Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?
Dje, Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më...

Kreshma e Madhe në Kishën Orthodhokse nis me një traditë të spikatur asketike, sidomos në ditët e para që nisin me ditë agjërimi të plotë.
Në kalendarin kishtar këto ditë cilësohen si “E hëna e bardhë” dhe “E marta e bardhë" deri të mërkurën, kur agjërimi mund të thyhet mbas Liturgjisë së Parashenjtëruar, që kanonikisht bëhet në mbrëmje.
Kjo përpjekje asketike treditore është veçanërisht për murgjit, por këshillohet edhe për laikët e të krishterët në botë.
Sipas mundësisë edhe fuqisë në konsultë me atin rrëfyes ata si murgjit mund ta fillojnë “Kreshmën e Madhe" me një startim agjërues të plotë si nga buka edhe nga uji.
Treditëshi agjërues është sa Biblik dhe po ashtu sipas traditës kishtare.
1. Më konkretisht te Libri Esterit na thuhet se mbretëresha Ester e këshilloi popullin hebre, që përpara se ajo të shkonte te mbreti Asuero dhe të fliste në favor të popullit që të mos shkatërroheshin nga intrigat e Hamanit, ata duhet të agjëronin tri ditë të plota: "Agjëroni për mua dhe mos hani e mos pini tri ditë, natë e ditë." (Ester 4:16)
2. Apostujt të pikëlluar për kryqëzimin dhe vdekjen e Krishtit agjëruan tri ditë.
Tradita e hershme tregon se ata nuk kanë ngrënë gjatë këtyre orëve të dhimbjes, duke filluar një agjërim treditor dhe e thyen agjërimin mbasi morën vesh lajmin e ngjalljes dhe kur ishin ulur në tryezë iu shfaq Krishti i ngjallur. (Marku 16-14).
Prandaj tri ditët e agjërimit simbolizojnë edhe tri ditët e Krishtit në varr.
Shën Kirili i Aleksandrisë thotë: “Tri ditë agjërim pas kryqëzimit ishte si pjesëmarrje në varrin e Zotit, një përkushtim shpirtëror.”
3. Po ashtu kur Sauli pati vizionin nga Krishti në rrugën për Damask (Veprat 9 ;1-6) ai i kthyer dhe i penduar për përndjekjen ndaj kishës agjëroi tri ditë të plota: "Dhe për tri ditë nuk pa dhe nuk hëngri e nuk piu." (Veprat 9:9) pastaj u pagëzua nga Ananai (Veprat 9-18)
Agjërimi i Saulit (Pavlit) ishte me karakter pendimi , ndryshimi i jetës dhe përgatitje për fillimi i një jete të re mbas pagëzimit.
4. Në Kishën e parë (shek. I–III) kemi praktikën agjëruese treditore sidomos para Pagëzimit dhe Kungimit, por kur mbas persekutimit fizik në kishë me Indiktin e Medialanit viti 313 psK, në kishë u bë domosdoshmëri vuajtja vullnetare ose martirizimi i ndërgjegjes me praktikimin e asketizmit, sidomnos në (shek. IV) e më pas.
5. Forma më e qartë e agjërimit treditor u zhvillua me murgjit si: Shën Andoni i Madh (shek. IV), Shën Pahomi, etj. etërit e shkretëtirës, të cilët agjëronin shpesh dhe hanin një herë në tri ditë.
Këto praktika më vonë u përhapën në veçanti tek asketët, por në përgjithësi edhe te murgjit.
Në jetën murgjërore, disa etër bënin agjërim treditor të plotë, zakonisht, pa ushqim, ndonjëherë edhe pa ujë, sipas forcës, me lutje të vazhdueshme.
Ky agjërim bëhej: për pendim të madh, kur kishte tundime të forta, për të luftuar pasionet, për ndriçim shpirtëror.
6. Agjërimi treditor është imitimi i agjërimit të Krishtit në shkretëtirë.(Luka 4 1-2)
Etërit e Shenjtë thonë se agjërimi treditor sjell dobitë shpirtërore dhe trupore, kur bëhet me maturi dhe lutje.
Agjërimi treditor ndihmon njeriun të përkulet para Perëndisë, thyen krenarinë, e bën njeriun të ndiejë dobësinë e tij.
Njeriu kupton se pa Perëndinë nuk mund të jetojë dhe se pranon fjalët që Krishti i tha tunduesit: “Njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë.”(Luka 4-4)
Agjërimi ndihmon të ndiejë mëkatet sepse ndihmon shpirtin të shohë dobësitë e tij si një skaner ngaqë trupi dobësohet, “hollohet” mishi dhe shfaqet më qartë shpirti.
Kështu njeriu shikon mëkatet, dobësitë, pasionet e fshehta, pendohet më mirë edhe përdor më mirë armët e Perëndisë që të luftojë mëkatet dhe të mposhtë pasionet, si ai i epshit, zemërimit, përgojimit, mendimeve të liga, lakminë, kurnacërinë, etj.
Shën Simeoni Teologu i Ri thotë se: “Agjërimi i fortë është si një varr për pasionet”.
Treditëshi agjërues bën një zgjim shpirtëror, sepse; “kur trupi dobësohet, shpirti zgjohet” na thonë etërit, ose: "Agjërimi është nëna e kthjelltësisë shpirtërore."
