SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Skandali Epstein dhe figura e aktorit të pakapshëm në teorinë kritike të pushtetit global.
Ndërsa po lexoj se çfarë shkruhet e komentohet pothuaj gjithkund e prej kujtdo në lidhje me skandalin e Jeffrey Epstein në SHBA dhe gjithë vorbullën e kriminalizuar që shtrihet në disa nivele të hierarkisë globale e që përfshin edhe nivelet më të larta politike, më erdhi ndërmend slogani i kohës së Shqipërisë socialiste, sipas të cilit; “degjenerimin moral një hap e ndan nga degjenerimi politik”.
Për dreq e si për t’i dhënë të drejtë atij slogani, rasti Epstein, pasi na zbulon fillimisht një degjenerim moral ekstrem:
abuzim seksual me të mitur, shfrytëzim, heshtje e qëllimshme, dhe njerëz të fuqishëm që mbyllin sytë për kënaqësi, interesa apo frikë, na dëshmon gjithaq se “një hap më tutje” gjendet degjenerimi politik dhe institucional:
prokurorë që ofrojnë marrëveshje skandaloze dënimi,
institucione që dështojnë të hetojnë seriozisht për vite,
lidhje mes elitave politike, financiare dhe shërbimeve të sigurisë,
përdorim i pushtetit për të mbrojtur jo viktimat, por abuzuesit etj.
Që këtej, kuptojmë qartë se kur vlerat morale të elitave prishen, shteti nuk mbetet më i paanshëm.
Ai fillon të shërbejë si mburojë për krimin, jo si ndëshkues i tij. Degjenerimi moral i individëve me pushtet kthehet drejtpërdrejt në degjenerim politik: ligji bëhet selektiv, drejtësia e manipuluar, transparenca zhduket, pushteti kriminalizohet.
Në rastin Epstein, problemi nuk ishte vetëm një njeri i sëmurë moralisht, por, një sistem që e lejoi, e mbrojti dhe e heshti për dekada.
Skandali i Epstein i ka tejkaluar prej kohësh kufijtë e një çështjeje penale individuale dhe është shndërruar në një pikë referimi për analizën kritike të marrëdhënies midis pushtetit, elitave dhe rendit ndërkombëtar bashkëkohor.
Në vend që të trajtohet si devijim patologjik i një individi të izoluar, rasti Epstein ofron një mundësi ekselente studimi paradigmatik për të kuptuar mekanizmat e fshehtë të kontrollit, komprometimit dhe imunitetit politik.
a). PUSHTETI, SEKSUALITETI DHE EKONOMIA E SEKRETIT
Michel Foucault, filozof dhe historian francez (1926–1984), e ka konceptuar pushtetin si një rrjet marrëdhëniesh produktive, jo thjesht si aparat represiv.
Në veprat e tij mbi seksualitetin dhe disiplinimin, ai argumenton se seksualiteti është një nga fushat më të fuqishme për prodhimin e dijes, kontrollit dhe subjektivitetit.
Në këtë kuptim, skandale si ai i Epstein mund të analizohen si pjesë e një ekonomie politike të sekretit, ku aktet seksuale të paligjshme shndërrohen në burime pushteti.
Sekreti, dokumentimi dhe heshtja kolektive krijojnë marrëdhënie varësie që i bëjnë individët e fuqishëm të shantazhueshëm, të disiplinueshëm dhe politikisht të parashikueshëm.
Këtu perversiteti nuk është më anomali, por funksion sistemik.
Në traditën realiste të marrëdhënieve ndërkombëtare, politika përkufizohet si luftë për pushtet dhe interes, jo si zbatim i normave morale të shoqërisë. Brenda kësaj logjike, komprometimi personal shndërrohet në një aset strategjik.
Pedofilia, si forma më ekstreme e komprometimit, krijon një lidhje pothuajse të pakthyeshme midis individit dhe rrjetit që e mbron.
Kjo prodhon atë që Antonio Gramshi, (filozof, teoricien politik marksist italian 1891–1937) e ka quajtur hegjemoni të brendshme të elitave, e bazuar jo në konsensus publik, por në frikë, heshtje dhe bashkëfajësi.
b). ELITAT TRANSNACIONALE DHE HAPËSIRAT E PËRJASHTIMIT LIGJOR
Wright Mills (sociolog amerikan i njohur për analizën kritike të shoqërisë dhe pushtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1916–1962), në analizën e tij mbi elitat e fuqisë, (“The power elite”), argumenton se elitat politike, ekonomike dhe ushtarake formojnë një bllok funksional me interesa të përbashkëta. Rasti Epstein ekspozon dimensionin transnacional të këtij blloku dhe ekzistencën e hapësirave të përjashtimit ligjor: juridiksione offshore, ishuj privatë, struktura filantropike dhe akademike.
Këto hapësira funksionojnë si zona gri sovraniteti, ku ligji pezullohet dhe ku elitat operojnë sipas rregullave të tyre. Kjo krijon një ndarje të thellë midis rendit normativ që u imponohet qytetarëve dhe rendit real që u shërben elitave.
Ndaj, ndodh rëndom që krimet sistemike shpesh kryhen dhe mbulohen jo nga figura monstruoze, por nga institucione që funksionojnë “normalisht”.
