Depersonalizimi dhe dehumanizimi i individit në letërsi
Depersonalizimi dhe dehumanizimi janë dy nga format më të ...

Në historinë e rezistencës shqiptare kundër pushtimit fashist italian, shpesh janë përmendur figurat politike, çetat partizane apo atentatet e organizuara në qytete të ndryshme të vendit. Megjithatë, një kapitull po aq i rëndësishëm, por më pak i trajtuar, mbetet rezistenca studentore e viteve 1941–1942, sidomos ajo e zhvilluar në institucionet arsimore të Tiranës.
Dokumentet e ruajtura në Arkivin e Shtetit, Fondi 152, Viti 1942, Dosja 1662, hedhin dritë mbi një valë protestash dhe demonstratash të organizuara nga studentët dhe studentet shqiptare kundër regjimit fashist të instaluar pas pushtimit të 7 prillit 1939.
Në qendër të këtyre zhvillimeve qëndron Instituti Femëror “Nana e Skënderbeut”, një nga institucionet më të rëndësishme arsimore të kohës. Këto dokumente nuk paraqesin vetëm raportime burokratike të policisë apo karabinierisë italiane. Në to shikohet që një brez i ri shqiptarësh që, edhe pse të rinj në moshë, kishin filluar të artikulonin hapur refuzimin ndaj fashizmit, propagandës së tij dhe imponimit kulturor italian në shkolla.
Shqipëria nën pushtimin fashist dhe roli i shkollës
Pas pushtimit italian të Shqipërisë më 7 prill 1939, regjimi fashist ndërmori menjëherë një politikë të fortë italianizimi të jetës publike. Arsimi u kthye në një nga instrumentet kryesore të propagandës. Nëpër shkolla u futën tekstet e kulturës fashiste, himnet italiane, organizatat rinore dhe ceremonia të detyruara besnikërie ndaj Mbretit Viktor Emanuel III dhe Benito Musolinit. Por pikërisht në ambientet shkollore filloi të lindte edhe kundërshtia. Studentët shqiptarë, sidomos në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Vlorë, nisën të organizoheshin fshehurazi. Nëpër konvikte qarkullonin trakte, diskutime politike dhe lajme mbi zhvillimet e luftës. Shumë prej tyre ndikoheshin nga idetë antifashiste që vinin nga Europa, ndërsa të tjerë kishin filluar të lidhen me grupet komuniste që po organizoheshin në ilegalitet.
Demonstrata e 17 shkurtit 1942
Ngjarja që tronditi administratën fashiste ndodhi më 17 shkurt 1942. Sipas raportit të Komandës së Lartë të Karabinierisë Mbretërore Shqiptare, një numër i konsiderueshëm nxënësish të Institutit “Nana e Skënderbeut” u larguan nga shkolla duke kënduar himne kombëtare dhe duke marshuar drejt qendrës së Tiranës.
Dokumenti shkruan:
“N’orën 12.30 të ditës sotme një numur i konsideruarshem nxënësish të shkollës ‘Nana Skënderbeg’ është larguar prej Institutit duke kënduar Hymne Kombëtare dhe duke u drejtuar në kortezh në sheshin Skënderbeg…”
Demonstruesit kaluan nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa turmës iu bashkuan edhe studentë të tjerë e qytetarë.
Raporti vazhdon:
“Janë dëgjuar zëra kundërshtimi për thyrrjen në armë.”
Ky detaj është tepër domethënës. Në atë periudhë Italia fashiste po përpiqej të mobilizonte shqiptarët në shërbim të luftës së saj. Kundërshtimi publik ndaj rekrutimit përbënte një akt të hapur politik.
Autoritetet reaguan menjëherë. U raportuan përleshje, arrestime dhe të plagosur. Në dokument përmenden emrat e Petro Bullatit dhe Hilmi Seitit si persona të ndaluar “si nxitës”.

Si nisi revolta brenda institutit
Dokumentet tregojnë se demonstrata nuk ishte spontane. Gjithçka kishte nisur disa ditë më parë, kur nxënëset e klasës VII-A kishin refuzuar disiplinën e imponuar nga mësueset italiane.
