"I VONUARI" - ANTIHEROI I EPOKËS HEROIKE NË POEZINË E RUDOLF MARKUT
Duke e rilexuar në këtë kohë poezinë “I vonuari” të Ru...

Gjatë javës është vështirë të ndjekësh çdo zhvillim mediatik në Shqipëri, kështu që edhe intervistën e ministres Sala në emisionin "Opinion" e kisha planifikuar ta ndiqja në fundjavë.
Ndërsa 30 minutëshi i parë ishte një përsëritje e podcastit që ministrja pati në fillim të marrjes së detyrës me shefin e vet, Boratin, 30 minutëshi i dytë u fokusua tek detyra e ministres. Gjatë pjesës së dytë të intervistës u trajtuan disa tema të rëndësishme dhe u cekën problemet më të mprehta që ka sot sistemi shëndetësor shqiptar.
Përveç temës së kujdesit onkologjik, ku edhe në intervista të mëparshme, kam konstatuar se ministrja flet me kompetencë, në të katër temat e tjera ku u ndal, bëri po aq gafa, fatkeqësisht, njëra më e rëndë se tjetra.
Gafa 1: po grumbullojmë indikatorët
Kur u pyet për reformën në shëndetësi, ministrja përmendi një punë të përbashkët që ka nisur me OBSH-në dhe Bankën Botërore. "Jemi duke grumbulluar indikatorët", tha ministrja dhe përmendi shfrytëzimin e shtratit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit! Gjashtë muaj i janë dashur ministres për të mësuar këta indikatorë që duhej t'i kishte vlerësuar që ditën e parë në detyrë!!! Po këta janë indikatorë që mblidhen që në kohën e Zogut dhe raportohen çdo vit jo vetëm brenda vendit, por edhe pranë institucioneve ndërkombëtare!
Gafa e dytë: do të ndryshojmë perceptimin
E përballuar me pyetjet e Z. Fevziu se ka një perceptim publik negativ për shëndetësinë, ministrja u përgjigj se do të punojë për të ndryshuar perceptimin! Këtë në fakt ka 13 vjet që e bën Borati, i cili vetëm lyen mure dhe mbjell lulishte, ndërsa paret ua transferon oligarkëve! Nga ministrja Sala pritet të punojë për përmirësimin e situatës skandaloze ku ndodhet shëndetësia dhe jo për të ndryshuar perceptimin. Këtë e bëjnë me "kompetencë" spin doctors dhe patronazhistët e klikimeve dhe pëlqimeve...
Gafa e tretë: le të hanë ëmbëlsira
Kur u përballua me çështjen e çmimeve të larta të barnave në Shqipëri krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian dhe cilësinë e ulët të tyre, ministrja i ra shkurt duke u përgjigjur se "nuk më ka rënë rasti të blej ilaçe dhe nuk i di çmimet". Ndërsa lidhur me cilësinë e ulët të medikamenteve u përgjigj duke thënë se ka një institucion që merret me këtë çështje (nënteksti: "nuk është puna ime"). Deklaratë që tregon ministren po aq të shkëputur nga realiteti i përditshëm, sa edhe mbretëreshën franceze Mari Antoneta që u sugjeronte fshatarëve që nuk kishin bukë, të hanin ëmbëlsira.
Gafa e fundit: transformimi digjital
Këtu ministrja përmendi si sfidë interoperabilitetin dhe shkëmbimin e të dhënave, duke treguar se ende e kujton veten mjeke në Angli, Itali apo SHBA. Këto vende me të vërtetë kanë sfidë interoperabilitetin, sepse digjitalizimin e kanë zgjidhur prej dekadash. Në spitalet ku drejton zonja Sala kartelat shkruhen akoma me dorë, kurse programi i kartelës elektronike që ka pesë vjet në implementim, nuk është zbatuar ende në asnjë spital.
***
Dalja e radhës në media e ministres Sala tregoi edhe njëherë se ajo vazhdon të endet midis dëshirave utopike dhe mosnjohjes së realitetit ku e ka katandisur sistemin shëndetësor shqiptar miku i saj i fëmijërisë (kështu ju referua Boratit gjatë bisedës) së bashku me Beqen e vet të koncesioneve, Ogertën e tenderave të fshehtë si dhe klarinetistët e balerinat që drejtuan institucionet shëndetësore në këta 13 vjet.
Vetë zonja Sala nuk ka kuptuar akoma se njohja e situatës për një ministre mbyllet brenda javëve të para në detyrë dhe nuk pritet të kalojnë gjashtë muaj për të mësuar se sa është ditëqëndrimi dhe xhiro e shtratit!!!
Po kështu ministrja duhet të kuptojë se ka përgjegjësi politike për atë që ndodh në sistemin shëndetësor shqiptar dhe kjo përgjegjësi përfshin edhe institucionet e varësisë, pra edhe parkimin e QSUT-së që përmendi Blendi Fevziu dhe punën që duhet të kryejë Qendra e Kontrollit të Barnave për t'u garantuar shqiptarëve medikamente cilësorë dhe të sigurt.
Shqiptarët presin nga ministrja e tyre përgjegjshmëri dhe angazhim, jo fjalë në erë e premtime boshe!
Sikundër kanë dëgjuar jo pak gjatë muajve të saj të parë në detyrë...
Duke e rilexuar në këtë kohë poezinë “I vonuari” të Ru...
Kryeministrit tonë i dhimbset vila e Enverit dhe jo 6000 t...
Gjithçka po ecën drejt çlirimit tonë nga korrupsioni. Por...
Pas kreshmimit pendimtar të javës së parë të Kreshmës së Mad...
Ajo/Ai që më parë udhëtonte për vizita familjare, për punë...
1.Mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar, deri më sot, ...
Nuk mundet një pushtet tjetër të diktojë pushtetin ekzekut...
Nga Luan Rama - Një shtet që e konsideron infrastrukturën...
Besoj e kemi dëgjuar shumë herë nga të moçmit këtë fjalë: ...
Kreshma e Madhe në Kishën Orthodhokse nis me një traditë t...
Dje, Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më...
Carlo Bollino, italiani i cili erdhi në Shqipëri me çantë ...
Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shër...
Pyetja është: si mundet një njeri me shkollë, i lexuar, nj...
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë sot në burgim...
Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet shumëkush menjëherë, ta...
Jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë, tejet absurde, p...
Kur dëgjova para disa ditësh se për hartimin e ndërhyrjes ...
18 vjet më parë, data e sotme iu shtua kalendarit tonë kom...
Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...