Reagimi institucional ndaj skandalit Epstein, mungesa e transparencës, dështimet hetimore, mbyllja e parakohshme e çështjes, sugjeron një logjikë vetëmbrojtjeje sistemike, më shumë sesa një komplot të centralizuar.
Institucionet, në këtë kontekst, nuk mbrojnë individin, por arkitekturën e pushtetit.
Në kontrast me elitat e integruara përmes komprometimit, rasti i Imran Khan për shembull, ish kryeministër i Pakistanit, i cili sipas “Times of Islamalbad” që “lexon” çfarë është gjetur në dosjet e Epstein, ofron shembullin e një aktori relativisht të pakapshëm në sistemin ndërkombëtar.
Gjatë mandatit të tij si kryeministër i Pakistanit, ai artikuloi një diskurs të bazuar në sovranitet politik dhe ekonomik, kritikë ndaj ndërhyrjeve të jashtme, refuzim të varësisë së pakushtëzuar nga qendrat hegjemoniake të pushtetit dhe një politikë të jashtme më autonome.
Në diskursin hegjemoniak të marrëdhënieve ndërkombëtare, “paqja” shpesh barazohet me ruajtjen e rendit ekzistues, jo me drejtësinë apo sovranitetin real. Brenda kësaj logjike, një lider që nuk është thellësisht i integruar në rrjete komprometimi dhe që ruan legjitimitet të brendshëm, perceptohet si faktor destabilizues.
Kjo shpjegon pse aktorë të tillë etiketohen si populistë të rrezikshëm,kërcënim për stabilitetin rajonal, faktorë pasigurie për rendin global.
Duke iu referuar sërish Michel Foucault, “ajo që e bën një aktor të rrezikshëm nuk është dhuna, por mosdisiplinimi”.
c). KRIMINALIZIMI DISKURSIV SI MJET KONTROLLI
Sipas sociologut dhe filozofit francez Pierre Bourdieu (1930–2002), “…kur komprometimi privat nuk është i mundur ose efektiv, pushteti hegjemoniak i drejtohet dhunës simbolike; delegjitimim diskursiv, izolim diplomatik dhe presion institucional të brendshëm.
Në këtë mënyrë, shantazhi i fshehtë zëvendësohet nga disiplinimi publik.
Imran Khan, në këtë kontekst, nuk paraqitet, e në fakt as nuk është një figurë ideale, por na vjen si rast analitik që tregon se pse elitat e kriminalizuara preferojnë aktorë të komprometuar ndaj atyre relativisht të pavarur.
Rasti Epstein dhe rasti Imran Khan formojnë së bashku një dialektikë të pushtetit bashkëkohor: komprometimi ekstrem → kontroll i heshtur dhe imunitet nga njëra anë, dhe pavarësi relative → delegjitimim dhe kriminalizim nga ana tjetër.
Kjo dialektikë ekspozon kontradiktën themelore të rendit liberal ndërkombëtar: ndërsa predikon transparencë dhe moralitet, ai funksionon përmes sekretit dhe disiplinimit selektiv.
Si përfundim, skandali Epstein nuk duhet parë si përjashtim, por si simptomë e një strukture globale pushteti, ku perversiteti dhe komprometimi shndërrohen në instrumente gjeopolitikë.
Në të njëjtën kohë, reagimi ndaj aktorëve relativisht të pavarur, tregon se kërcënimi real për këtë rend nuk është korrupsioni, por mosnënshtrimi.
Pa një analizë kritike të këtyre mekanizmave, demokracia rrezikon të reduktohet në formë procedurale, ndërsa pushteti real vazhdon të ushtrohet në errësirë, i mbrojtur nga heshtja, frika dhe komprometimi.
Edi Rama paska zbuluar sot në kohë rekord në mënyrë të rru...
Lajm i aktualitetit u bë si gjithmonë ai që nuk është lajm...
Dosja “Epstein” nuk është thjesht një ekspozim publik i nj...
Për të shkruar këto rreshta u bënë shkas dy statuse që lexov...
Sot vendosëm të mblidhnim bashkë një front të përsosur mas...
Prej kohësh është kërkuar me argumente të pakundërshtueshm...
Çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka ...
Ka kohë që në diskursin aktual publik, ka zënë vend teza “...
“Kostoja e moszgjerimit të BE-së do të ishte më e lart...
Shkrimtari Ismail Kadare, për herë të parë i drejtohet një...
Dje foli në Kuvend Petrit Malaj, ministër i Financave. Një...
Vetërregullimi jetik, por shteti në mes, vrasës! Gazetarë...
Sot, më 28 janar 2026, po shënohet 90-vjetori i lindjes së...
Kur njerëzit me integritet nuk i thonë të vërtetat, veçse ...
Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Ko...
Ka vite që them: "KY ESTABLISHMENT POLITIK KA SKADUAR. FOR...
Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për Ballukun, ë...
Kur korrupsioni bëhet sistem, ai fillon të shfaqet në bet...
Sot shënojmë një ditë të shënuar dhe historike për kombet,...
Emergjenca është doktrinë pushteti, blen kohë duke u shitu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...