Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Teksa dëgjoj kryeministrin që kritikon drejtësinë për nivelin e lartë të të paraburgosurve, por edhe analistë që i bëjnë jehonë kësaj kritike, pyetjet që vijnë natyrshëm janë:
A nuk ishte vetë Rama që kërkonte burg për lidhjet e paligjshme të energjisë?
Burg për ujin.
A nuk ishte qeveria e tij që ashpërsoi ndëshkimet për ndërtimet pa leje, deri te çatia e hedhur pa autorizim?
A nuk u fol për burg për shkelje të masave administrative gjatë pandemisë?
Dhe së fundi, a nuk u kriminalizua edhe parkimi i dyfishtë si kundërvajtje penale?
Po për protestuesit që kërkojnë ndëshkim për korrupsionin qeveritar a nuk është Rama që kërkon burg?
Për vite me radhë, receta ka qenë e njëjtë: ashpërsim penal për shkelje të lehta, retorikë force dhe nënshtrimi.
Nga goja e Edi Ramës ka dalë fjala burg më shumë se nga çdo gardian.
Tani na del që ai ankohet se është tepruar, abuzuar. Por nuk ka pendesë për burgjet që ka mbushur vetë.
U ndërtua një kulturë ndëshkimi që godiste kryesisht qytetarët e zakonshëm. Burgu u përdor si simbol autoriteti dhe si mjet presioni për nënshtrim, përmes frikës.
Por sot, kur çështjet penale dhe masat e sigurisë afrohen te nivelet e larta qeveritare dhe te korrupsioni i rëndë, toni ndryshon. Papritur paraburgimi shihet si problem, si teprim, si shqetësim për standardet. Aty ku dje kërkohej ashpërsi pa kompromis për qytetarin, sot kërkohet kujdes maksimal për pushtetin.
Nuk ka barazi mes një parkimi të gabuar dhe abuzimit me fondet publike. Nuk ka barazi mes një çatie pa leje dhe korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes. Qytetarët nuk duhet të shkonin në burg për shkelje të tilla të lehta. Ndërsa zyrtarët që abuzojnë me pushtetin duhet të mbajnë përgjegjësi reale për shkeljet e rënda.
Kur burgu përdoret për të disiplinuar popullin dhe për të ndërtuar imazh populist, por vihet në diskutim kur prek qeveritarët, kjo tregon se pushtetari është kthyer në pushtues, se të flasësh për moralin qeverisës do të ishte humbje kohe pasi jo vetëm që ka kohë që nuk ekziston por ka infektuar edhe moralin shoqëror.
Nëse për vite me radhë burgu u shpall zgjidhje për çdo problem të vogël, sot duhet pranuar një e vërtetë e thjeshtë: drejtësia duhet të jetë proporcionale për qytetarët dhe e pakompromis për nivelet e larta dhe njëkohësisht edhe shoqëria e ka detyrimin edhe më të lartë që të reagojë me gjithë forcën që duhet për ta pasur këtë parim vlerë morale të saj.
Nëse kërkohet burg për korrupsionin qeveritar, nuk e ka fajin Kodi, por hajduti. Nëse kërkohet shpesh, është se vidhet shumë, nuk e ka fajin Kodi.
Diella është e shqetësuar. Jo për tenderët, jo për SPAK-un...
Kur i hap rrugë budallait, nuk i bën nder një individi. I ...
Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025. Shumëkush...
Përvoja prej disa vitesh punë në televizion që vjen si një...
Kur shikon edhe dëgjon mijëra fakte të publikuara për rrëm...
Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e d...
Por njeriu i zullumit, që ka vjedhur postin e kryeministri...
Ne këtu në Tiranë kemi halle të tjera. Por në Hagë është d...
Sot është koha për akte politike dhe jo për protesta paqës...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podcast-in e tij (...
Përsiatje... Nëse një roman na ndihmon të kuptojmë një sk...
Kot po lodheni e po flisni fjalë pakuptim për çështjen e B...
Kur Gjykata Kushtetuese e Republikës dështon të flasë me n...
Mbrëmjen e së premtes, do të shënohej atentati më i rëndë ...
Foltorja e Saliut po rezulton të jetë një asgjë që thotë v...
Një intervistë televizive nuk duhet të jetë kurrë shkak pë...
"Qymyri po s'të dogji të nxin", - thotë populli. Politika ...
Sot kisha një ftesë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Uni...
Nëse reforma në drejtësi ka probleme ligjore, maxhoranca i...
Në vitin 1992, atëherë student, një grup shokësh, pasi mba...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...