MINISTRJA SALA MIDIS INDIFERENCËS DHE PAPËRGJEGJSHMËRISË
Gjatë javës është vështirë të ndjekësh çdo zhvillim mediat...

Sa herë ka krizë globale, qeveria shqiptare gjen qetësi morale.
Sepse faji… është gjithmonë diku tjetër.
Meraku i pushtetit për rritjen e çmimeve prej krizës së Lindjes së Mesme nuk mund të shfaqet kaq i pafajshëm si ai i çdo qytetari të kësaj klime e toke të lume.
Madje ky pushtet duhet vënë para përgjegjësisë për ndërvarësinë e frikshme ndaj krizave të çdo lloji.
Në 13 vite nuk stimuloi prodhimin vendas, përkundrazi. Grabiti edhe fondet e destinuara nga BE-ja për fermerin shqiptar. E tkurri sektorin bujqësor në mbijetesë.
Në 13 vite largoi fuqinë punëtore në valë emigracioni epik.
Largoi mendjet krijuese, shkencëtarët, inxhinierët, agronomët, fizikanët, profesionistët nga çdo degë prodhuese e ekonomisë.
Shpopulloi fshatra e zona pjellore, arnoi rrugë të shkalafitura, dërrmoi infrastrukturën, mu bash aty ku natyra e Zoti sollën bollëk.
Një vend të pasur me naftë e shndërroi në importues, duke ia rritur çmimet artificialisht në pikat e karburanteve që në kohë paqeje e jo më në kohë lufte.
Shqipëria ka ndër kostot më të larta të jetesës në raport me të ardhurat në rajon. Pa krizë globale madje.
Dilni e shihni kullat e zbrazëta nga jetët. Ç’strukturë e shëndetshme ekonomike mund të gjallojë nëpër fantazma betoni?
Çdo tender i fryrë, çdo koncesion i dyshimtë, çdo projekt me kosto të shumëfishuar përkthehet në borxh publik, kosto më të lartë për biznesin dhe çmime më të larta për qytetarët.
Nëse një rrugë kushton dyfishin e rajonit, dikush paguan diferencën në taksa dhe çmime. Dhe ai dikush është qytetari.
Nuk mashtron dot askënd vaji i kryeministrit për gjëmat globale, sepse kriza që përjetojmë ne në luftë e paqe nuk vjen nga Lindja e Mesme, por nga modeli i qeverisjes.
13 vite ekonomi e ndërtuar mbi PPP, koncesione, sektorë ndërtimi, remitanca dhe turizëm sezonal. Pra, jemi të dënuar që një “teshtimë” diku të na fusë “plevitin” këtu.
Edhe pa krizë në Lindjen e Mesme, në Shqipëri, inflacioni perceptohet më i rëndë se në vendet e tjera të rajonit, madje edhe kur shifrat nominale janë të ngjashme. Sepse fuqia blerëse është më e ulët, sepse struktura e tregut nuk e njeh konkurrencën e lirë, sepse korrupsioni rrit koston e çdo hallke të zinxhirit.
Një ekonomi me konkurrencë reale amortizon goditjet. Një ekonomi me monopole e oligopole i përdor goditjet për të rritur marzhet e fitimit mbi shpinën e palosur të shqiptarëve.
S’ka asnjë befasi, krizat globale janë ciklike. Ama deformimet strukturore janë zgjedhje lokale. Zgjedhje që kanë vetëm një autor në 13 vite.
Andaj çdo justifikim mbi ndikimin e krizës globale nuk nis në Lindjen e Mesme, por në një zyrë shumë pranë ish-vilës së diktatorit në Tiranë./ CNA
Gjatë javës është vështirë të ndjekësh çdo zhvillim mediat...
Duke e rilexuar në këtë kohë poezinë “I vonuari” të Ru...
Kryeministrit tonë i dhimbset vila e Enverit dhe jo 6000 t...
Gjithçka po ecën drejt çlirimit tonë nga korrupsioni. Por...
Pas kreshmimit pendimtar të javës së parë të Kreshmës së Mad...
Ajo/Ai që më parë udhëtonte për vizita familjare, për punë...
1.Mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar, deri më sot, ...
Nuk mundet një pushtet tjetër të diktojë pushtetin ekzekut...
Nga Luan Rama - Një shtet që e konsideron infrastrukturën...
Besoj e kemi dëgjuar shumë herë nga të moçmit këtë fjalë: ...
Kreshma e Madhe në Kishën Orthodhokse nis me një traditë t...
Dje, Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më...
Carlo Bollino, italiani i cili erdhi në Shqipëri me çantë ...
Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shër...
Pyetja është: si mundet një njeri me shkollë, i lexuar, nj...
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë sot në burgim...
Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet shumëkush menjëherë, ta...
Jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë, tejet absurde, p...
Kur dëgjova para disa ditësh se për hartimin e ndërhyrjes ...
18 vjet më parë, data e sotme iu shtua kalendarit tonë kom...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...