“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Në Traktatin e Paqes me Italinë, lidhur në Paris më 10 shkurt 1947, e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e nënshkruar nga 20 Fuqitë Aleate dhe të Asociuara në atë Luftë nga njëra anë, dhe Italia nga ana tjetër: “Italia kreu agresion ushtarak kundër Shqipërisë më 7 Prill 1939”!

Akoma edhe sot pas treçerekshekulli, historia e Shqipërisë në raport me Luftën e Dytë Botërore shkruhet ose mbi alibi ideologjike, ose mbi hamendje historianësh, por jo mbi baza dëshmish juridike ndërkombëtare.

Në Arkivin Qendror të Shtetit gjendet dokumenti që Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, me Dekret Nr. 480, datë 9 Tetor 1947, ka vendosur
ratifikimin e Traktatit të Paqes me Italinë, nënshkruar në Paris më 10 shkurt 1947 dhe ka autorizuar Qeverinë e Republikës Popullore të akcedojë (pranojë, bëhet palë) në këtë Traktat, në
të cilin, përcaktohet se: “Italia heq dorë formalisht (zyrtarisht) në favor të Shqipërisë nga të gjitha sendet (me përjashtim të godinave të okupuara normalisht nga misionet diplomatike dhe
konsullore), nga të gjitha të drejtat, koncesionet, interesat dhe përfitimet e çdo lloji në Shqipëri që i përkasin shtetit italian ose organizatave gjysmë zyrtare italiane. Italia heq dorë gjithashtu nga të gjitha interesat e posaçme ose çdo influencë e veçantë që ka fituar në Shqipëri, si rrjedhim të agresionit të 7 prillit 1939 ose në bazë të traktateve dhe akordeve të lidhura para kësaj date (Pjesa e I-rë, Seksioni VI, Neni 29).

Në Traktatin e Paqes me Italinë, e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e nënshkruar nga 20 Fuqitë Aleate dhe të Asociuara në atë luftë nga njëra anë, dhe Italia nga ana tjetër: “Italia kreu agresion ushtarak kundër Shqipërisë më 7 prill 1939”!

Në mbështetje të sa më sipër, Traktati i Paqes me Italinë detyronte “Reparacione në favor të Shqipërisë... një vlerë prej 5,000,000 dollarësh (minimalja 67,500,000 dollarë sot) të Shteteve të Bashkuara (Pjesa e VI-të, kërkesa të rrjedhura nga lufta, Seksioni I, Neni 74, pika B/1). Pra, fakti i agresionit mbështetet edhe nga dënimi që i bëhet Italisë nëpërmjet pagesës së reparacioneve, ndërkohë që askush nuk ka dhënë një llogari se ku është arkëtuar kjo shumë.

Thjesht, përse nuk është përmendur deri më sot ky Traktat? Kujt i ka interesuar mospërmendja e tij në dokumente dhe historiografinë zyrtare?
Historiografia komuniste, në kundërshtim me këtë dëshmi të patjetërsueshme juridike ndërkombëtare, sajoi alibi për raportin e Zogut me Italinë, sikur ai e shiti Shqipërinë. Por, sikur Mbreti Zog ta kishte “shitur” Shqipërinë, atëherë Italia do të vinte në Shqipëri me jahte turistike!
Por është e njohur botërisht se Italia e pushtoi Shqipërinë me një plan të mirëstudiuar ushtarakisht, përmes një operacioni të mirëfilltë ushtarak, madje të punuar në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane me emërtimin e koduar zyrtar “Oltre Mare Tirana”, ku u angazhuan forcat e njësive të mëdha operative me mbi 25,000 ushtarë, qindra avionë luftarakë,
dhjetëra luftanije, etj.
Nga ana tjetër, është e dëshmuar zyrtarisht qëndresa dinjitoze e ushtrisë dhe e xhandarmërisë shqiptare nën udhëheqjen e major Abaz Kupit, një nga ushtarakët besnikë të Zogut.
Pra, kemi të bëjmë me dy përcaktime krejt të kundërta politiko-juridiko-historike: “Shitje e Shqipërisë” apo “Agresion ndaj Shqipërisë”? Sepse nuk mund të bashkëjetojnë dy
koncepte dhe përcaktime që përjashtojnë njëri-tjetrin.