Një raport i datës 19 shkurt 1942 përshkruan:
“Nxënëset e mbrendshme të klasës 7 A t’Institutit ‘Nana Skenderbeg’, filluan të këndojnë në klasë hymne kombëtar…”
Komisioni disiplinor vendosi ndëshkimin e tyre duke ulur notën e sjelljes. Por ky vendim prodhoi efektin e kundërt: solidarizim masiv të nxënëseve.
Dokumenti vazhdon:
“Nxënëset e jashtme, si u mblodhën në daljen e oborrit, për solidarësi filluan të këndojnë hymne kombëtar në shënjë protesti.”
Një episod edhe më domethënës ishte përplasja direkte me personelin italian të shkollës:
“Kaloi n’oborr mësuesja e punës – italiane – dhe një nga nxënëset iu afrua dhe e goditi me një pëllëmbë.”
Ky akt, sado simbolik, tregonte se frika ndaj autoritetit fashist kishte filluar të thyhej.
Kërkesa për heqjen e “kulturës fashiste”.
Një nga pjesët më të rëndësishme të dokumentacionit lidhet me kërkesat politike të nxënëseve.
Ministri i Arsimit i kohës, Xhevat Korça, u detyrua të shkojë personalisht në institut për të qetësuar situatën.
Raporti i karabinierisë shënon:
“Vet Shkëlqesa XHEVAT KORÇA ka pranuar n’Institut një komisjon nxansesh, të cilat midis të tjerave kanë shprehur dëshirën që të hiqet mësimi i kulturës fashiste.”
Kjo është ndoshta dëshmia më e rëndësishme politike e këtyre protestave. Studentet nuk po protestonin vetëm për masa disiplinore; ato po refuzonin drejtpërdrejt ideologjinë fashiste në shkollë.
Demonstrata kundër fjalimit të Mustafa Krujës
Vetëm dy ditë më vonë, më 19 shkurt 1942, situata shpërtheu sërish. Në sheshin “Skënderbej” ishte organizuar dëgjimi publik i një fjalimi radiofonik të kryeministrit Mustafa Kruja nga Roma.
Por turma reagoi me fishkëllima dhe thirrje kundërshtuese.
Raporti i karabinierisë italiane thotë:
“U bënë fishkëllime dhe britma nga ana e një grupi personash…”
Ndërsa Drejtoria e Policisë shton:
“Shumica dukej t’ishin studenta…”
Për autoritetet fashiste, fakti që protestat po lidhnin studentët me qytetarët e zakonshëm ishte alarmues.
Letra sekrete drejtuar Ministrit të Arsimit
Një tjetër dokument shumë interesant lidhet me një letër të daktilografuar që iu dorëzua fshehurazi një nxënëseje të institutit.
Policia dyshonte se letra ishte shkruar nga një intelektual apo profesor.
Raporti shprehet:
“Nga stili i kësaj lutjeje kuptohet se kjo ka dalë nga penda e nji njeriut të pjekun…”
Ky detaj tregon se lëvizja studentore nuk vepronte e izoluar. Ka shumë gjasa që një pjesë e mësuesve shqiptarë të simpatizonin fshehurazi rezistencën antifashiste.
7 Prilli 1942: Tirana shpërthen sërish
Një muaj më vonë, në përvjetorin e pushtimit italian, demonstratat rifilluan. Dokumentet tregojnë se më 7 prill 1942, të rinj e të reja marshuan në Tiranë duke mbajtur flamurin kombëtar dhe duke kënduar himne patriotike. Raporti i karabinierisë shkruan:
“Për pak vinin gadi 100 persona të tjerë në pjesën më të madhe studenta dhe studente…”
Autoritetet arrestuan disa persona, mes tyre studentë shumë të rinj:
1.- Mehmet Ramzoti, i pa-punë tue ju gjet dhe flet-manifeste subversive;
2.- Shefqet Fortuzi - Rrobaqepës
3.- Thoma Karagjozi - i pa punë;
4.- Vait Zelko - zdrukthtar;
5.- Nikoll Profi - Nenpunës i P. .
