Por kjo është vetëm ana e dukshme e problemit. Thelbi është se këto metafora janë larg të vërtetës. Shqiptarët nuk janë as afganë dhe as talebanë. Madje nuk kanë qenë kurrë as koreanoveriorët e dikurshëm nën komunizëm. Janë vetëm një popull fatkeq dhe i qeverisur keq.
Nuk ka qenë faji i shqiptarëve të uritur kur i bënë të besojnë tek çeku i bardhë. Askund tjetër nuk u lanë jetimë dhe braktisën në fatin e tyre ata qindra mijëra refugjatë që kërkonin në Perëndim vitrinat që shihnin në reklamat e RAI-t. Askush nuk mund të fajësojë shqiptarët imigrantë që vraponin drejt “tokës së xanun” duke krijuar një katastrofë urbane dhe humane si në Shqipëri. Askund tjetër nuk u krye ajo masakër elektorale në garën e tretë të tillë dhe që u pasua nga më tej nga një luftë pothuaj civile, me armatosje të popullatës dhe me mijëra të vdekur, rrjedhojë e etjes për pushtet të një njeriu të vetëm. Askund tjetër nuk ndodhi me atë shpejtësi ngjethëse shndërrimi i heronjve të opozitës së dikurshme në derra të kënaqur e vanitozë, si në Shqipëri, kur ish-kryeministri shumë i pjekur në adoleshencën e tij, sillej si një adoleshent emocional në moshë të pjekur. Askund tjetër nuk ka ndodhur që kush iku me armë nga pushteti të rikthehej në pushtet me votë revolte ndaj hajdutëve dhe më pas, ta lidhte qeverisjen e tij po me armë që hidheshin në erë dhe me armë që ekzekutonin protestues antiqeveri. Askund nuk ka ndodhur në atë formë e masë si në Shqipëri kur armiqtë të shndërroheshin në miq për hesap dhe që miqtë të armiqësoheshin deri në pikën kur as hapsana nuk lan hakmarrjen. Askund tjetër nuk ndodh që të ngordhësh në burg për dy cigare hashash dhe të nderohesh e gradohesh po të trafikosh dy tonë kokainë. Askund nuk ka ndodhur si në Shqipëri që opozita të dezertojë nga detyra që i jep votuesi, që të shpërthejë si një kamikaz fanatik në themel të sistemit, të bojkotojë zgjedhjet dhe të hyjë në treg për të bërë të ultra të pasur kryetarin dhe një grusht njerëzish rreth tij.
Askund tjetër nuk ka ndodhur që dy njerëzit më të fuqishëm të vendit, si rregull dhe jo si përjashtim, të kenë aftësinë e pabesueshme për ta rrethuar veten me servilë e mëkatarë, dallkaukë kokëbosh e hesapllarë. Që të pranojnë si arkitektë të kënaqur një model të deformuar ekonomik me geto luksi për një pakicë e kapanone fjetjeje për kusurin që mbetet. Që të ndjehen si heronjtë që rrëzuan një pasha të kuq dhe të shndërrohen pak nga pak në sulltanë që imponojnë vullnetin e tyre në oborre gjithmonë e më të vegjël e në oborrtarë gjithmonë e më të paktë.
Eshtë e pamundur të mendohet që kancelari Merz të ankohet për gjermanët dembelë, “hunë” apo robotikë apo presidenti Macron t’u thotë francezëve “baguette”, “djathngrënës” apo tutkunë. Por nuk ka gjë më të lehtë sesa fajësimi i popullit në Ballkan. Aq më tepër një popull që mund të votojë i lirë, por nuk ka lirinë për të zgjedhur. Edhe kur kjo shkon kundër krenarisë kombëtare që i vizaton shqiptarët si trima të çartur e racë krenare që zgjedh të vdesë e të mos nënshtrohet, por që shitet për një thes miell. Që toleron religjionin e ndryshëm, por vret për një vështrim të vëngërt. Që lutet për drejtësi, por gjakon për hakmarrje. Edhe kur kjo bie ndesh me kumbimin e sinqertë në stadiume “...o sa mir’ me ken shqiptar!’ dhe që pasohet nga turravrapi për të braktisur një vend që krimin më të egër konsideron varfërinë e ndershme. Që përbuz të ligun e të fortin, por mezi pret të bëhet i fortë me mjete të liga.
Me gjasë Edi Rama i ka rënë shkurt kur e vizaton shqiptarin si talebanin e Evropës. Me gjasë ai beson sinqerisht se qeverisja e tij në mos më e mira e mundshme, është ku e ku më e mirë se ajo e paraardhësit të tij. Por nuk ka dyshim se në Evropë zënë hundët me dorë kur i bëjnë të besojnë se në oborrin e tyre do të vijë edhe një popull me sëpatë në dorë, i aftë që t’i bëjë vetes atë që nuk ja kanë bërë as pushtuesit më të ligj. Dhe me siguri, njëlloj si me lëmoshtarin e kryqëzimeve të rrugës, do të ndjejnë më shumë neveri sesa nevojë për të dhënë monedhën gjeopolitike: bëhuni dhe ju si ne! Vetëm mos hyni në shtratin martesor të “kurvës së motit” me këpucë me baltë dhe dhëmbë e këmbë pa larë!
Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në...
Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e protestës s...
Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në kët...
Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldin...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i lë Gjykatës së...
Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugë...
Ka ditë në politikë kur zhurma e debateve televizive, cini...
U shënua viktima e radhës, fatkeqsisht është një fëmijë ve...
Pa dashtë me e kthy në një debat — siç ndodh rëndom sa her...
A është normale që një parti, që pretendon se solli demokr...
Miratimi i Raportit për Piketat e Ndërmjetme (IBAR) në fus...
Dikur teatrot kishin “kleklerkë”, ndryshe, duartrokitës me...
Edi Rama është kthyer në një lloj barcolete me mashtrimet ...
U mbushën 53 vite që kur u zhvillua revolta e famshme anti...
Sistemi ndërkombëtar po kalon një fazë të thellë tranzicio...
Skllavëria më e rrezikshme nuk është ajo me zinxhirë që ki...
Në historinë e rezistencës shqiptare kundër pushtimit fashis...
Depersonalizimi dhe dehumanizimi janë dy nga format më të ...
Shqipëria ndodhet sot përballë një udhëkryqi monumental gj...
Në zonën e mbrojtur natyrore Pishë Poro-Nartë është duke u...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...