Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Përveç realitetit të rritjes me 11%, ana e dhimbëshme e fenomënit pastrues të parave të pista qendron në faktin se mosveprimi i sotëm i strukturave të luftës ndaj tij është parathënie ogurzezë për vijimësinë e të ardhmes.

Ndërsa propaganda për luftën e pakompromis ndaj parave të pista është intensifikuar, karvani i trenit të ngarkuar me këto fonde vazhdon rrugën i pandalur në shinat shqiptare. Madje duke e shtuar shpejtësinë. E thënë pa figura letrare, rritja e hedhjes në treg të parave të pista e ka sfiduar propagandën zyrtare, duke nxjerrë në shesh të vërtetën e trishtë.
“Transaksionet e paligjshme dhe krimet financiare që lidhen me to janë ndikuar nga përshpejtimi i teknologjisë dhe globalizimi”, theksohet në dokumentin qeveritar: “Strategjia Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026–2030”.
Dy rreziqe të paralajmëruara nga qeveria në tetor të vitit 2025, që, sikundër zbulojnë statistikat zyrtare, kanë mbetur veç konstatime “strategjike”, por jo orientuese e nxitëse për institucionet e luftës ndaj fenomenit, që prej dekadash po ia ha mëlçinë vendit.
Sepse ja çfarë evidentojnë të dhënat e ofruara nga Instituti i Statistikave mbi Krimet dhe Drejtësinë Penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale (kupto: pastrimi i parave të pista, shpjegimi im Xh.Sh.), gjatë vitit 2025 arriti në 520 raste, me një rritje prej 11% krahasuar me një vit më parë.
Ky nivel përbën rekordin më të lartë të regjistruar në 10 vitet e fundit dhe rikthen trendin rritës pas një periudhe dyvjeçare rënieje, që kishte nisur pas kulmit të mëparshëm prej 509 rastesh në vitin 2022”.
E pabesueshme, por është realitet, që nuk e justifikon as propaganda politike e qeverisësve e as deklaritivizmi i institucioneve kompetente, që, nga sa duket, nuk e kanë bërë si kërkohet detyrën për të cilën paguhen rregullisht çdo muaj. Edhe ky realitet ndërinstitucional sërish nuk çudit kënd po të kihet parasysh kallkanosja e pothuajse gjithë veprimtarisë së hallkave shtetërore.
Pjesë e këtij realiteti të trishtë janë edhe strukturat e luftës ndaj pastrimit të parave të paligjshme të sfiduara nga lukunia e investimeve në ndërtime superluksoze, jo vetëm në brigjet detare, por edhe në kërthizë të kryeqytetit.
Nga gjithë konstatimet stigmatizuese të fenomenit po zgjedh të sjell atë të tabloidit të gjithënjohur britanik “Daily Mail”, që raportonte:
“Një hetim i Agjencisë Kombëtare të Krimit ka zbuluar se sasi të mëdha parash po largohen nga Britania e Madhe në vitet e fundit, me kriminelët shqiptarë që renditen të parët me dërgesat e tyre në shtëpi”.
Nga konstatimi i medias britanike “Daily Mail”, kanë shkuar katër vite, mjaftueshëm për ta vlerësuar situatën e forcuar, luftën ndaj këtij fenomeni që kompromenton gjithë shoqërinë shqiptare. Kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi politikat liberale të tregut pa fre kanë sjellë shtimin e investimeve të rrjedhura nga paratë e pista.
Plani i qeverisë për amnistinë fiskale, që synon të lejojë këdo të deklarojë dhe legalizojë asete deri në 2 milionë euro, pa bërë me dije origjinën e tyre, është strumbullari i tregut të fondeve të zeza, që sipas paralajmërimit të “Daily Mail”: Do ta shndërrojë Shqipërinë në “parajsë për pastrimin e parave”, duke u krijuar lordëve të drogës në Britaninë e Madhe mundësinë të fshehin miliona euro të krijuara nga aktiviteti i tyre kriminal.
Nga paralajmërimi i medias britanike kanë kaluar katër vite. Mjaftueshëm për të përmbysur situatën inkriminuese. Referuar statistikave të freskëta del se kjo nuk ka ndodhur. Në vend të ish reduktuar, pse jo dhe frenuar, fenomeni e ka zgjeruar kraterin. Duke sjellë si rezultat faktin që në vitin 2025 pastrimi i parave të pista të njohë rritjen me 11% krahasuar me vitin 2024, nivel ky që përbën rekordin e më të lartit të regjistruar në 10 vitet e fundit.