Etërit thonë se agjërimi i thellë e qetëson zemrën (shpirtin), e pastron mendjen, ndihmon lutjen, sepse sipas përvojës asketike: “Kur stomaku është i lehtë lutja bëhet më e thellë.”
Agjërimi treditor mëson durim, vetëpërmbajtje, disiplinë asketike dhe njeriu bëhet më i fortë shpirtërisht.
Agjërimi treditor është një armë kundër demonëve, ashtu si Krishti tha: "Ky lloj nuk del veçse me lutje dhe agjërim." (Mateu 17:21)
Etërit thonë: "Agjërimi është armë kundër djallit."
Kur bëhet me kujdes, ai ndihmon edhe shëndetin, trupi çlodhet, stomaku pushon, organizmi pastrohet largohen toksinat, kolesteroli ulet, rregullohen parametrat jetësorë. Këto konstatime vijnë edhe nga studime shkencore.
Por Kisha thekson se qëllimi kryesor i agjërimit dhe ai treditor në veçanti është shpirtëror dhe jo trupor, d.m.th. nuk shikohet kurrë si dietë apo terapi shëruese si autofagia.
Agjërimi tri ditor mund ta bëjë kushdo por duhet me bekimin e atit shpirtëror, sepse, është agjërim i fortë kërkon përgatitje shpirtërore.
Shën Paisi këshillonte që agjërimet e forta të bëhen me maturi, jo pa bekim.
Ai thoshte: "Agjërimi duhet të ndihmojë shpirtin dhe jo ta shkatërrojë trupin."
Asnjëherë nuk duhet të degradojë si një grevë urie, prandaj duhet të alternohet me lutje, lexim, pendim, heshtje.
"Agjërimi pa lutje është vetëm dietë.", na thotë Shën Gjon Gojëarti.
Agjërimi treditor duhet të kryhet duke ia besuar veten Perëndisë me bekimin e atit shpirtëror, sepse po t'ia besojmë vetes, karakterit, fizikut, kjo përqasje na drejton drejt krenarisë edhe pasionit demoniak, të cilët si shpirtra agjërojnë gjithmonë, por pa dobi nga agjërimi se janë të rrëzuar nga krenaria.
Nga jeta e etërve të shkretëtirës na thuhet kjo histori dobiprurëse.
Murgut që agjëroi tri ditë!
Një vëlla i ri shkoi te një plak i shenjtë në shkretëtirë dhe i tha: — Atë, dua të shpëtoj shpirtin tim. Çfarë duhet të bëj? Plaku i tha — Rri në qelinë tënde, lutu dhe agjëro me përulësi. Vëllai u përpoq me shumë zell. Njëherë vendosi të bëjë një agjërim treditor, pa ngrënë asgjë, duke u lutur vazhdimisht. Pas tri ditësh u dobësua shumë dhe shkoi te plaku.
Ai i tha: — Atë, kam agjëruar tri ditë pa ngrënë. Çfarë mendon për mua? Plaku e pa me dashuri dhe i tha: — Bir, nëse agjëron tri ditë dhe mendon për këtë, humbet shpërblimin. Por nëse ha çdo ditë pak bukë dhe nuk gjykon askënd, je më afër Zotit.
Vëllai u prek dhe pyeti: Pra, çfarë është më e madhe se agjërimi? Plaku u përgjigj: — Përulësia. Sepse agjërimi pa përulësi është si trup pa shpirt."
Agjërimi treditor që fillon Kreshmët e Mëdha është i mirë sepse ndihmon të bësh një start të fuqishëm që në nisje të Kreshmës duke u shkëputur fort nga jeta e mëparshme e shkujdesur dhe nga grykësia.
Por kujdes mos të na përfundojë agjërimi në grevë urie, prandaj agjërimi do bekim, përulësi dhe pendim, falje ndaj armikut, largim nga e keqja, mëkati dhe pasioni së bashku me përdëllimin ndaj të afërmit.
Në të kundërt agjërimi treditor nuk ka vlerë, as duhet nisur fare madje, sepse Zoti nuk do ta shikojë as pranojë, ashtu si na thuhet tek Isaia: "Pse agjëruam dhe ti nuk e pe? Pse kemi përulur shpirtin tonë dhe ti nuk e more parasysh?" (Isaia 58:3)
Agjërim dhe Kreshmë të lehta! Amin.
Dje, Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më...
Carlo Bollino, italiani i cili erdhi në Shqipëri me çantë ...
Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shër...
Pyetja është: si mundet një njeri me shkollë, i lexuar, nj...
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë sot në burgim...
Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet shumëkush menjëherë, ta...
Jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë, tejet absurde, p...
Kur dëgjova para disa ditësh se për hartimin e ndërhyrjes ...
18 vjet më parë, data e sotme iu shtua kalendarit tonë kom...
Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është m...
Sot Kosova, shteti më i ri në kontinent ka ditëlindjen, dh...
Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është m...
Mbase është i burgosuri i vetëm në botë që u dënua 25 ...
Historia ka një ligj të pashkruar, por të vërtetuar në she...
Nga Luan Rama Një shpjegim miqësor për një përgjigje të p...
Kisha e parë dedikuar Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofia) u...
Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsist...
Teksa dëgjoj kryeministrin që kritikon drejtësinë për nive...
Diella është e shqetësuar. Jo për tenderët, jo për SPAK-un...
Kur i hap rrugë budallait, nuk i bën nder një individi. I ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...