Kultura e komunikimit dhe banaliteti i pasthirrmave
Përvoja prej disa vitesh punë në televizion që vjen si një...

Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025.
Shumëkush mund të thotë: “ne kemi hallet tona, nuk na duhet të dimë çfarë hallesh kanë europianët.” Një gjysmë e vërtetë kjo. Por vetëm një gjysmë.
Sepse ajo që ndodh në Europë jo vetem nuk është kurrë larg nesh, por shpesh përcakton drejtimin tonë politik, ekonomik dhe të sigurisë. Po aq ndikon edhe në vëmendjen europiane ndaj zullumeve tona.
Teksa e lexoja raportin,po mendoja për dy Europat që bashkëjetojnë sot: Europa brenda dhe Europa jashtë. Njëra që po përpiqet të kapë mesazhin se që të mbijetojë duhet të ndryshojë dhe tjetra që ende pret të bëhet pjesë e saj.
Mesazhi që del edhe nga Eurobarometri është i qartë.
Europianët nuk po kërkojnë më pak Europë. Ata po kërkojnë një Europë më të fortë.
89% duan më shumë unitet brenda vedit dhe 86% presin që BE-ja të ketë një zë më të fuqishëm globalisht. Në një kohë luftërash pranë kufijve (72%), kërcënimesh terroriste (67%), sulmesh kibernetike dhe rreziqesh klimatike (66%), qytetarët kërkojnë drejtim të qartë dhe lidership të fortë.
62% vazhdojnë ta shohin anëtarësimin në BE si një gjë të mirë. Në një botë që shpesh duket e paqëndrueshme, besimi tek projekti europian mbetet i fortë.
Po Europa jashtë?!
Në Ballkanin Perëndimor, 64% e qytetarëve (Balkan Barometer i RCC), besojnë se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë. Pas një rruge të gjatë dhe shpesh zhgënjyese, ky është një tregues me peshë reale politike.
Gjatë kohës që drejtoja RCC-në, këto prirje i kemi parë herët dhe i kemi matur vazhdimisht përmes Balkan Barometer dhe SecuriMeter. Ato kanë treguar vazhdimisht se orientimi drejt Europës nuk është vetëm objektiv politik. Për shumë qytetarë është bërë plan personal jetese.
Rreth 41 % e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë gati për t’u larguar nga vendi. E për tu kthyer tek “halli ynë”, shqiptarët që duan të largohen janë më lart se mesatarja e rajonit- 44%.
Kur gati një në dy qytetarë sheh të ardhmen diku tjetër, kjo nuk është thjesht statistikë. Është alarm kombëtar. Një alarm për ekonominë, për tregun e punës, për besimin tek e ardhmja.
Madje, në shumë vende të rajonit, qytetarët i besojnë BE-së më shumë sesa vetë institucioneve të tyre.
Dallimi bëhet edhe më i dukshëm kur shohim prioritetet.
Brenda BE-së, qytetarët mendojnë strategjikisht: siguri, mbrojtje, shqetësime për kërcënimet e ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmëri ekonomike.
Në Ballkanin Perëndimor, shqetësimet janë më bazike: inflacioni, vendet e punës, stabiliteti ekonomik dhe funksionimi i shtetit.
Në BE, qytetarët shprehin nivele të larta shqetësimi për disa kërcënime njëkohësisht:
• Luftërat pranë BE-së, 72%
• Terrorizmi, 67%
• Fatkeqësitë natyrore të lidhura me ndryshimet klimatike, 66%
• Sulmet kibernetike nga vende jashtë BE-së, 66%
• Dezinformimi, gjuha e urrejtjes, përmbajtjet mashtruese të gjeneruara nga AI dhe kërcënimet ndaj të dhënave online, rreth 68–69%.
Në Ballkanin Perëndimor, vetëm rreth 38% e shohin rajonin si të sigurt. Optimizmi mbetet i kufizuar dhe shqetësimet lidhen jo vetëm me paqëndrueshmërinë gjeopolitike, përfshirë efektet e luftës në Ukrainë, por edhe me korrupsionin, cenueshmërinë ekonomike dhe besimin e ulët tek institucionet.
Dezinformimi është një shqetësim në rritje në të dy realitetet, por përjetohet ndryshe.
Në BE trajtohet si një kërcënim strategjik ndaj demokracisë. Në Ballkanin Perëndimor lidhet drejtpërdrejt me mosbesimin e theksuar tek institucionet, mediat dhe cilësisë së jetës.
Ky krahasim ka rëndësi sepse tregon dy mënyra të ndryshme se si kuptohet Siguria.
Për Europën brenda është prioritet strategjik; për Europën jashtë është kusht për stabilitetin e përditshëm.
Ka edhe një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar, -të rinjtë. Në të dy sondazhet, ata janë më optimistët dhe më proeuropianët. Rreth 65% e të rinjve në BE janë optimistë për të ardhmen e Unionit dhe shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor e shohin të ardhmen e tyre si europiane.
Mesazhi është i qartë.
Qytetarët brenda Europës po i kërkojnë Europës të përshtatet me kohën. Qytetarët jashtë saj po i kërkojnë Europës të mos i lërë peng./ CNA
Përvoja prej disa vitesh punë në televizion që vjen si një...
Kur shikon edhe dëgjon mijëra fakte të publikuara për rrëm...
Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e d...
Por njeriu i zullumit, që ka vjedhur postin e kryeministri...
Ne këtu në Tiranë kemi halle të tjera. Por në Hagë është d...
Sot është koha për akte politike dhe jo për protesta paqës...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podcast-in e tij (...
Përsiatje... Nëse një roman na ndihmon të kuptojmë një sk...
Kot po lodheni e po flisni fjalë pakuptim për çështjen e B...
Kur Gjykata Kushtetuese e Republikës dështon të flasë me n...
Mbrëmjen e së premtes, do të shënohej atentati më i rëndë ...
Foltorja e Saliut po rezulton të jetë një asgjë që thotë v...
Një intervistë televizive nuk duhet të jetë kurrë shkak pë...
"Qymyri po s'të dogji të nxin", - thotë populli. Politika ...
Sot kisha një ftesë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Uni...
Nëse reforma në drejtësi ka probleme ligjore, maxhoranca i...
Në vitin 1992, atëherë student, një grup shokësh, pasi mba...
Zhvillimet e fundit të bëra publike lidhur me mbetjet e rr...
Skandali Epstein dhe figura e aktorit të pakapshëm në teor...
Edi Rama paska zbuluar sot në kohë rekord në mënyrë të rru...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...