6.- Sefedin Pustina - " " " "
7.- Kodra Neuzul - student-univesitar;
8.- Farid Derani - student 17 vjeç
9.- Isuf Mustafa - Student 14 "
10.- Agim Basha - student 15
Vetë fakti që adoleshentë të tillë merrnin pjesë në protesta tregon përmasën morale dhe patriotike që kishte marrë rezistenca.
Qemal Stafa dhe radikalizimi i studentëve
Vrasja e Qemal Stafa në maj 1942 pati ndikim të madh te rinia shkollore. Dokumentet flasin për ish-studentin nga Gjakova Veli Ali Deva, i cili hyri në liceun e Tiranës dhe mbajti një fjalim antifashist para studentëve.
Raporti policor citon fjalët e tij:
“Vdekja e Fashizmit ka me qenë shpëtimi i jonë.”
Autoritetet e konsideronin “propagandist të rrezikshëm”, ndërsa fakti që ai lëvizte lirshëm nëpër institute tregon se rrjeti antifashist po fitonte terren.
Frika e regjimit fashist
Dokumentet e Fondit 152 janë të mbushura me ankth dhe pasiguri.
Në çdo raport përsëriten fjalë si:
• “nxitës”
• “manifestime subversive”
• “propagandë komuniste”
• “kryengritje”
• “trubullues”
Autoritetet italiane e kishin kuptuar se shkollat shqiptare po ktheheshin në qendra të rezistencës politike. Sidomos vajzat e Institutit “Nana e Skënderbeut” përbënin një problem të veçantë për propagandën fashiste. Regjimi kishte investuar shumë në edukimin e vajzave sipas modelit italian, por pikërisht aty po lindte kundërshtia. Dokumentet e vitit 1942 nga Fondi 152 janë dëshmi të një kohe kur rinia shqiptare filloi të ngrihej kundër pushtimit fashist.
Në korridoret e Institutit “Nana e Skënderbeut”, në oborret e shkollave dhe në rrugët e Tiranës, studentët e studentet shqiptare artikuluan për herë të parë publikisht revoltën e tyre ndaj fashizmit.
Ata kënduan himnin kombëtar kur regjimi kërkonte heshtje.
Fishkëllyen fjalimet propagandistike kur pushteti kërkonte bindje.
Dhe mbi të gjitha, treguan se rezistenca shqiptare nuk nisi vetëm në male me armë, por edhe në banka shkolle, në konvikte dhe në zemrat e një brezi të ri që refuzoi nënshtrimin.
Depersonalizimi dhe dehumanizimi janë dy nga format më të ...
Shqipëria ndodhet sot përballë një udhëkryqi monumental gj...
Në zonën e mbrojtur natyrore Pishë Poro-Nartë është duke u...
Sipas propagandës së qeverisë, Brukseli është shtangur nga...
Kuvendi i Shqipërisë ka një nivel intelektual shumë të ulë...
Më pyeti sot një maturante se përse ka kaq vite që “Pallat...
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzici...
Dje, një djalosh i ri, rreth 19-20 vjeç, kishte publikuar ...
Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë...
Të premten u nisa drejt bregdetit të jugut.Sapo kalova Pal...
Nji popull mundet me e përqafu nji ideologji vetëm atëherë k...
Në debatin bashkëkohor mbi letërsinë, një nga ngatërresat ...
Shqiptarët mund të mos ndërtojnë dot institucione serioze....
Një studim i ri i nisur në muajin gusht 2025 dhe i publiku...
Ka një tingull të veçantë 24-orëshi në Tiranë. Është ting...
Goditini mësuesit! Po, po, mos u ndalni. Kusur mos u lini.....
Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat filloj...
Zgjodha të mos flas menjëherë pas ngjarjes në Durrës. Jo s...
Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, në ku...
E diela e 3 majit 2026 do të mbetet një ditë e trishtë në ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...