Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Kisha e parë dedikuar Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofia) u ndërtua në shekullin e katërt nga Konstandini i Madh, themeluesi i qytetit të Konstandinopojës. Fatkeqësisht, nuk ka mbetur asgjë nga Shën Sofia e parë. Pas shkatërrimit të kishës së Konstandinit, një e dytë u ndërtua nga djali i tij Konstandini dhe perandori Teodosi i Madh. Kjo kishë e dytë u dogj gjatë trazirave të Nikeas të vitit 532, megjithëse fragmente të saj janë gërmuar dhe mund të shihen sot.
Shën Sofia u rindërtua në formën e saj të tanishme midis viteve 532 dhe 537 nën mbikëqyrjen personale të Perandorit Justinian I. Është një nga shembujt më të mëdhenj të arkitekturës bizantine, e pasur me mozaikë dhe shtylla e mbulesa mermeri.
Ajo u përurua më 27 dhjetor të vitit 537, Perandori Justiniani I ua besoi projektimin matematicienëve dhe arkitektëve Isidorit të Miletit dhe Anthemit të Tralianës, të cilët ndërtuan katedralen më të madhe të ndërtuar ndonjëherë deri në atë kohë, e cila mbeti e patejkalueshme për një mijë vjet deri në përfundimin e katedrales në Sevilje të Spanjës.
Kur Justiniani pa veprën e përfunduar, thirri frazën historike: “Lavdi Perëndisë, që më ka konsideruar të denjë për të kryer një vepër kaq të madhe. Të kam mundur, o Solomon!” (Nenikika se, Solomon!) Kjo frazë nuk ishte thjesht shprehje e ambicies perandorake. Solomoni kishte ndërtuar Tempullin e Jerusalemit — shtëpinë e Perëndisë së Dhiatës së Vjetër, të Perëndisë Monokratorit. Justiniani me Shën Sofinë synoi të shprehte diçka më të thellë: me zbulesën e Perëndisë Triadike, nga që bota kishte hyrë në një epokë të re. Tempulli i Solomonit ishte vendi i hijes; Shën Sofia u bë vendi i dritës së zbulesës së plotë.
Kronisti Nestor (987 pas Krishtit), kur vizitoi kishën e Shën Sofisë, e përshkruan kështu përvojën e tij: “Ne nuk e dinim nëse ishim në qiell apo në tokë… sepse në tokë nuk ka një shkëlqim apo bukuri të tillë, dhe ne jemi të hutuar se si mund ta përshkruajmë atë”.
Kjo kishë nuk ishte vetëm arritje arkitektonike, por edhe si simbol i triumfit të Krishterimit. Kisha, e cila gjatë persekutimeve adhuronte në katakomba, fitoi tani shtëpinë më madhështore. Rrezatimi i saj botëror i tejkaloi kufijtë e feve. Shën Sofia shërbeu gjithashtu si frymëzim arkitektonik për shumë ndërtesa të tjera fetare, të krishtera dhe jo të krishtera, duke përfshirë Shën Sofinë në Selanik, Panagia Ekatontapiliani (Të Tërëshenjtën e njëqind dyerve), Xhaminë ?ehzade, Xhaminë Sulejmanije, Xhaminë Rustem Pasha dhe Kompleksin K?l?ç Ali Pasha dhe shumë ndërtersa të tjera, duke dëshmuar se Shën Sofia ndikoi shprehjen e ndjenjës fetare në gjithë Lindjen dhe mbetet një nga ndërtimet më të rëndësishme të historisë njerëzore.
Lidhja me Shën Sofinë nuk i përket vetëm së kaluarës. Katedralja e Ngjalljes së Krishtit këtu në Tiranë, e cila u përurua në vitin 2012, u ndërtua nga Kryepiskopi Anastas, me referim të qartë në elementë arkitektonikë të Shën Sofisë: kupola me lartësi 32,2 metra, apsidat e Altarit, dhe sidomos katër pilonët gjysmërrethore që mbështesin kupolën në formë kryqi rreth kishës qendrore — saktësisht si katër shtyllat e mëdha të Shën Sofisë së Kostandinopojës.
II
Për të kuptuar plotësisht rëndësinë e kësaj kishe katedrale dhe shkakun e frymëzimit për ta ndërtuar atë me një madhështi dhe me një bukuri të jashtëzakonshme, duhet t'i drejtohemi rrënjëve biblike të konceptit të Urtësisë.
Në Dhiatën e Vjetër, Urtësia e Perëndisë — Hokmà në hebraisht, Sofia në greqisht — shfaqet si prani e gjallë dhe misterioze pranë Perëndisë. Në librin e Fjalëve të Urta lexojmë: « “Urtësia ndërtoi shtëpinë e vet dhe ngriti shtatë shtylla” (Fjal. Urt. 9:1). Dhe akoma më mbresëlënëse: “Zoti më krijoi në fillim të udhëve të tij për veprat e tij; para shekujve më themeloi” (Fjal. Urt. 8:22-23). Në Urtësinë e Solomonit thuhet gjithashtu: “Sepse ajo është avull i fuqisë së Perëndisë dhe rrjedhje e pastër e lavdisë së Pantokratorit” (Urt. Sol. 7:25). Megjithatë, në Dhiatën e Vjetër identiteti i kësaj Urtësie mbeti në mister. Hebrenjtë e njihnin Perëndinë si Një, si Jahve i Sinait. Urtësia shfaqej si veti apo energji e Perëndisë, pa u zbuluar si Person i veçantë.
