Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Rritja e çmimit të karburantit në nivelin 200 lekë/litër nuk është thjesht një shqetësim i përditshëm për drejtuesit e automjeteve, por një goditje e drejtpërdrejtë në strukturën ekonomike dhe në sigurinë logjistike të vendit.
Në një ekonomi si ajo shqiptare, e varur ndjeshëm nga importet dhe transporti rrugor, çdo rritje e naftës përkthehet automatikisht në një zinxhir kostosh që përfundon te qytetari.
Një faturë shtesë që përllogaritet rreth 200 milionë euro në vit për konsumatorët shqiptarë nuk është alarmiste është realiste. Karburanti është një nga komponentët bazë të çdo hallke ekonomike: nga transporti i mallrave, te magazinimi, shpërndarja dhe deri te çmimi final në raft.
Në këtë kuptim, rritja e naftës nuk prek vetëm sektorin e transportit, por inflacionin në tërësi.
Efekti domino është i qartë: rriten kostot e transportit, rriten çmimet e produkteve bazë, ulet fuqia blerëse dhe ngadalësohet konsumi. Bizneset e vogla dhe sektori i shërbimeve janë ndër më të goditurit, pasi kanë më pak hapësirë për të absorbuar kostot shtesë.
Nga këndvështrimi i logjistikës dhe sigurisë detare, situata është edhe më e ndërlikuar. Shqipëria, si një vend me dalje strategjike në det dhe me varësi të lartë nga importet detare, është drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj luhatjeve të çmimeve ndërkombëtare të naftës.
Tensionet në nyje kritike të tregtisë globale si ngushticat detare dhe korridoret energjetike ndikojnë menjëherë në koston e transportit dhe sigurimit të mallrave.
Në raste krizash ndërkombëtare, si bllokimet apo pasiguritë në rrugët detare, kostot e fracht-it dhe sigurimit rriten ndjeshëm.
Këto kosto nuk mbeten në nivel kompanish, por transferohen direkt në tregun vendas. Shqipëria nuk ka luksin e diversifikimit të thellë energjetik dhe mbetet e ndjeshme ndaj çdo goditjeje të jashtme.
Në këtë realitet, roli i institucioneve bëhet thelbësor. Administrata doganore dhe strukturat fiskale duhet të garantojnë transparencë, efikasitet dhe kontroll real mbi tregun e karburanteve.
Çdo mungesë kontrolli krijon hapësirë për abuzim, ndërsa çdo vonesë proceduriale shton koston përfundimtare.
Megjithatë, perceptimi publik mbetet kritik dhe shpesh i justifikuar. Qytetarët e lidhin rritjen e çmimeve jo vetëm me tregjet ndërkombëtare, por edhe me barrën e lartë fiskale mbi karburantin.
Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të karburantit në rajon, çka e amplifikon efektin e çdo rritjeje globale.
Në planin politik, kjo situatë vendos qeverinë përballë një ekuilibri të vështirë: të ruajë të ardhurat buxhetore pa e rënduar më tej konsumatorin.
Çdo ndërhyrje qoftë në formën e subvencioneve, uljes së taksave apo kontrollit të tregut duhet të jetë e matur, pasi ndikimi është i menjëhershëm dhe socialisht i ndjeshëm.
Rritja e çmimit të naftës nuk është një krizë e përkohshme, por një sinjal i qartë i brishtësisë së modelit ekonomik.
Pa një strategji të mirëfilltë për diversifikimin energjetik, rritjen e eficiencës logjistike dhe forcimin e kapaciteteve vendase, Shqipëria do të vijojë të paguajë “faturën e fshehur” të varësisë nga jashtë./ CNA
-Çfarë po shkruaj nuk është një analizë për Ramazanin, as ...
Kush e di çfarë po mendojnë tani ata qindra demonstrues që...
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë ...
Në këto ditë konflikti të ri dhe të përshkallëzuar mes Izr...
Thuhet shpesh se forca e gjykatave nuk qëndron vetëm në au...
Përveç shumave qesharake që u ofron për pagesat e pensione...
Është parë shpesh në historinë e marrëdhënieve ndërkombëta...
Ajo që ndodhi në konferencën e shtypit të Edi Ramës, nuk i...
Zhvendosja e aseteve ushtarake amerikane drejt Lindjes së ...
Nëse dëshiron që Parlamenti të kthehet në zyrë avokatie të...
Sot 80 vjetori i Namik Dokles; njërit prej personaliteteve...
Shqipëria sot ka një nga karburantet më të shtrenjta në Eu...
Shqipëria dhe Kosova janë dy republika parlamentare, ku pr...
8 Marsi, në fakt, nuk është festë, por dita që simbolizon ...
8 mars - ajo ditë romantike e vitit kur gratë marrin vëmen...
Si fillim, unë mendoj se Vjosa Osmani mund të ishte një pr...
Çdo vit, më 7 Mars, rrjetet sociale mbushen me urime, me l...
Serbia vazhdon t'i shkelë, cenojë, mohojë, diskriminojë t...
Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit ...
Në çdo pore të jetës na kanë hyrë ambasadorët. Nga mëngjes...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...