VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...

Nga Luan Rama
- Një shtet që e konsideron infrastrukturën pjesë të sigurisë kombëtare duhet t’i trajtojë projektet rrugore si investime strategjike, jo si kapituj propagandistikë.
Nën tallazitjen e një erektimi pothuaj kolektiv, që pa asnjë sens maturie e vetëkontrolli shpërfaqet sa herë ndonjë përfaqësues politik ose jo i pushtetit duhet të papagallisë për Shqipërinë që po gatitet të anëtarësohet në Bashkimin Europian, çka në fakt trumbetohet si arritja më e madhe e maxhorancës (edhe pse ende e pa mbërritur e me gjasë e tillë do të mbetet edhe përtej kufirit të ëndërt pushtetor!), ajo që është në fakt e vërteta më e vërtetë ndër të gjitha e në sytë e të gjithëve, ka të bëjë me faktin se Shqipëria sot është një vend që po telendiset duke u zvargur rrugë pa rrugë.
Nuk është vetëm ajo pjesë e rrugës mes Librazhdit dhe Prrenjasit e shembur masivisht, pasi më parë e përgjatë tridhjetë e më shumë viteve është shkatërruar e vjedhur masivisht e babëzisht prova e telendisjes tonë rrugë pa rrugë, por, pothuaj gjithë gjeografia e rrugëve të atdheut është e ngjashme me të.
Ngado që të shkosh e ngado që t’i biesh, do të ndeshësh, sidomos në rrugët e reja; rrugë të çara, rrugë të përmbytura, rrugë të gremisura, rrugë të shkatërruara!
Nuk e përjashtoj mundësinë e ndikimit të faktorëve natyrorë. Ato kanë peshën dhe rolin e tyre e janë faktor rrisku në çdo projekt. Si të tilla, ato parashikohen, përllogariten, vlerësohen dhe afërmendsh që projektet më parë se të realizohen, parashikojnë masat parandaluese dhe mbrojtëse. Toka nuk është gjithkund njësoj, e për rrjedhojë as qëndrueshmëria ndaj dukurive natyrore nuk është e njejtë.
Por, a mjafton ky argument për të justifikuar shkatërrimin e rrugëve të reja pothuaj gjithkund ku ato janë ndërtuar? A mundet që rreshjet e shumta (edhe pse nuk kanë qenë aspak mbi mesataren shumëvjeçare të viteve të fundit), të kenë ndikuar njësoj në shkatërrimin e rrugëve si në atë Librazhd - Prrenjas, edhe në Rrugën e Arbërit, edhe në Burrel, edhe në Gjirokastër, edhe në Mokër (rruga Qukës - Qafë Plloçë), edhe në Dukat, edhe në rrugën Korçë - Ersekë, edhe në rrugën Lumi i Vlorës - Qeparo e sa të tjera si ato?
Vetëm një i marrë mund ta besojë këtë përrallë, dhe për më keq akoma, një më shumë se i marrë mund ta mbrojë këtë argument.
Problemi real qëndron në faktin se çfarë nuk parashikohet dhe as nuk parandalohet është faktori njeri. Pra, problemi nuk është se Shqipëria ka terren të vështirë. As se klima është bërë më ekstreme e janë shtuar rreshjet.
Problemi është se reagimi i shtetit mbetet i njëjtë; deklarata pas fatkeqësisë, fonde emergjente, riparime të përkohshme dhe cikli përsëritet. Kjo nuk është më çështje e një apo disa rrugëve, nuk është më çështje infrastrukture.
Është çështje e mungesës së përgjegjësisë në analizën reale të gjendjes, e cila është shndërruar në një dukuri alarmante dhe me pasoja të rënda që mbërrijnë deri në kërcënimin e sigurisë kombëtare.
Nuk po e teproj në çfarë po parashtroj.
Dokumenti i ri i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare 2023–2028 përshkruan synimin për të identifikuar dhe adresuar sfidat dhe kërcënimet kryesore që ndikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë dokument theksohet qartë se: “Siguria kombëtare përfshin mbrojtjen e territorit dhe garantimin e funksionimit normal të infrastrukturës kritike”. Menaxhimi i rreziqeve natyrore dhe rritja e qëndrueshmërisë ndaj fatkeqësive janë prioritete strategjike. Infrastrukturat e transportit konsiderohen pjesë e aseteve kritike për stabilitetin ekonomik dhe reagimin në emergjenca.
