Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ngushtica e Hormuzit ka qenë për dekada një nga pikat më të ndjeshme të globit, ku ndërthuren interesat energjetike, rivalitetet gjeopolitike dhe kalkulimet strategjike të fuqive të mëdha. Ajo nuk është thjesht një rrugë detare, por një test i vazhdueshëm për aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për të menaxhuar tensionet dhe për të shmangur përshkallëzimin e konflikteve.
Për të kuptuar zhvillimet aktuale, është e rëndësishme të analizohen motivet fillestare që kanë çuar në sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.
Narrativa kryesore që është artikuluar ndër vite ka qenë e lidhur me programin bërthamor iranian. Sipas kësaj qasjeje, ndërhyrjet dhe presioni janë justifikuar me nevojën për të kufizuar ose shkatërruar kapacitetet bërthamore të Iranit, për të parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore nga ana e tij dhe për të siguruar një balancë më të qëndrueshme të fuqisë në Lindjen e Mesme.
Në këtë kuadër janë përmendur edhe objektiva të tjerë strategjikë: kontrolli mbi rezervat e uraniumit të pasuruar dhe ndryshimi i sistemit politik në Iran.
Megjithatë, konflikti ushtarak i javëve të fundit ka nxjerrë në pah një paradoks.
Ndërsa luftimet janë intensifikuar dhe ashpërsuar, diskursi aktual gjithnjë e më shpesh përqendrohet tek nevoja për të garantuar lirinë e lundrimit dhe “zhbllokimin” e Ngushticës së Hormuzit.
Kjo është veçanërisht domethënëse duke pasur parasysh se, para fillimit të luftës, kjo rrugë ishte funksionale dhe e hapur për tregtinë ndërkombëtare.
Ky ndryshim i fokusit ngre pyetje të rëndësishme strategjike: a kemi të bëjmë me një reagim ndaj një kërcënimi real, apo me pasoja të vetë politikave të planifikimit strategjik?
Nëse një konflikt fillon me synime të qarta – si çështjet bërthamore apo ndryshimi i rregjimit politik – por përfundon duke u përqendruar tek sigurimi i një rruge që më parë ishte e lirë, atëherë lind dyshimi për një mospërputhje mes objektivave dhe rezultateve.
Një dimension tjetër thelbësor i kësaj krize është ndikimi i saj në vetë aleancën euroatlantike. Lufta dhe përshkallëzimi i tensioneve nuk prodhuan vetëm pasoja në Lindjen e Mesme e më gjerë, por edhe një tronditje të dukshme brenda NATO-s. Disa nga vendet më të fuqishme të aleancës, si dhe një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të saj, shfaqën rezerva të forta, hezitim apo edhe kundërshti ndaj qasjes së ndjekur nga Shtetet e Bashkuara.
Qëndrimi i Presidentit të SHBA Donald Trump është mbështetur në strategjinë e “presionit maksimal”.
Ky qëndrim është shoqëruar me sanksione të forta ekonomike dhe me një retorikë që e ka vendosur Iranin në qendër të kërcënimeve për stabilitetin në Lindjen e Mesme, të cilat u përshkallëzuan duke mbërritur deri tek sulmi ushtarak dhe bombardimet masive sëbashku me Izraelin.
Megjithatë, kjo linjë nuk është ndarë në mënyrë të njëtrajtshme nga aleatët evropianë.
Në krahun tjetër, Franca nën drejtimin e Presidenti Macron është distancuar nga sulmet ushtarake të SHBA?s ndaj Iranit, duke theksuar se Franca nuk është palë në konflikt dhe se veprimet ushtarake duhet të shmangen. Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka theksuar vazhdimisht nevojën për ruajtjen e kanaleve diplomatike dhe për rikthimin tek marrëveshjet ndërkombëtare si instrument për menaxhimin e krizës.
Një qasje e ngjashme më e kujdesshme është reflektuar edhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz i cili synon një fund diplomatik dhe të qëndrueshëm të konfliktit, duke theksuar nevojën për dialog, koordinim ndërkombëtar dhe shmangie të përfshirjes ushtarake direkte në konfliktin SHBA?Iran.
Qeveria e Britanisë së Madhe nën drejtimin e Keir Starmerit po ndjek një politikë të distancuar dhe të kujdesshme ndaj luftës së SHBA?s me Iranin. Ajo nuk po bashkohet ushtarakisht në përshkallëzim, por ofron mbështetje të kufizuar mbrojtëse, promovon armëpushimin dhe fokuson përpjekje diplomatike për stabilizim ndërkombëtar, duke ruajtur një balancë mes lidhjes historike me SHBA dhe interesave të saj kombëtare.
