Institucionet në Shqipëri dhe Titaniku
Në prill të vitit 1912, anija "Titanik", një mrekulli e in...

Odisea kërkoi vite të tëra për t’u kthyer në Itakë. Por ndoshta miti na ka gënjyer për një gjë: nuk ishte thjesht nostalgjia që e mbante gjallë. Ishte nevoja për të mos humbur veten. Itaka nuk ishte vetëm një vend. Ishte kujtesa e tij, ishte kuptimi i rrugës së tij. Dhe, mbi të gjitha, ishte një derë që nuk u mbyll kurrë. Në radhë të parë nga Penelopa që çthurte natën atë që thurte ditën.
Ndërsa diaspora jonë sot? Ajo ftohet në samite.
Samite të kuruara me kujdes, me fjalime të bukura, me flamuj që valëviten për disa orë dhe me një ndjenjë të përkohshme përkatësie që zgjat sa një foto zyrtare. Aty diaspora përqafohet, duartrokitet, shpallet “pasuria më e madhe kombëtare” dhe pastaj lihet sërish në aeroport, në transit mes dy botëve, pa një Itakë reale ku të kthehet.
Se problemi nuk është që shqiptarët ikën. Gjithmonë do të ikin. Problemi është se Shqipëria nuk i pret më.
Samitet janë bërë një zëvendësim i rremë i politikës së munguar. Janë një teatër i madh ku pushteti flet për diasporën, por rrallë me të. Një skenografi ku emigranti shndërrohet në simbol, jo në qytetar. Në kapital emocional, jo në zë politik.
Dhe kjo është më e rrezikshme sesa harresa: është instrumentalizim. Diaspora nuk ka nevojë për dekor. Ka nevojë për derë.
Një derë që hapet me votë reale, jo me premtime. Me politika që e lidhin me vendin, jo vetëm me mallin. Me institucione që nuk e shohin si bankomat sezonal, por si pjesë të trupit të këtij vendi. Sepse nëse diaspora është në kërkim të “Itakës që mungon”, atëherë shteti është deti që vazhdon ta mbajë larg.
Këtu qëndron paradoksi: sa më shumë flitet për diasporën, aq më pak bëhet për të.
Odisea u kthye, sepse kishte ku të kthehej. Sot, shumë shqiptarë jashtë vendit nuk e kanë më këtë luks. Jo sepse nuk duan, por sepse nuk besojnë. Sepse dera që lanë hapur, me kalimin e viteve, nuk është më aty, ose është mbyllur, ose është zëvendësuar me një podium samiti dhe disa fjalë të mëdha bosh.
Pyetja nuk duhet shtruar diaspora ka mall për Shqipërinë e mund të kontribuojë për të duke u kthyer.
Pyetja është: a ka Shqipëria ende vend për diasporën, përtej fotografive dhe fjalimeve?
Një Itakë që ekziston vetëm në samite, nuk është më atdhe. Është iluzion.
Dhe diaspora më mirë kontribuon për Shqipërinë atje ku është sesa në Shqipëri./ CNA
Në prill të vitit 1912, anija "Titanik", një mrekulli e in...
Përveçse krejt e pavend, më është dukur edhe e pakuptimtë ...
Ka një keqkuptim romantik për fundin e demokracive: imagji...
Në politikën shqiptare, momentet e “zgjimit” individual sh...
Ka një figurë që përgjithësisht e njeh çdo shoqëri: fajdex...
Protesta është një e drejtë legjitime. Është një nga ato p...
Në diplomaci, gjesti nuk është kurrë neutral. Ai është gji...
Nisi vjet në kulmin e fushatës elektorale mes tre kryebash...
Elisa Spiropali duket se po kopjon Ervin Salianjin. Ka nis...
Një fjali përmbledh gjithë situatën politike shqiptare: Qe...
Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emëri...
Këto ditë të fundit, disa studio televizive të kryeqytetit...
Diaspora shqiptare është e vetmja në planet që nuk i jepet...
Zjarri që përpiu një pallat të tërë mbrëmjen e së martës n...
Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i ...
Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rën...
Një fotografi e zbehur nga koha, ku shfaqet një burrë i vesh...
Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me hi...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka...
Ngushtica e Hormuzit ka qenë për dekada një nga pikat më t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...