Iluzioni rreth nenit 242 dhe problemi real i drejtësisë: përgjimi i gjyqtarëve dhe imuniteti!
Kur dëgjova para disa ditësh se për hartimin e ndërhyrjes ...

Jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë, tejet absurde, por është edhe thellësisht ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim për dhjetëra mijëra viktima të pafajshme të vrarë gjatë masakrave. Është ofendim, madje i padrejtë, edhe për përpjekjet e NATO-s dhe Aleancës Perëndimore me të cilët unë bashkëpunova ngushtë.
Më lejoni të përsëris një të vërtetë të përjetshme. I vetmi, ama bash i vetmi kundërshtar i imi, i popullit të Kosovës dhe i botës demokratike ishte Sllobodan Millosheviçi.
Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuzë, veçanërisht kur gjatë luftës unë nuk e dija nëse do të isha gjallë prej ore në orë e prej dite në ditë. Unë nuk isha i sigurt nëse do ta shihja familjen time, gruan time dhe djalin e sapolindur. E lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovë. Në Kosovën e pushtuar plotësisht për rreth 90 vite. Fakti që sot jemi gjallë është krejtësisht rastësi dhe fat.
Unë nuk u ktheva për të rrezikuar jetën time për kontroll dhe pushtet. U ktheva në atdhe duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe. Pyetja që shtrohet sot është: marrja e kontrollit prej kujt? Kush? E vërteta është se kontrolli dhe pushteti ishin plotësisht, ama plotësisht, në gjithë territorin e Kosovës në duart e hekurta të Sllobodan Millosheviçit, askujt tjetër.
Shqiptarët nuk ushtronin pushtet, është paradoksale. Ata shtypeshin nga pushteti i Sllobodan Millosheviçit. Misioni ynë si popull ishte i qartë: mbijetesa, liria dhe paqja. Unë nuk kisha fare iluzione, por shpresa e jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Prandaj, i tërë fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance.
Për këtë qëllim, unë udhëtova në shumë kryeqytete për t'i bindur për kauzën tonë të drejtë: në Bruksel, Londër, Berlin, Paris, Bern, Oslo, Vjenë dhe vende të tjera. Por kudo që isha, isha në kontakte të vazhdueshme me zyrtarët e administratës amerikane. Millosheviçi e kishte filluar luftën në Kosovë, ndërsa ne kosovarët vetëm po mbroheshim. Por luftën mund ta përfundonte vetëm NATO, askush tjetër. Dhe ashtu ndodhi. Po të mos ishte ndërhyrja e NATO-s, liri të Kosovës nuk do të kishte, nuk do të kishte as pavarësi të Kosovës. Prandaj, pavarësia nuk ishte instrument për të marrë pushtet, por për dinjitet.
Kjo prokurori më thuri shumë lavde, më dha shumë tituj e grada. Por e vërteta është krejt tjetër. Unë nuk isha ai i cili transportova rezistencën nga Perëndimi në Kosovë. Unë iu bashkova rezistencës në Kosovë. Nuk ishte kthimi im nga Perëndimi arsyeja pse UÇK-ja po masivizohej. Arsyeja ishte Sllobodan Millosheviçi. Dhe askush më bukur nuk e ka thënë se sa sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, citoj: 'Millosheviçi me sjelljet e tij ndaj popullit të Kosovës është rekrutuesi më i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës'.
UÇK-ja nuk ishte shtet, nuk ishte ushtri e një shteti. Ai ishte organizim popullor që po mbrohej nga një shtet agresor. Fakti që UÇK-ja nuk ishte e organizuar ashtu siç pretendon prokuroria se ishte, nuk e zbeh aspak rolin e saj për liri të Kosovës. Nuk e bën kauzën e saj për çlirim më pak fisnike, e as arritjen e pavarësisë më pak historike.
Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike dhe diplomatike. Suksesi më i madh i popullit të Kosovës ishte bashkimi i plotë dhe besimi me Perëndimin. Ata na ndihmuan pikërisht sepse e dinin se kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim. Unë me asnjë çmim, në asnjë rrethanë, nuk do të rrezikoja këtë aleancë me asgjë në këtë botë. Sepse ashtu do të rrezikoja vetë lirinë e Kosovës, do të rrezikoja ekzistencën tonë kolektive.
*Fjala e plotë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mbrojtjen e tij të fundit para Gjykatës së Hagës, 18 shkurt 2026
Kur dëgjova para disa ditësh se për hartimin e ndërhyrjes ...
18 vjet më parë, data e sotme iu shtua kalendarit tonë kom...
Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është m...
Sot Kosova, shteti më i ri në kontinent ka ditëlindjen, dh...
Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është m...
Mbase është i burgosuri i vetëm në botë që u dënua 25 ...
Historia ka një ligj të pashkruar, por të vërtetuar në she...
Nga Luan Rama Një shpjegim miqësor për një përgjigje të p...
Kisha e parë dedikuar Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofia) u...
Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsist...
Teksa dëgjoj kryeministrin që kritikon drejtësinë për nive...
Diella është e shqetësuar. Jo për tenderët, jo për SPAK-un...
Kur i hap rrugë budallait, nuk i bën nder një individi. I ...
Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025. Shumëkush...
Përvoja prej disa vitesh punë në televizion që vjen si një...
Kur shikon edhe dëgjon mijëra fakte të publikuara për rrëm...
Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e d...
Por njeriu i zullumit, që ka vjedhur postin e kryeministri...
Ne këtu në Tiranë kemi halle të tjera. Por në Hagë është d...
Sot është koha për akte politike dhe jo për protesta paqës...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...