Qeveria italiane nën drejtimin e kryeministres Giorgia Meloni ka theksuar qartë se Italia nuk është në luftë dhe nuk dëshiron të marrë pjesë ushtarakisht në konfliktin midis SHBA?s dhe Iranit.
Ky qëndrim përfshin refuzimin e përdorimit të bazave italiane për sulme ofensivë kundër Iranit pa mandate të qarta parlamentare dhe ndërkombëtare. Ndërkohë, që kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbajtur një qëndrim më kritik ndaj përshkallëzimit ushtarak, duke theksuar nevojën për zgjidhje diplomatike dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.
Kjo përçarje nxori në pah mungesën e një konsensusi strategjik brenda aleancës dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si merren vendimet për çështje të sigurisë globale.
Në vend që NATO të paraqitej si një bllok i unifikuar, kriza evidentoi dallime të thella në perceptimin e kërcënimeve, në prioritetet kombëtare dhe në gatishmërinë për përfshirje ushtarake.
Pasojat nuk u kufizuan vetëm në planin politik. Në vend që të sillte stabilitet dhe siguri rajonale, siç pretendohej në fillim, përshkallëzimi kontribuoi në një krizë më të gjerë globale. Tregjet energjetike u goditën nga pasiguria dhe ndërprerjet potenciale të furnizimit, duke shkaktuar rritje çmimesh dhe paqëndrueshmëri ekonomike.
Në këtë kontekst, Ngushtica e Hormuzit shndërrohet në një simbol të shumëfishtë: të dështimit strategjik, të pasojave të paparashikuara dhe të mungesës së koordinimit ndërkombëtar.
Në këtë pikë, armëpushim dyjavor i arritur nuk duhet parë thjesht si një ndërprerje taktike, por si një mundësi reale për reflektim strategjik.
Nëse kjo periudhë përdoret me maturi, ajo mund të ndihmojë në rikthimin e prioriteteve strategjike aty ku duhet të jenë: tek siguria, stabiliteti dhe bashkëpunimi. Përndryshe, ekziston rreziku që vendimmarrja të dominohet nga impulse afatshkurtra, nga logjika e përballjes dhe nga tendenca për ta kthyer konfliktin në një çështje vetëmburrjeje apo afirmimi të egove personale – faktorë që historikisht kanë çuar në gabime të mëdha strategjike.
Nëse aktorët ndërkombëtarë arrijnë të nxjerrin mësime nga kjo përvojë, atëherë mund të ndërtohet një qasje e re e bazuar në bashkëpunim, dialog dhe menaxhim të përbashkët të sigurisë.
Vetëm në këtë mënyrë, Ngushtica e Hormuzit mund të kalojë nga një simbol i dështimit strategjik në një model të mundshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në fund, dilema mbetet e hapur: a do të vazhdojë kjo zonë të jetë një arenë ku strategjitë dështojnë dhe tensionet riprodhohen, apo do të shndërrohet në një shembull se si rivalitetet mund të menaxhohen përmes bashkëpunimit?
Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të përcaktojë jo vetëm fatin e kësaj ngushtice, por edhe drejtimin e rendit ndërkombëtar në vitet që vijnë.
Ka një ironi të hollë në mënyrën se si drejtësia shqiptare...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga...
Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelit i kanë kërkuar ed...
Nga av. Florian Bonjaku Ka tekste që, pa pasur nevojë për...
Një iniciativë e re ndërkombëtare për të kufizuar përdorim...
Diella u ul të meditojë. Jo gjatë. Sa për një status. U fr...
Akoma edhe sot pas treçerekshekulli, historia e Shqipërisë n...
Paprekshmëria dhe pandëshkueshmëria po arrijnë në nivele q...
Lëvizjet në tregjet globale duket se janë të varura kryesi...
Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën bete...
Ka vende ku të vdekurit nderohen.Ka kombe ku viktimat bëhe...
Premtimet entuziaste për përmbylljen e negociatave brenda ...
Mimoza është një lule e brishtë, e hershme, ndjellëse, por...
Të gjithë ndjekësve dhe mbështetësve të Salianjit do ju th...
Kryeministri i cili dje paradite rriti çmimin e naftës në ...
Paska dalë prapë ky i roitur, komunisti i fundit në gj...
Në politikë ka figura që ndërtojnë narrativa. Ka të tjera ...
Mbrëmë skuadra e futbollit e Polonisë e rrahu skuadrën e f...
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic, frymëzuar ...
Aksioni i fundit i Agron Shehajt për të mbledhur 100 mijë fi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...