Sikur të pranonim tezën komuniste se Zogu e “shiti” Shqipërinë, atëherë do të duhet të pranonim
edhe tezën se ai, fare natyrshëm, do të shkonte të vendosej në ndonjë vilë në Itali, ku do ta prisnin me lule. Por, sikurse është e qartë si drita e diellit, Zogu nuk shkeli në Itali.
Përkundër, ai zgjodhi të qëndrojë dhe të punojë për luftën antifashiste pikërisht në Britani, në shtetin që udhëhoqi Luftën Kundër Fashizmit dhe Nazizmit. Prej aty, Mbreti shqiptar ushtroi angazhimin e tij antifashist e antinazist, përmes diplomacisë aktive dhe aktivizimit të forcave legaliste brenda Shqipërisë në përkrahje dhe mbështetje të Aleancës së Madhe Antifashiste.
Ndërkohë, forcat besnike të Mbretit shqiptar në këtë luftë, të udhëhequra nga Abaz Kupi, vijuan qëndresën antifashiste, pikërisht në periudhën kur asnjë forcë tjetër politike nuk e kishte filluar këtë luftë. Abaz Kupi ruajti trashëgiminë dhe besnikërinë e Mbretit, duke vijuar edhe më tej
qëndresën antifashiste dhe duke pranuar, njëherësh, të bashkëpunonte edhe me forcat e tjera ushtarake antifashiste të vendit, deri si anëtar i barabartë i Shtabit të Përgjithshëm Antifashist.
Kështu, historia e paanshme, historia e dokumentuar, madje me dokumente autentike ndërkombëtare dhe kombëtare, pra jo historia e sajuar, i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet
politike, juridike dhe ushtarake se Italia kreu agresion ushtarak kundër Shqipërisë më 7 prill 1939 dhe se Mbretëria shqiptare ishte promotori i qëndresës kundër këtij agresioni dhe, më tej, i Luftës Antifashiste.

Është fakt historik që, kur Mbreti Zog konstatoi se Italia kishte qëllime të largëta pushtuese ndaj Shqipërisë, ai nuk i pranoi ftesat, kërkesat, ultimatumet apo presionet fashiste italiane për ta lidhur përjetësisht Shqipërinë me të ashtuquajturat “traktate të përbashkëta mbrojtëse”, të cilat ishin instrumente politike të parapushtimit ushtarak, një “përqafim mbytës i Italisë”, sikurse do ta cilësonte një studiues. Italia ndoshta e paragjykonte Mbretin Zog si një shtetar që mund të “lëshonte pé pas një presioni italian kundër vullnetit të tij, ose interesave të veta”. Brenda këtij paragjykimi, pala italiane kishte menduar se kërcënimi financiar mund të përdorej si presion që të
pranohej përtëritja e Traktatit dhe se “politika e shtrëngimit të vidave, ndërprerja e ndihmës,
d.m.th. pezullimi i derdhjes së këstit të huasë ... do të ishin leva e Arkimedit që do ta thyente mbretin”. Por këto presione, sikurse është vërtetuar në shumë dokumente, “nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”.
Është e dëshmuar tashmë po ashtu me dokumente autentike se “Nga mesi i muajit shkurt 1939,
relatat shiptaro-italiane morën një kthesë përkeqësimi të mëtejshëm kur mbreti i shqiptarëve nisi të luajë me karta të hapura” dhe se përpjekjet e Mbretit Zog për të denoncuar veprimtarinë subversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj deri edhe “për të
eliminuar Mbretin Zog”, si pengesë kryesore ndaj planeve pushtuese.
Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria sikur ky largim përbënte “braktisje të luftës antifashiste”. Por, me arsyetim të
shëndoshë, jo të verbër, do të gjejmë se Haakon VII i Norvegjisë refuzoi për t'iu nënshtruar presionit gjerman në Luftën e Dytë Botërore që i kërkoi atij të abdikonte, frymëzoi qëndresën e ushtrisë, mërgoi në Angli dhe u kthye nga mërgimi në Norvegji në qershor 1945, duke gëzuar kështu nderimin e popullit norvegjez.
Afërsisht së njëjtës peripeci iu nënshtrua edhe Mbretëresha Vilhelmina e Holandës. Po kështu, Mbreti Leopold III i Belgjikës qëndroi në vend, por për shkak të supremacisë ushtarake gjermane u detyrua të kryejë akt dorëzimi, çka i kushtoi një kalvar të gjatë politik e poshtërues deri në abdikimin nga froni. Ndërsa Mbreti Kristian X i Danimarkës mbeti në kryeqytetin e tij gjatë gjithë pushtimit gjerman të Danimarkës, i pranuar nga gjermanët, por duke fymëzuar një qëndresë të heshtur popullore.

