Bjeruni mësuesve!
Goditini mësuesit! Po, po, mos u ndalni. Kusur mos u lini.....

Ka një tingull të veçantë 24-orëshi në Tiranë.
Është tingulli i një qyteti që ulëret me veten: bori dhe makina pa marmita gjatë natës, muzikë club ose dasmash që “thyen” xhamat e dritareve, betoniere e matrapikë ndërtimi që nuk ndalen kur bie drita.
Vitin e kaluar, monitorët e Co-PLAN-it regjistruan atë që shumica prej nesh tashmë e ndienim në trup.
Në 78% të pikave të matjes nëpër kryeqytet, niveli i zhurmës gjatë ditës e kaloi pragun prej 55 decibelësh, vijnë përtej së cilës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, fillon dëmi.
Në shumicën e pikave të matura, dioksidi i azotit, - ndotësi tipik nga makinat sidomos ato me naftë, - në disa raste arrin deri në 5 herë mbi standardin.
Që Tirana është një nga qytetet më të ndotura në Europë, (indeksi i ndotjes së Numbeo-s e vendos kryeqytetin tonë me 87.5), është fakt i njohur.
E reja është ajo që Agjencia Europiane e Mjedisit(EEA) ka publikuar së fundmi: faktet që lidhin ekspozimet ndaj ndotjes, nga zhurmat dhe mjedisore me depresionin, ankthin, përkeqësimin e simptomave psikotike dhe Demencën.
Një analizë e kujdesshme, (siç duhet të jetë shkenca), konfirmon një rritje prej 12% të rrezikut të depresionit për çdo dhjetë decibelë rritje të zhurmës mbi normën.
Por zhurmat nuk vijnë vetëm.
Ajri i tejngopur me grimca të imëta betoni dhe dioksidi të azotit, dy ndotësit ku Tirana zë vëndin e parë vazhdimisht, lidhet me shfaqjen e hershme të depresionit.
Më qartë, ajri që thithin fëmijët sot, shton rrezikun e shfaqjes së simptomave depresive apo skizofrenike në moshë të rritur.
Dhe nuk mbaron me kaq.
Grimcat e imëta në ajër, aq të vogla sa hyjnë në mushkëri dhe kalojnë në gjak, rrisin rrezikun e demencës.
Thënë ndryshe, në qytete si Tirana, ku pluhuri i ndërtimit, makineritë e rënda, kamionët që transportojnë inerte ditë e natë, rreziku i Demencës është të paktën 14% më i lartë sesa mesatarja e Europës.
Imagjinoni pak prindërit që shëtisin me fëmijët sot. Të dy brezat janë të rrezikuar mendërisht, nga ndotja që thithin e “ninullat” e zhurmave natën.
Për vite e vite me radhë, shëndeti mendor është parë si sëmundje e lidhur me trashëgiminë familjare, diktatura, emigracionin, traumat e tranzicionit dhe deficititet e trajtimit. Pak psikiatër, pak shtretër, shumë stigmë, shërbim këshillimi e terapie i parregulluar, e me radhë.
Por shkenca po e rishtron pyetjen: Pse kaq shumë raste të shtuara me probleme të shëndetit mendor?!
Ajo thotë se një pjesë e konsiderueshme e depresionit me të cilin jeton një grua e re në Fushë-Krujë, një pjesë e ankthit që një fëmijë në Fier mban pa i vënë emër, një nënë që nuk njeh papritur fëmijët në Tiranë, nuk kanë vetëm historinë familjare si shkak.
Shëndeti mendor nuk është dështim personal, as dobësi kulturore, siç këmbëngulte dikur gramatika e vjetër e turpit.
Ndikohet çdo ditë dhe në mënyrë të matshme, nga vendimet për trafikun, urbanizimin, karburantin, lejet e ndërtimit, pse jo edhe nga pagesat nën dorë për të mos ndalur ahengun, zhurmën, patentën e me radhë.
Një vend që financon psikologun në shkollë, ndërsa lejon një kantier ndërtimi njëzet e katër orë në ditë brenda dyqind metrave nga ajo shkollë, nuk po jep thjesht një leje ndërtimi më shumë.
Po merr një vendim për shëndetin e qytetarëve të vet.
Nëse ulet ndotja te 21 Dhjetori, nuk po përmbushim vetëm një standard europian mjedisor. Sipas shkencës më të mirë në dispozicion, po ulim edhe rrezikun e depresionit për brezin që do të rritet në atë rrugë, si dhe rrezikun e demencës për brezin që do të plaket në të.
Po, cilësia e ajrit që po na çmend, është edhe pjesë e atyre standardeve europiane për të cilat nuk kemi filluar ende të duartrokasim e rrahim gjoksin si të përmbushura, madje edhe i shpërfillim lehtësisht, sipas parimit, çfarë nuk meriton të jetë në paradën e arritjeve, nuk ekziston.
Por çdo natë pa gjumë, çdo frymëmarrje me pluhur, çdo zhurmë që hyn nga dritarja, e sëmur mendjen ngadalë, çdo ditë, shumë më gjatë sesa zgjat një mandat.
Goditini mësuesit! Po, po, mos u ndalni. Kusur mos u lini.....
Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat filloj...
Zgjodha të mos flas menjëherë pas ngjarjes në Durrës. Jo s...
Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, në ku...
E diela e 3 majit 2026 do të mbetet një ditë e trishtë në ...
Prilli i 2026-ës solli një lajm që dukej si hap drejt demo...
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, deklarata ...
Pas 13 vitesh pushtet, qeveria është zbrazur edhe nga fant...
Pas një muaji anëtarësia e PD do të votojë për të zgjedhur...
Statusi i fundjavës, 2.05.2026 Zgjedhjet e 23 majit 2026 ...
Prej vitit 2025, Kosova po shkon në tri palë zgjedhje, një...
Në një garë ku ka vetëm një kandidat, të dalësh i dyti ësh...
Mbrëmë, në orën 21:00, kisha një bisedë të gjatë në me...
Ndërsa propaganda për luftën e pakompromis ndaj parave të ...
Nuk ka pse shpik kandidatura false nga hiçi për të thënë q...
Falënderuesi i atëhershëm i Ramiz Alisë është çimentuesi i...
“Mbyll gojën. Mos kundërshto! Ne kemi investuar te ti, jo ti...
Hasa në një postim të Bashkisë Kukës këtë javë, që tregon ...
Ka një tendencë ditët e fundit për ta parë “kafazin e xham...
Lajmi se një kilogram qershi në Tiranë doli në treg me 36 ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...