Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Shqipëria sot ka një nga karburantet më të shtrenjta në Europë në raport me të ardhurat. Një litër naftë përfaqëson rreth 7.2% të të ardhurave ditore të një qytetari, shumë më tepër se në vendet e rajonit dhe disa herë më shumë se në vendet e Bashkimit Europian.
Arsyeja kryesore nuk është tregu ndërkombëtar, por politika fiskale e qeverisë. Rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksa: akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe TVSH. Pra, shumica e çmimit që paguajnë qytetarët është rezultat i drejtpërdrejtë i vendimeve të qeverisë.
Këto taksa të larta nuk mbahen për arsye ekonomike, por sepse buxheti i shtetit është bërë gjithnjë e më shumë i varur nga këto të ardhura. Ato përdoren për të financuar një sistem shpenzimesh publike të mbushur me tendera dhe projekte që, shumë shpesh, rezultojnë në kosto të fryra dhe korrupsion.
Prandaj qeveria nuk ndërhyn për uljen e taksave mbi karburantin, edhe në situata të jashtëzakonshme ndërkombëtare që rrisin çmimin e naftës. Ulja e akcizës do të ulte menjëherë çmimin për qytetarët, por do të reduktonte edhe fondet që ushqejnë këtë sistem.
Në këtë mënyrë, korrupsioni qeveritar nuk është vetëm pasojë e sistemit ekonomik, por një nga arsyet pse karburanti në Shqipëri mbetet kaq i shtrenjtë.
Zgjidhja është e qartë: ulje e taksave mbi karburantin dhe përdorim transparent i parave publike, në mënyrë që qytetarët të mos paguajnë çdo ditë në pompë koston e një sistemi të kapur nga korrupsioni.
Por edhe optimisti më i madh e ka të qartë se kjo nuk ndodh me këtë qeveri. Ajo që mund dhe duhet të bëjë opozita është të propozojë një amendament për pezullimin e përkohshëm të taksave mbi karburantin, si një detyrim ndaj qytetarëve që sot paguajnë naftën më shtrenjtë se pothuaj çdo europian tjetër.
Kjo do të ishte një hap i domosdoshëm për të lehtësuar barrën mbi familjet shqiptare dhe për të treguar se ka alternativa ndaj një sistemi që rëndon çdo ditë mbi xhepat e qytetarëve.
Në të njëjtën kohë, mbetet një arsye më shumë për të intensifikuar reagimin qytetar dhe protestën demokratike, si mënyra e vetme për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj situate e cila, për fat të keq, nuk lidhet vetëm me naftën!/ CNA

Shqipëria dhe Kosova janë dy republika parlamentare, ku pr...
8 Marsi, në fakt, nuk është festë, por dita që simbolizon ...
8 mars - ajo ditë romantike e vitit kur gratë marrin vëmen...
Si fillim, unë mendoj se Vjosa Osmani mund të ishte një pr...
Çdo vit, më 7 Mars, rrjetet sociale mbushen me urime, me l...
Serbia vazhdon t'i shkelë, cenojë, mohojë, diskriminojë t...
Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit ...
Në çdo pore të jetës na kanë hyrë ambasadorët. Nga mëngjes...
Pas rasteve të vendimmarrjes personale për asgjësimin e ar...
Në verën e vitit 1942 Winston Churchill pati një takim të ...
Çdo shqiptari: “MOS bëni rivlerësim as me 5% tatim për sht...
Sa herë ka krizë globale, qeveria shqiptare gjen qetësi mo...
Gjatë javës është vështirë të ndjekësh çdo zhvillim mediat...
Duke e rilexuar në këtë kohë poezinë “I vonuari” të Ru...
Kryeministrit tonë i dhimbset vila e Enverit dhe jo 6000 t...
Gjithçka po ecën drejt çlirimit tonë nga korrupsioni. Por...
Pas kreshmimit pendimtar të javës së parë të Kreshmës së Mad...
Ajo/Ai që më parë udhëtonte për vizita familjare, për punë...
1.Mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar, deri më sot, ...
Nuk mundet një pushtet tjetër të diktojë pushtetin ekzekut...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...