Atëherë, edhe arsyetimi i shëndoshë i historiografisë shqiptare duhet ta shkruajë me germa të mëdha se largimi i Zogut nga Shqipëria ishte shprehje e mospranimit të agresionit, jo
shprehje e pranimit të tij. Me këtë akt, ai i kurseu prestigjit të shtetit shqiptar si subjekt juridik në të drejtën ndërkombëtare dhe të vendit, si dhe të vetë Mbretit që ishte kreu më i
lartë i këtij shteti, poshtërimin nga pushtuesit fashistë apo nazistë, që do të ishte, në fakt, poshtërim për gjithë kombin shqiptar.
Traktati i Paqes me Italinë detyron që “Italia njeh se të gjitha akordet ose marrëveshjet e arritura midis Italisë dhe autoriteteve që ajo kishte ngritur në Shqipëri që prej 7 prillit 1939 e deri më 3 shtator 1943 janë nul dhe të paqenë.” (Pjesa e I-rë, Seksioni VI, Shqipëria, Neni 31). Kjo do të
thotë që, nëse Fuqitë e Mëdha nuk do të kishin vendosur ndryshe në Jaltë, në Shqipëri do të ishte
rivendosur rendi kushtetues dhe juridik legjitim i përpara Luftës së Dytë Botërore.
Prandaj, është detyrim i institucioneve shtetërore përkatëse dhe i historiografisë zyrtare që
interpretimin e historisë së Shqipërisë në raport me Luftën e Dytë Botërore ta bëjnë mbi baza dëshmish juridike ndërkombëtare, jo mbi baza alibish ideologjike. Historia nuk bëhet me alibi apo arsyetime ideologjike.
Paprekshmëria dhe pandëshkueshmëria po arrijnë në nivele q...
Lëvizjet në tregjet globale duket se janë të varura kryesi...
Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën bete...
Ka vende ku të vdekurit nderohen.Ka kombe ku viktimat bëhe...
Premtimet entuziaste për përmbylljen e negociatave brenda ...
Mimoza është një lule e brishtë, e hershme, ndjellëse, por...
Të gjithë ndjekësve dhe mbështetësve të Salianjit do ju th...
Kryeministri i cili dje paradite rriti çmimin e naftës në ...
Paska dalë prapë ky i roitur, komunisti i fundit në gj...
Në politikë ka figura që ndërtojnë narrativa. Ka të tjera ...
Mbrëmë skuadra e futbollit e Polonisë e rrahu skuadrën e f...
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic, frymëzuar ...
Aksioni i fundit i Agron Shehajt për të mbledhur 100 mijë fi...
Në një moment kur Shqipëria po lëngon nga pasojat e një n...
Aeroporti i Vlorës është kthyer sërish në qendër të vëmend...
Ministria Vendosja e një ministre profesioniste në Minist...
Në politikën shqiptare aksioma komuniste: "Kush nuk është ...
Edhe pse bashkëshkrimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi R...
Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka aluduar s...
Modeli i qeverisjes së Republikës së Rinisë Patronazhiste ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...