Po katër vite më parë tabloidi britanik raportonte:
“Në këto momente është zbuluar se krerët e organizatave kriminale në Britani kanë pastruar sasi të mëdha parash përmes vilave luksoze, apartamenteve, palestrave, lokaleve apo dhe stacioneve të benzinatës të ndërtuara në Shqipëri”, duke sfiduar justifikimin e fshehtësisë së fushave ku janë investuar paratë e zeza të krimit.
Sepse asnjë nga sektorët e investimeve që përmendte “Daily Mail” katër vite më parë nuk është veprimtari e fshehtë. Përkundrazi paratë e pista janë investuar fare hapur, ditën me diell, duke sfiduar çdo institucion përgjegjës të luftës ndaj fenomenit kompromentues. Por paratë e pista nuk rrjedhin veç nga trafiku i drogës.
Në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026–2030, si burim aktivitetesh financiare kriminale shënohet të jenë “evazioni fiskal, korrupsioni zyrtar, trafiku i drogës dhe qenieve njerëzore, që shpesh u mundësojnë organizatave kriminale dhe terroriste të financojnë operacionet e tyre”.
Pastrimi i parave të pista u mundëson organizatave kriminale dhe terroriste të financojnë operacionet e tyre. Një e dhenë e re e ditur nga hartuesit e strategjisë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026–2030 që, megjithatë, nuk ka ndikuar në ekstramobilizimin e strukturave zyrtare të luftës ndaj tij. Fjetja e këtyre strukturave zyrtare ka bërë që gjatë 2025 shpëlarja e parave të pista është rritur me 11% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e nivelit me 11%, sikurse dhe qenia e kësaj rritjeje më e larta e dhjetë viteve të fundit është konstatim i faktit se pas 30 viteve paskomuniste në tranzicion të pambarueshëm, klasa politike shqiptare ia doli të ngrejë një ekonomi të pabarazisë sociale më fytyrë mafioze.
Ku suksesin e ligjin e bëjnë poseduesit e parave të pista, kurse pjesa zyrtare e luftës ndaj fenomenit mban veç “çelësat e kashtës” dhe shënime ndihmuese në hartimin e strategjive të vlefshme për propagandë.
Por, përveç realitetit të rritjes me 11%, ana e dhimbshme e fenomenit pastrues të parave të pista qëndron në faktin se mosveprimi i sotëm i strukturave të luftës ndaj tij është parathënie ogurzezë e vijimësisë së të ardhmes./ CNA
Nuk ka pse shpik kandidatura false nga hiçi për të thënë q...
Falënderuesi i atëhershëm i Ramiz Alisë është çimentuesi i...
“Mbyll gojën. Mos kundërshto! Ne kemi investuar te ti, jo ti...
Hasa në një postim të Bashkisë Kukës këtë javë, që tregon ...
Ka një tendencë ditët e fundit për ta parë “kafazin e xham...
Lajmi se një kilogram qershi në Tiranë doli në treg me 36 ...
Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Kryeministri Mustafa ...
Dy fjalë nuk rrinë dot në të njëjtën fjali pa u përplasur:...
Këto ditë u nda nga jeta një grua ikonë e qëndresës antiko...
Në një vend normal, dështimi prodhon reflektim. Në Shqipër...
Odisea kërkoi vite të tëra për t’u kthyer në Itakë. Por nd...
Në prill të vitit 1912, anija "Titanik", një mrekulli e in...
Përveçse krejt e pavend, më është dukur edhe e pakuptimtë ...
Ka një keqkuptim romantik për fundin e demokracive: imagji...
Në politikën shqiptare, momentet e “zgjimit” individual sh...
Ka një figurë që përgjithësisht e njeh çdo shoqëri: fajdex...
Protesta është një e drejtë legjitime. Është një nga ato p...
Në diplomaci, gjesti nuk është kurrë neutral. Ai është gji...
Nisi vjet në kulmin e fushatës elektorale mes tre kryebash...
Elisa Spiropali duket se po kopjon Ervin Salianjin. Ka nis...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...