Për fat të keq, qeveritë tona ndër vite, kanë ndërtuar një model reagimi që nuk është parandalues, por pasiv.
Në vend të auditimeve të pavarura të projekteve rrugore, përshtatjes së standardeve ndaj ndryshimeve klimatike, monitorimit të vazhdueshëm gjeologjik, mirëmbajtjes sistematike etj, shohim ndërhyrje emergjente pas dëmit, tendera pafund për të riparuar dëme të përsëritura, mungesë transparence mbi përgjegjësitë teknike e kështu me rradhë. Në këtë mënyrë, rruga riparohet, por problemi mbetet, gjendja përkeqësohet.
Një shtet që e konsideron infrastrukturën pjesë të sigurisë kombëtare duhet t’i trajtojë projektet rrugore si investime strategjike, jo si kapituj propagandistikë. Duhet të kërkojë llogari për dështimet teknike, të publikojë auditime dhe analiza risku, të vendosë standarde të pakompromis për cilësinë.
Jo shkatërrimi i një pjese të rëndësishme të një rruge kombëtare që lidh Shqipërinë Juglindore me pjesën tjetër të vendit, por edhe rrëzimi i një ure në një rrugë që lidh një fshat me qendrën e zonës do të mjaftonte që të ngrihej në këmbë i gjithë mekanizmi shtetëror.
Ndaj, është jo vetëm e pakuptimtë, por e pafalshme dhe papërgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Shtetit, mos thirrja e menjëhershme e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për të analizuar në mënyrë të detajuar gjithë situatën e krijuar.
Presidenti i Republikës shumë mirë bën kur gjen kohë e shkon për vizitë edhe në burimin e lashtë të Lajthizës apo që takohet me nxënësit e shkollës “Fan Noli” në Tiranë, por le të shkojë e të shohë nga afër shkatërrimin e rrugës mes Librazhdit e Prrenjasit që ka ndarë Shqipërinë përgjysmë.
Përballë përpjekjeve të qeverisë për ta relativizuar gjendjen e për të mbuluar baltën me shi, pa e thelluar analizën në gjetjen e gjithë faktorëve që ndikojnë në shkatërrimin e rrugëve, Presidenti i Republikës e ka detyrim kushtetues të bëhet mbrojtësi i interesit publik dhe garanti i transparencës për çështje që lidhen me sigurinë kombëtare.
Edhe pse Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk është organ vendimmarrës, është organ këshillimor i Presidentit të Republikës ( neni 168 i Kushtetutës), i cili merret me çështje të rëndësishme si: mbrojtja e vendit, siguria kombëtare, gjendja e jashtëzakonshme dhe situatat e rrezikut për shtetin.
Siguria kombëtare nuk fillon në kufi dhe as nuk garantohet vetëm nga Forcat e Armatosura. Ajo fillon në rrugën që lidh një fshat me spitalin, një qytet me tregun, një rajon me qendrën. Nëse ajo rrugë shembet vazhdimisht, atëherë problemi nuk është vetëm gjeologjik.
Është politik dhe shtetëror./ CNA
Besoj e kemi dëgjuar shumë herë nga të moçmit këtë fjalë: ...
Kreshma e Madhe në Kishën Orthodhokse nis me një traditë t...
Dje, Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më...
Carlo Bollino, italiani i cili erdhi në Shqipëri me çantë ...
Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shër...
Pyetja është: si mundet një njeri me shkollë, i lexuar, nj...
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë sot në burgim...
Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet shumëkush menjëherë, ta...
Jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë, tejet absurde, p...
Kur dëgjova para disa ditësh se për hartimin e ndërhyrjes ...
18 vjet më parë, data e sotme iu shtua kalendarit tonë kom...
Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është m...
Sot Kosova, shteti më i ri në kontinent ka ditëlindjen, dh...
Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është m...
Mbase është i burgosuri i vetëm në botë që u dënua 25 ...
Historia ka një ligj të pashkruar, por të vërtetuar në she...
Nga Luan Rama Një shpjegim miqësor për një përgjigje të p...
Kisha e parë dedikuar Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofia) u...
Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsist...
Teksa dëgjoj kryeministrin që kritikon drejtësinë për nive...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...