Çfarë mund të negociojë SPAK me qeverinë?
Drejtimi i SPAK nga Altin Dumani i dha një ritëm të madh l...
Fundi i udhëheqësisë së Bashkisë Tiranë është treguesi më i qartë se ç’mund të sjellë modeli i qeverisjes me të rinj patronizhistë, gjuetarë të pasurive publike pa djersë pune të ndershme…

Modeli i qeverisjes së Republikës së Rinisë Patronazhiste dështoi. Revanshin ia ndali SPAK, me zbulimin e përfshirjes së udhëheqësisë së lartë në skemë korrupsioni e abuzime me postet zyrtare që mbanin.
Arrestimi i drejtorëve të Bashkisë Tiranë të skemës “5D” ishte qysqia e parë që goditi murin e kështjellës së Republikës së Rinisë Patronazhiste të ngritur nga Erion Veliaj, i vënë nën masën arrest me burg, me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Kalimi i kryekështjellarit të Republikës së Rinisë Patronazhiste në paraburgimin e Durrësit solli tronditje e çoroditje institucionale. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga izolimi në qeli, e mosdhenia e dorëheqjes nga Veliaj, ende në detyrë si kryetar, mosshkarkimi i tij nga Kryeministri, ka sjellë administrimin e çaltë, deri në inekzistencë të Bashkisë së kryeqytetit.
Situatë kjo që do të vijoj derisa “shemrave” tu rikthehet arsyeja e mosarsyes që ia turbullon vatrën arsyetuese të psikikës.
Erion Veliaj njihet si realizuesi i Republikës së Rinisë Patronazhiste të “Rilindjes” edramiste. Ai ka qenë partizan ambicioz i ngritjes së një strukture qeverisëse, me sundim të të rinjve.
Ide kjo mëse e përligjur, ndërkohën kur pjesa “dudume” e zyrtarëve politikë miks të gjeneratës së vjetër, s’kishte sjellë asgjë më shumë se sabotim të qeverisjeve paskomuniste.
Mirëpo ndodhi që me Veliajn në krye, administrata rinore e Republikës Patronazhiste të “rilindjes”, u kthye si dikur detashmentet e kryqtarëve që në emër të misionit religjonal bënin shkrumb e hi çdo heretik.
Heretikët e Republikës patronazhiste Veliaj nuk godisnin me zjarr e hekur, por me metodat e tyre, një ndër kryesoret e të cilave ishte mbjellja e farës së korrupsionit pa kufi. Këtë e nxorri në dritë goditja e SPAK.
Së bashku me faktin që etja për pasurim me çdo kusht (me para të dala nga xhepi i taksapaguesve), ishte kthyer në devizë e pjesës dërrmuese të drejtuesve të Republikës, ku vendin e prijësimit e mbante Erion Veliaj.
Njeriu që karrierën politike e nisi në vitin 2011, kur iu bashkua Kryesisë së PS, si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 Veliaj u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër.
Pa asnjë përvojë e eksperiencë pune, Erion Veliaj u katapultuar, nga “rilindasi me shtatë yje” Edi Rama, fal aftësisë zvarritëse të ngjitjes në maj, Erion Veliaj i tha mirëmëngjes punës, kur kapi poste të rëndësishme në erën qeverisëse të rilindjes Rama.
Më së pari shijoi kolltukun e kreut të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ku falë llapaqenërisë së vlefshme për aplikimin e gebelizmit, ja doli të fitoi aq pikë politike sa i duheshin tek socialistët “rilindas” të Ramës.
Me propagandën gebelsiane të lumit të premtimeve të pambajtura e kontributin e paepur të të rinjve të Republikës patronazhistë, Edi Rama ja doli të merrte pushtetin në 2013.
Dy vite pas tij, nëpërmjet të njejtës rrugë, kryepatronazhisti i paepur i të majtës “rilindase”, ish-drejtuesi i klubit “G99”, Erion Veliaj, fitoi Bashkinë e Tiranës.
Duke e materializuar fare hapur ambicien e tij për shndërrimin e institucionit të popullit kryeqytetas në parcelë eksperimentale qeverisjeje të Republikës së të Rinjve Patronazhistë.
Me politikën e kositjes së pjesës jo patronazhiste të administratës së “gjeneratës së vjetër”, në emër të reformës, Erion Veliaj, i vetëquajtur në ngazëllim e sipër “Lali Eri”, e pakuptueshmërisht “Zdromsi”, ja doli të mbillte spastrimin moshor.
Dhe të ngrinte Republikën e Rinisë Patronazhistë. Dhe ja ku jemi sot, tetë vite pas qeverisjes, nga gjaku i ri "Eronian". Vite gjatë të cilave Republika Veliaj jo vetëm nuk u rilind por u katandis me administratën më të korruptuar në Europë.
Përveç drejtorëve të skemës korruptive “5 D”, edhe vetë Erion Veliaj, demagogu gebelsian, i ngritjes e administrimit të qeverisë së Republikës së Rinisë Patronazhiste, ka përfunduar pas hekurave. I akuzuar për 13 vepra të rënda penale.
Fundi i udhëheqësisë të Bashkisë Tiranë është treguesi më i qartë se ç'mund të sjellë modeli i qeverisjes me të rinj patronizhistë, gjuetar të pasurive publike pa djersë pune të ndershme.
Patronazhistët e Republikës së Rinisë Veliaj nuk zgjodhën si refren shërbestarinë ndaj taksapaguesve por qenien zullumqarë të pangopur të pasurimit korruptiv. Kredo kjo, fatkeqësisht, e qenë ende në funksion edhe pas luftës frontale që i ka shpallur SPAK./ CNA
Drejtimi i SPAK nga Altin Dumani i dha një ritëm të madh l...
Shkarkimi i gazetarit Ilir Babaramo, i cili me shumë përpj...
Një njeri që nuk proteston është një njeri që ka hequr dor...
Ka një paradoks që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë m...
Akuzojnë Ramën se donte të asgjësonte opozitën. Por në cil...
Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe p...
Ai, nëpërmjet të tjerëve ju thotë (ka 35 vjet që ua thotë): ...
Rritja e çmimit të karburantit në nivelin 200 lekë/litër n...
-Çfarë po shkruaj nuk është një analizë për Ramazanin, as ...
Kush e di çfarë po mendojnë tani ata qindra demonstrues që...
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë ...
Në këto ditë konflikti të ri dhe të përshkallëzuar mes Izr...
Thuhet shpesh se forca e gjykatave nuk qëndron vetëm në au...
Përveç shumave qesharake që u ofron për pagesat e pensione...
Është parë shpesh në historinë e marrëdhënieve ndërkombëta...
Ajo që ndodhi në konferencën e shtypit të Edi Ramës, nuk i...
Zhvendosja e aseteve ushtarake amerikane drejt Lindjes së ...
Nëse dëshiron që Parlamenti të kthehet në zyrë avokatie të...
Sot 80 vjetori i Namik Dokles; njërit prej personaliteteve...
Shqipëria sot ka një nga karburantet më të shtrenjta në Eu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...