Fundi i iluzionit të përjetësisë
Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rën...

Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i rikthehem një përvoje personale që flet më shumë se çdo fjalim.
Im bir, prej 12 vitesh në Austri, ka ruajtur gjithmonë dëshirën për t’u kthyer dhe për të kontribuuar në Shqipëri. I diplomuar në Menaxhim Ndërkombëtar Biznesi, ndërkohë që ndjek studimet master, punon në një kompani ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike. Me pasion ka ndjekur edhe fusha si IT dhe AI, duke u certifikuar në platforma ndërkombëtare.
Vitin e kaluar, pasi mësoi për sulmet kibernetike që kishin ndodhur në Shqipëri, i propozoi kompanisë së tij, e cila operon në shumë vende, të shtrihej edhe në vendin tonë. Nga analiza e ekspertëve rezultoi se disa institucione shqiptare ishin seriozisht të ekspozuara ndaj riskut kibernetik.
Me dëshirën për të kontribuuar, ai u shkroi institucioneve përkatëse, duke shpjeguar me profesionalizëm çfarë ofronte kompania për të reduktuar këtë risk.
Nuk mori asnjë përgjigje.
Më tregoi për sa u kishte shkruar disa institucioneve shqiptare disa ditë më vonë, me një zhgënjim që i lexohej qartë në sy. Ndihej në siklet për mungesën e etikës së institucioneve tona përballë drejtuesve të kompanisë, të cilët ishin në dijeni të komunikimit dhe prisnin një reagim minimal.
Më kërkoi ndihmë, qoftë edhe vetëm për të marrë një përgjigje zyrtare, cilado të ishte ajo.
Por edhe përpjekja ime, duke u kërkuar ndihmë dy kolegëve, rezultoi pa sukses në marrjen e një përgjigjeje. Po përmend me emër vetëm njërin nga institucionet që im bir kontaktoi nëpërmjet e-mailit zyrtar: AKSHI; për të tjerat po ruaj etikën.
Kur shpërtheu skandali i AKSHI-t, u bë e qartë se heshtja nuk kishte qenë rastësi.
Kur më pas mësuam për shifra të mëdha investimesh, u kuptua edhe më qartë arsyeja e mungesës së përgjigjes.
Si mund të dyfishohen projektet nga 2 në 4 milionë? Si mund të operojë një kompani serioze në një sistem ku ryshfeti bëhet pjesë e lojës?
Dhe në fund arrihet në përfundimin e dhimbshëm: “Më mirë që nuk mora përgjigje, sesa të përfshihesha në atë realitet.”
Por ky nuk është një rast i izoluar. Shumë të rinj sot, megjithë dëshirën për të kontribuuar, përballen me mungesë dëgjimi, mungesë meritokracie dhe një sistem që, më shumë se aftësinë, favorizon lidhjet klienteliste.
Ndërsa dëgjoja Samitin e Diasporës, natyrshëm dëshiroja përgjigje mbi: Çfarë rezultatesh konkrete kanë sjellë samitet e deritanishme? Sa ura bashkëpunimi janë ndërtuar realisht dhe sa profesionistë janë përfshirë në mënyrë domethënëse?
Diaspora shqiptare ka kontribuuar ndër vite, jo vetëm përmes remitancave apo investimeve, por edhe përmes dijes, eksperiencës dhe standardeve që ka ndërtuar jashtë vendit. Ndoshta ka ardhur koha që fokusi të zhvendoset më shumë pikërisht te kontributi i kapitalit njerëzor.
Sepse vlera më e madhe që diaspora mund të sjellë nuk është vetëm financiare, por është dija, profesionalizmi dhe kultura e punës që mund të ndihmojnë realisht në zhvillimin e vendit.
Dëshira për të kontribuuar ekziston dhe është e sinqertë. Ajo që kërkohet është një qasje më e hapur, më e përgjegjshme dhe e bazuar në meritë, në mënyrë që këto energji dhe kapacitete të mos mbeten të pashfrytëzuara.
Vetëm kështu samitet mund të kthehen në besim dhe kontribut konkret për vendin; ndryshe, rrezikojnë të mbeten thjesht fasadë.
P.S. Këtë histori personale nuk e ndaj sepse më habiti sa i ndodhi tim biri, apo për të individualizuar një rast, por për të reflektuar mbi një realitet që e përjetojnë shumë të rinj, jo vetëm të diasporës. Besoj se vetëm duke u dhënë zë këtyre historive, vendimmarrësit mund të kuptojnë më mirë se ku duhet të përmirësohet politikëbërja. /CNA
Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rën...
Një fotografi e zbehur nga koha, ku shfaqet një burrë i vesh...
Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me hi...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka...
Ngushtica e Hormuzit ka qenë për dekada një nga pikat më t...
Ka një ironi të hollë në mënyrën se si drejtësia shqiptare...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga...
Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelit i kanë kërkuar ed...
Nga av. Florian Bonjaku Ka tekste që, pa pasur nevojë për...
Një iniciativë e re ndërkombëtare për të kufizuar përdorim...
Diella u ul të meditojë. Jo gjatë. Sa për një status. U fr...
Akoma edhe sot pas treçerekshekulli, historia e Shqipërisë n...
Paprekshmëria dhe pandëshkueshmëria po arrijnë në nivele q...
Lëvizjet në tregjet globale duket se janë të varura kryesi...
Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën bete...
Ka vende ku të vdekurit nderohen.Ka kombe ku viktimat bëhe...
Premtimet entuziaste për përmbylljen e negociatave brenda ...
Mimoza është një lule e brishtë, e hershme, ndjellëse, por...
Të gjithë ndjekësve dhe mbështetësve të Salianjit do ju th...
Kryeministri i cili dje paradite rriti çmimin e naftës në ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...