Importojmë krah pune, jo skllevër
Në vitin 1992, atëherë student, një grup shokësh, pasi mba...

Nëse reforma në drejtësi ka probleme ligjore, maxhoranca i ka votat për t’i rregulluar. Përplasja publike me institucionet tregon se problemi nuk është ligji, por kontrolli.
Prej shumë kohësh në fakt, jo vetëm retorika publike e Kryeministrit Edi Rama ndaj institucioneve të drejtësisë ka marrë një ton gjithnjë e më konfrontues. Prej një gjuhe me tendencë të dukshme denoncimi dhe diskreditimi publik individual ndaj disa gjyqtarëve apo prokurorëve të veçantë, duke e pretenduar me forcë të drejtën gjithmonë në anën e vet, deklaratat kritike, ironia publike dhe, edhe akuzat e drejtpërdrejta tani janë drejtuar kundër institucioneve të drejtësisë, kundër vetë sistemit.
Kësisoj, delegjitimimi i veprimeve të drejtësisë e ka zhvendosur vëmendjen nga debati mbi përmirësimin e reformës, drejt një përplasjeje politike që nxjerr në pah shqetësime serioze për raportin mes pushtetit ekzekutiv dhe shtetit të së drejtës.
Reforma në drejtësi u projektua dhe u realizua me synimin që të çlironte sistemin nga ndërhyrjet politike dhe që të garantonte barazinë e të gjithëve apo të gjithsecilit para ligjit. Ndaj, ajo u paraqit dhe u përdor edhe si një arritje madhore e maxhorancës dhe si një standard model i ri institucional për Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, përplasja e vazhdueshme e Kryeministrit me drejtësinë përbën një paradoks politik: sa më shumë drejtësia tenton të funksionojë e pavarur, aq më e ashpër bëhet kritika ndaj saj.
Në gjithë sa ka thënë e vazhdon të thotë publikisht, Kryeministri ka lënë të kuptohet se drejtësia e re vuan nga probleme konceptuale e ligjore, procedurale, të strukturës apo edhe të interpretimit në zbatimin e ligjit.
Nuk na është thënë se është bërë ndonjë analizë serioze dhe e detajuar mbi reformën në drejtësi, arritjet apo problemet e saj. Por, nëse këto probleme që ngre dhe për të cilat këmbëngul Kryeministri janë reale dhe strukturore, atëherë lind një pyetje thelbësore: pse ato adresohen përmes presionit publik dhe jo përmes korrigjimit ligjor? Maxhoranca qeverisëse e ka shumicën parlamentare dhe, rrjedhimisht, i ka edhe të gjitha instrumentet kushtetuese për të rishikuar, përmirësuar apo saktësuar kuadrin ligjor të reformës në drejtësi.
Reforma nuk është produkt i institucioneve të drejtësisë, por i vendimmarrjes politike. Ligjet që rregullojnë funksionimin e saj janë hartuar dhe miratuar nga Kuvendi, nën drejtimin e maxhorancës së Kryeministrit. Institucionet e drejtësisë nuk bëjnë asgjë tjetër veçse zbatojnë këtë kuadër normativ. T’i fajësosh ato për pasojat e një ligji të miratuar nga vetë Kryeministri (ai thotë se reformën në drejtësi e bëri Partia Socialiste!), është në thelb, shmangie e përgjegjësisë institucionale.
Në vend që të zhvillohet një debat parimor dhe profesional mbi përmirësimin e reformës, po ndërtohet një narrativë konflikti. E sidomos kur kritika vjen nga Kryeministri, ajo nuk mbetet thjesht opinion politik, por shndërrohet në presion ndaj një pushteti tjetër të pavarur.
Nga një këndvështrim më i gjerë, kjo sjellje cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe dobëson balancat demokratike.
Edhe më shqetësues bëhet problemi kur kjo përplasje soditet apo shoqërohet me heshtjen e zakonshme të botës akademike dhe universitare, të atyre që paradoksalisht jemi mësuar të na i prezantojnë si intelektualët e drejtësisë. Fakultetet e shumtë të drejtësisë, shefa departamentesh e dekanë me grada e tituj gjithëfarësh, profesorët e së drejtës kushtetuese dhe ekspertët që kanë dijen dhe autoritetin për të analizuar këto zhvillime, kanë zgjedhur në masë të madhe indiferencën. Kjo heshtje nuk mund të justifikohet as si paanësi dhe as si maturi intelektuale apo akademike. Ajo është shenjë e një dështim moral dhe institucional.
Në momente kur parimi i ndarjes së pushteteve vihet në pikëpyetje, heshtja intelektuale nuk është neutralitet, por shërbim në normalizimin e presionit politik mbi drejtësinë dhe në varfërimin e debatit publik.
Një drejtësi e pavarur nuk matet nga sa e rehatshme është për pushtetin, por nga aftësia e saj për të vepruar edhe kur vendimet e saj janë politikisht të papëlqyeshme. Në momentin që drejtësia shndërrohet në problem sapo prek interesat e pushtetit, reforma e humbet kuptimin e saj dhe rrezikon të shndërrohet në instrument selektiv.
Nëse Kryeministri Edi Rama është realisht i bindur se reforma në drejtësi ka dështime ligjore (në vlerësimin tim reforma është një dështim i plotë), përgjegjësia e tij institucionale është e qartë: t’i adresojë ato përmes Kuvendit, në mënyrë transparente dhe kushtetuese. Përplasja me drejtësinë nuk e përmirëson reformën, por vetëm sa minon besimin e publikut te institucionet.
Konflikti mes Kryeministrit dhe drejtësisë nuk prodhon reformë. Ai prodhon pasiguri institucionale dhe forcon bindjen se drejtësia pranohet vetëm për aq kohë sa nuk sfidon pushtetin. Dhe kjo është pikërisht ajo që reforma në drejtësi premtoi se do ta ndryshonte.
Në vitin 1992, atëherë student, një grup shokësh, pasi mba...
Zhvillimet e fundit të bëra publike lidhur me mbetjet e rr...
Skandali Epstein dhe figura e aktorit të pakapshëm në teor...
Edi Rama paska zbuluar sot në kohë rekord në mënyrë të rru...
Lajm i aktualitetit u bë si gjithmonë ai që nuk është lajm...
Dosja “Epstein” nuk është thjesht një ekspozim publik i nj...
Për të shkruar këto rreshta u bënë shkas dy statuse që lexov...
Sot vendosëm të mblidhnim bashkë një front të përsosur mas...
Prej kohësh është kërkuar me argumente të pakundërshtueshm...
Çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka ...
Ka kohë që në diskursin aktual publik, ka zënë vend teza “...
“Kostoja e moszgjerimit të BE-së do të ishte më e lart...
Shkrimtari Ismail Kadare, për herë të parë i drejtohet një...
Dje foli në Kuvend Petrit Malaj, ministër i Financave. Një...
Vetërregullimi jetik, por shteti në mes, vrasës! Gazetarë...
Sot, më 28 janar 2026, po shënohet 90-vjetori i lindjes së...
Kur njerëzit me integritet nuk i thonë të vërtetat, veçse ...
Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Ko...
Ka vite që them: "KY ESTABLISHMENT POLITIK KA SKADUAR. FOR...
Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për Ballukun, ë...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...