Kthesa e madhe vjen me Dhiatën e Re. Perëndia zbulohet tani si Trinitar: Atë, Bir dhe Shpirt i Shenjtë. Kjo zbulesë u shfaq në tre momente kulmore: Në Pagëzimin e Zotit në Jordan — Theofaninë — ku zëri i Atit dëgjohet nga qielli, Biri pagëzohet dhe Shpirti i Shenjtë zbret në formë pëllumbi (Mat. 3:16-17). Në Shpërfytyrimin mbi Malin Tabor, ku Krishti shfaqet në lavdi dhe zëri i Atit dëshmon “Ky është Biri im i dashur” (Mat. 17:5). Dhe më në fund në Pendikosti, ku Shpirti i Shenjtë zbret mbi Apostujt “në formë gjuhësh zjarri” (Vep. 2:3).
Apostulli Pavël e formuloi identifikimin e Urtësisë me Krishtin me qartësi të pakrahasueshme: “Ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar... Krishtin fuqi të Perëndisë dhe Urtësi të Perëndisë” (1 Kor. 1:23-24. Urtësia e Perëndisë identifikohet me Personin e dytë të Trinisë së Shenjtë, Fjalën e Perëndisë, Krishtin. Këtë identifikim e konfirmoi edhe Sinodi VII Ekumenik (Nikea II, 787), i cili referohet shprehimisht tek “Zoti ynë Jisu Krisht, Perëndia ynë i vërtetë, Urtësia vetë-hipostatike e Perëndisë Atë”. Grigor Theologu po ashtu shpall: “Si mund të mos dijë ndonjë gjë nga ato që janë, ai që është Urtësia, krijuesi i botëve?” (Fjalimi 30, 15).
Festa e kishave, dedikuar Shën Sofisë (Urtësisë së Perëndisë) lidhet me Pendikostinë dhe Trininë e Shenjtë, sepse Urtësia e Perëndisë nuk është një veti abstrakte, por zbulesa e plotë e Perëndisë Trinitare — Krishti, sipas interpretimit kryesor patristik. Lidhja ndërmjet festës së Mespentekostisë dhe “Urtësisë së Shenjtë” tregohet nga fakti se në ikonën e kësaj dite, Krishti paraqitet në mes të pleqve të tempullit, mësuesve të ligjit, duke u demonstruar atyre njohurinë e tij për fjalën e Perëndisë (Urtësinë e Tij).
Ishte pikërisht ky besim dhe ky përkushtim që frymëzoi dhe motivoi ndërtimin e kësaj kishe katedrale të madhërishme, dedikuar Jisu Krishtit si Fjala dhe Urtësia e Perëndisë.
Si përfundim mund të themi se vëllimi që prezantojmë sot dokumenton se Shën Sofia nuk ishte një fenomen i veçuar. Ai përfshin 37 kisha historike kushtuar Urtësisë së Perëndisë, nga Ishujt Britanikë deri në Kinë, duke provuar se Shën Sofia, ndonëse është një ikonë arkitekturore dhe kulturore e qytetërimit bizantin dhe ortodoks lindor, nuk i përket vetëm Kostandinopojës apo Ortodoksëve, sepse Urtësia e Perëndisë është themeli, jo vetëm i besimit të krishterë, por i shumë qytetërimeve.
*Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joanit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë në aktivitetin përurues të botimit në gjuhën shqipe me titull: “Shën Sofia: Kishat e Mençurisë së Tënëzoti nëpër botë”., Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë, 13 shkurt 2026
Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsist...
Teksa dëgjoj kryeministrin që kritikon drejtësinë për nive...
Diella është e shqetësuar. Jo për tenderët, jo për SPAK-un...
Kur i hap rrugë budallait, nuk i bën nder një individi. I ...
Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025. Shumëkush...
Përvoja prej disa vitesh punë në televizion që vjen si një...
Kur shikon edhe dëgjon mijëra fakte të publikuara për rrëm...
Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e d...
Por njeriu i zullumit, që ka vjedhur postin e kryeministri...
Ne këtu në Tiranë kemi halle të tjera. Por në Hagë është d...
Sot është koha për akte politike dhe jo për protesta paqës...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podcast-in e tij (...
Përsiatje... Nëse një roman na ndihmon të kuptojmë një sk...
Kot po lodheni e po flisni fjalë pakuptim për çështjen e B...
Kur Gjykata Kushtetuese e Republikës dështon të flasë me n...
Mbrëmjen e së premtes, do të shënohej atentati më i rëndë ...
Foltorja e Saliut po rezulton të jetë një asgjë që thotë v...
Një intervistë televizive nuk duhet të jetë kurrë shkak pë...
"Qymyri po s'të dogji të nxin", - thotë populli. Politika ...
Sot kisha një ftesë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Uni...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...